Ballina SPORT Bayerni triumfon ndaj Herthas, barazohet me pikë me Dortmundin

Bayerni triumfon ndaj Herthas, barazohet me pikë me Dortmundin

SHPËRNDAJE

Bayern Munichu e ka fituar ndeshjen e xhiros së 23-të të Bundesligës, kundër Herthas, me rezultat 1:0. Këto tre pikë kanë bërë që kampioni në fuqi gjerman të barazohet me pikë me liderin e ligës, Dortmundin.

Kjo fitore është mjaft e rëndësishme për skuadrën e Niko Kovacit, pasi që ata tani e kanë shtuar presionin mbi rivalin, Dortmundin, i cili do të zhvillojë ndeshjen e kësaj xhiroje nesër, raporton Gazeta Express.

Përkundër që ndeshja përfundoi me vetëm një gol, gjatë ndeshjes Bayerni pati mundësi që ta fitojë ndeshjen në mënyrë më bindëse, pasi që futbollistët e këtij klubi i patën edhe tri raste të tjera të mira për të shënuar.

Golin e fitores e shënoi, në minutën e 62-të, Javi Martinez, pas një harkimi të mirë të James Rodriguezit nga korneri.

Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për Herthan, pasi që Karim Rekik u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e 84-të të ndeshjes, për një ndërhyrje ndaj Robert Lewandowskit .

Ndeshjen e radhës, Bayerni do t’i shkojë mysafir Monchengladbachut, të shtunën, përsëri në kuadër të Bundesligës. Ndërsa, Hertha do të tentojë të kthehet nga kjo disfatë në ndeshjen kundër Mainzit, në shtëpi.