Ballina Aktuale Pajaziti akuzon pushtetin lokal per ikjen e rinisë, së shpejti do të...

Pajaziti akuzon pushtetin lokal per ikjen e rinisë, së shpejti do të mbyllen edhe bizneset

SHPËRNDAJE

Postimi i plotë: Pushteti i “ditëve të mira” nuk mjaftohet vetëm me largimin e kuadrove drejtë Gjermanisë, ata do t’i detyrojnë edhe bizneset të mbyllen e të ikin nga ky vend. Konkursi për “zhvillimin e ekonomisë” është shpallur më 30 korrik, propozim-vendimi për përfituesit nuk është marrur ende, ky prolongim po bëhet për arsye se partnerët e koalicionit ende nuk janë marrur vesh cilëve nga militantët ti ndahen mjete. Kriteri kryesor i këtij konkursi është përkatësia partiake e përfituesit potencial. Listat e militantëve dhe oligarkëve enden nëpër zyrat e tre udhëheqësve të Komunës së Bujanocit, duke i ndarë ata sipas parimit “ky i juvi, ky i joni”. Përfitimet personale i realizojnë në afate rekorde, ato të qytetarëve i prolongojnë në maksimum. Këtij regjimi i ka humbur çdo kuptim!