Urimet më të përzemërta për Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani.
Një përgjegjësi dhe një detyrë e jashtëzakonshme, në një kohë të pazakontë, kur Kosova po përballet me shtetndërtimin, sovranitetin dhe stabilitetin politik në nivel vendi dhe atë ndërkombëtar. Mbi të gjitha, do të duhet ta vazhdojë objektivin e ish presidentëve të Republikës për një Kosovë të fortë dhe demokratike.
Uroj që lidhjet tona të forcohen, dhe në këtë formë ta përdor autoritetin për mirëqenien e qytetarëve të Luginës, si dhe zgjidhjen e përhershme të statusit politik, nga i cili varet fati i shqiptarëve të trevës sonë. Sigurisht se është një sfidë e veçantë, por që ka peshë dhe përgjegjësi, për një jetë më të mirë në këtë vend e në këtë tokë.