
shkruan Enkel Rexhepi, kryetar i KKSh-së:
𝐍𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐈𝐛𝐫𝐚𝐡𝐢𝐦 𝐊𝐚𝐝𝐫𝐢𝐮𝐭
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ibrahim Kadriut, një prej figurave më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një prej arkitektëve të Referendumit në Luginën e Preshevës.Ibrahim Kadriu ishte një udhëheqës i palodhur dhe një zë i fuqishëm i të drejtave kombëtare. Kontributi i tij në organizimin dhe realizimin e Referendumit të vitit 1992 ka qenë një gurthemel në përpjekjet e shqiptarëve për vetëvendosje dhe barazi. Me përkushtimin e tij, ai vulosi një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë politike, duke e udhëhequr popullin tonë në një akt të lartë demokratik dhe kombëtar.Humbja e tij lë një boshllëk të madh në radhët e atyre, që kanë luftuar për të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve në këtë trevë. Por vepra dhe ideali i tij do të mbeten frymëzim për brezat që vijnë, duke na kujtuar përjetësisht rëndësinë e angazhimit për të drejtat tona legjitime.Në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Kadriu, miqtë, bashkëveprimtarët dhe gjithë popullin shqiptar, që e nderon dhe e respekton kontributin e tij historik.Lavdi jetës dhe veprës së Ibrahim Kadriut!






