Dita Botërore e Tokës është shënuar edhe në komunën e Bujanocit me aksionin për pastrimin e deponive të egra, mbeturinave të vendosura përgjatë bregut të Lumit Jugor, afër Qendrës së Pritjes së Refugjatëve në Bujanoc.
Aksioni është realizuar me synimin për të tërhequr vëmendjen për mbrojtjen e mjedisit dhe rrethit në të cilin jetojmë. Bregu i bukur i këtij lumi që zbukuron Bujanocin duhet të shkëlqejë përsëri me shkëlqim të plotë!
Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me komunën e Bujanocit, N.P. Komunalia, Grupi për Fëmijë dhe Rini “Indigo”, UNHCR, Komisariati për Refugjatë dhe Migrim i Republikës së Serbisë, Kompania “Bici Commerce” dhe organizata joqeveritare “Shoqëria Ekologjike” nga Bujanoci.
Aksionit iu kanë bashkuar edhe migrantët të cilët në shenjë falemnderimi për mikpritjen e qytetarëve të Bujanocit, janë angazhuar në aksion për ta pastruar deponinë.
