Ballina Aktuale Ministri Zemaj: Qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë...

Ministri Zemaj: Qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik

SHPËRNDAJE

“Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë!

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik.

Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit!

Përfaqësuesit e Luginës, i sigurova që kujdesi dhe mbështetja ime për bashkëqytetarët tanë atje, do të vazhdojë”