Ballina Aktuale Këshilltari i kuvendit komunal Nevzad Lutfiu reagon rreth vendimit për subvencione

Këshilltari i kuvendit komunal Nevzad Lutfiu reagon rreth vendimit për subvencione

SHPËRNDAJE

Lidhur me vendimin mbi ndarjen e subvencioneve per bizneset ka reaguar edhe kshilltari i kuvendit komunal Nevzad Lutfiu ne postimin e te cilit thuhet:

Vendimin e komisionit mbi ndarjen e subvencioneve për bizneset lokale e konsideroj të gabueshëm. Shumë biznese ndonëse i kishin plotësuar kushtet nuk morën mbështetje. Ne jemi bërë bashkë për mos t’i ndarë njerëzit, kjo është shpërfillje. Me një qasje të tillë ne krijojmë oligarki. Një pjesë të madhe të fajit që sot po emigrojnë punëtorët e kanë bizneset që janë favorizuar nga politika, vet fitonin shumë e punëtorëve u jepnin aq sa për të mbijetuar.

Ai poashtu citoi:

I ftoj bizneset të cilat janë refuzuar ta ushtrojnë të drejtën e ankesës.I bëj thirrje kryetarit të Komunës Nagip Arifi që mos ta mbështes këtë vendim sepse ka argumente se vendimi nuk është marr mbi bazën e meritokracisë.Nga ky vendim kanë përfituar disa individë të cilët e kanë të mbushur sofrën e tyre ndërsa tani po presin edhe ëmbëlsirën, ndërsa disa sipërmarrës të cilët mezi arrijnë t’i paguajnë tatimet dhe ta mbajnë familjen e tyre, janë refuzuar.Janë refuzuar sipërmarrës të rinj të cilët sapo kanë krijuar familjet e tyre dhe janë të interesuar të jetojnë në këtë vend.Ky vendim është e kundërta e secilit subjekt në pushtet të cilët kanë premtuar mbështetje konkrete për bizneset lokale.