Konform masave të qeverisë edhe shtabit për situat të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ndërmarja publike Komunalia ka filluar menjëher implementimin e urdheresës për pastrimin e rrugëve.
Pastrimi i rrugëve kryesore sot ka filluar nga rrethërrotullimi deri tek shtëpia e shëndetit si dhe në rrugën e Kosovës ndërsa varësisht nga nevoja ne jemi të gatshëm të intervenojmë edhe nëpër vendbanimet tjera të komunës së Bujanocit tha për RTB-në Ruzhdi Halili drejtor i ndërmarjes publike Komunalia.
Drejtori Halili mëtej shtoi se jemi në gjendje gadishmërie të pastrojmë edhe tregun e kafshëve dhe atë të gjelbërt në mënyrë që të jemi më të mbrojtur nga pa pastërtit sidomos tani kur jemi në gjendje pandemie duhet të tregojmë kujdes të shtuar në aspektin e pastërtis përfundoi drejtori Halili.