Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot gjatë ditës ka shpërndarë paketa për të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta që ndjekin mësimin fillor dhe të mesëm në komunën e Bujanocit. Këto dhurata po jepen në prag të përfundimit të gjysmëvjetorit të parë.
Kategoria e personave me nevoja të veçanta kërkon angazhim dhe përkujdesje më të madhe, dhe për këtë shkak komuna e Bujanocit ka angazhuar rreth 30 asistentë personal që merren kryesisht me zhvillimin dhe aftësimin e personave në fjalë.
Komuna e Bujanocit do të vazhdojë ta përkrahë këtë kategori personash edhe në të ardhmen në mënyra konkrete për t’i integruar në shoqërinë tonë.