Ballina Aktuale Era Asani përzgjidhet nxënëse e gjeneratës së vitit 2025/26

Era Asani përzgjidhet nxënëse e gjeneratës së vitit 2025/26

SHPËRNDAJE

Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc ka ndarë publikisht suksesin e nxënëses të dalluar, Era Asani, e cila është shpallur Nxënëse e Gjeneratës, falë rezultateve të shkëlqyera në mësime, sukseseve të shumta në gara dhe angazhimit të saj të vazhdueshëm në jetën shkollore.
Gjatë gjithë shkollimit, Era është dalluar si një nga nxënëset më të suksesshme të shkollës sonë. Në Garën Komunale të Kimisë fitoi Vendin e Parë, ndërsa në Garën Komunale të Biologjisë të mbajtur në Klenik, fitoi Vendin e Tretë. Një tjetër sukses i rëndësishëm ishte pjesëmarrja në Garën Regjionale të Letërsisë (Recitim), të mbajtur në Surdulicë, ku në konkurrencë me nxënësit më të mirë të rajonit arriti të fitojë Vendin e Tretë, duke përfaqësuar me dinjitet shkollën tonë, thuhet në faqen e shkollës.

Arritjet e saj në gara:
🥇 Vendi i Parë – Kimi
🥇 Vendi i Parë – Letërsi (Recitim)
🥇 Vendi i Parë – Letërsi (Recitim)
🥈 Vendi i Dytë – Letërsi (Recitim)
🥉 Vendi i Tretë – Biologji
🥉 Vendi i Tretë – Letërsi (Recitim),-Gara Ndërkomunale
🥉 Vendi i Tretë – Letërsi (Recitim),-Gara Regjionale

Përveç rezultateve akademike, Era ka qenë për shumë vite kryetare e klasës, përfaqësuese dhe kryetare e Parlamentit të Nxënësve, si dhe prezantuese në shumë programe shkollore.
Urime Era Asani për këtë vlerësim të merituar! Sukseset e tua janë krenari për shkollën tonë dhe frymëzim për brezat që vijnë. 👏🌟