Përkundër faktit që ka qenë 12 vite kryetar komunei Preshevës, ku me qasjen e tij destruktive ndaj të gjithë faktorëve relevantë, e pati sjellur komunën e Preshevës në një gjendje të vështirë ekonomike e sociale.
Komunën e shndërroi në pronë private, duke punësuar familjarët e ngushtë dhe të gjerë, duke zhvatur buxhetin e komunës në pasurimin e tij dhe familjarëve të tij, nëpërmjet aferat e banesave dhe trojeve në Kosovë, kontrollin e çdo gjëje shoqërore nga ai dhe klani i tij…
Pas pesë vitesh, në koalicion të gjerë me 4 parti, arriti të ringjitet prap në skenën politike e institucionale të komunës së rraskapitur të Preshevës, ngjitje kjo që nuk pati sukses, për shkak të diktaturave dhe pakënaqësive të mbjellura në subjektin e tij, por dhe brenda koalicionit të gjerë.
Natën e mbrëmshme i tërë ai presion dhe pakënaqësi shpërtheu, duke nxjerrur produktin e mendimit ndryshe, të cilin tashmë e përfaqëson këshilltari tashmë i pavarur Hamdi Fejzullahu, i cili për shkaqet e lartëcekura, braktisi koalicionin dhe subjektin e tij politik, për të vepruar i pavarur, pa presion, pa imponime…, thjeshtë një mendim ndryshe i dalë nga subjekti i Ragmi Mustafës. Për këtë gjë, Ragmiu i orkestroi një kurth, për t’a shantazhuar e kërcënuar ish këshilltarin nga subjekti i tij, thjeshtë duke e dhunuar mendimin ndryshe.