
Sot ishim nikoqir të takimit me z. Maurizio Di Veroli, Shef i Dikasterit për Bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së në Serbi, së bashku me përfaqësuesit e UNHCR, UNOPS dhe KIRS.

Gjatë takimit diskutuam për projektet e përbashkëta që janë në zhvillim e sipër në komunën tonë, si dhe për projektet e hartuara nga Komuna e Bujanocit, për të cilat kërkohen partnerë strategjikë dhe mbështetje ndërkombëtare
Fokus i veçantë i bisedës ishte zhvillimi i sektorit të bujqësisë, investimet në infrastrukturë, krijimi i kushteve më të mira për qytetarët dhe forcimi i partneritetit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit lokal
Shpreha gatishmërinë e plotë të komunës për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, me synimin që përmes projekteve konkrete të krijohen më shumë mundësi zhvillimi dhe perspektivë për qytetarët e komunës sonë
Bujanoci mbetet i përkushtuar për bashkëpunim afatgjatë me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve dhe krijimit të mundësive të reja për të ardhmen e komunës sonë, ka shkruar kryetari Arbër Pajaziti.






