Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ua ka dhuruar nga një kopje të librit “Shqiptari imagjinar – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”, të autorit Aleksandar Pavloviq, kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se shpreson që libri t’u shërbejë liderëve serbë në ushtrimin e detyrave shtetërore pa paragjykime.
Kamberi ka thënë se ky libër sqaron “krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shekullit XIX”.