Një falemnderim i veçant për bashkëvendasen tonë z.Emine Ajdini e cila jeton në Gjermani por asnjëher nuk ndalet duke kontribuar në vendin tonë, kësaj radhe zonja Emine ka vendosur t’i bashkangjitet aksionit duke dhuruar donacion për blerjen e dhuratave për fëmijët me kushte të vështira ekonimike në prag të festave të fundvitit. Qëllimi im është që të ndjehen të lumtur edhe fëmijët në nevojë të cilët nuk kan mundësi të marrin pako, kështu që edhe këta fëmijë meritojnë të ndjejnë atmosferën e Vitit të Ri-shprehët zonja Ajdini, duke u zotuar se gjithëher do të jem e gatshme të kojtriboj aty ku është e nevojshme për vendin tim. I gjithë aksioni u realizua nga të rinjët, konkretisht parlamentet e nxënësve të shkollave të mesme nga Bujanoci së bashku me OJQ-në Iniciativat Qytetare, ndërsa u përkrah me donacione edhe nga disa biznese vendas.
