Qeveria e Serbisë ka njoftuar se nga sot, është e mundur të aplikoni për vaksinim kundër virusit korona edhe përmes aplikacionit Viber.
Siç është publikuar në aplikacionet viber, kjo është e mundur përmes shërbimit zyrtar të informacionit të Qeverisë së Serbisë në Viber, i cili ka filluar sot.
Në këtë aplikacion, qytetarët mund të marrin informacion në lidhje me vaksinimin, testimin ndaj virusit korona, vlerësimin e simptomave dhe informacione të rëndësishme.
“Këtu mund të aplikoni për vaksinim, të informoni dhe të ndiqni udhëzimet në lidhje me pandeminë Kovid-19. Parashtroni pyetje duke futur tekst ose klikoni në një nga opsionet e ofruara”, thuhet në postimin e parë të aplikacionit.