Ballina Aktuale Albena Mustafa emërohet drejtoreshë e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc

Albena Mustafa emërohet drejtoreshë e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc

SHPËRNDAJE

Sot, Albena Mustafa ka marrë zyrtarisht detyrën e drejtoreshës së Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, duke pasuar në këtë funksion Adem Hasanin.

Ky emërim përbën një hap pozitiv dhe inkurajues, pasi rrallëherë një grua ka udhëhequr këtë institucion të rëndësishëm kulturor. Kjo ngjarje dërgon një mesazh të qartë në favor të barazisë gjinore dhe përfshirjes së grave në pozita udhëheqëse në jetën publike dhe kulturore të komunës.

Albena Mustafa sjell me vete një përvojë të gjatë profesionale, duke punuar si edukatore për fëmijë për plot 29 vjet. Ajo gëzon respekt të gjerë në komunitet dhe njihet për përkushtimin në punë si dhe afërsinë me qytetarët.

Emërimi i saj pritet të sjellë një energji të re dhe një qasje të freskët në zhvillimin e jetës kulturore në Bujanoc.