Ballina Aktuale Preshevë: Vendosen pikat e emetimit të internetit (WiFi) në vendet publike në...

Preshevë: Vendosen pikat e emetimit të internetit (WiFi) në vendet publike në qytet

SHPËRNDAJE

Tashmë janë vendosur pikat e emetimit të internetit në vendet publike të porositura nga Komuna e Preshevës, si:

– në oborrin e Administratës komunale

– tek stadiumi i qytetit

– në afërsi të Entit për punësim dhe Postës

Qëllimi i vendosjes së këtyre pikave të internetit ka të bëjë me ofrimin e shërbimit të internetit të gjithë qytetarëve të komunës sonë, bashkatdhetarëve tanë, mysafirëve e kalimtarëve të rastit etj., me rastin e frekunentimit të këtyre institucioneve, do të kenë mundësinë e konektimit në internet, kryesisht për të kryer punë të ndryshme administrative dhe në rast nevoje, parashihet që keto pika interneti të zgjerohen në tërë territorin e komunës së Preshevës.