Ballina SPORT Liverpool vs Manchester City, 10 ndeshjet e mbetura për titull në Premierligë

Liverpool vs Manchester City, 10 ndeshjet e mbetura për titull në Premierligë

SHPËRNDAJE

Liverpooli dhe Manchester City duhet t’i forcojnë dhëmbët deri në fund të edicionit, pasi kanë një orar të ngjeshur në luftën për titull.

Është zgjidhur dilema më e madhe në Premierligë sa i përket titullit të kampionit.

Liverpooli i Jurgen Kloppit, ose Manchester City i Pep Guardiolës – njëra prej këtyre dy skuadrave pritet të ngrejë lart trofeun në fund të sezonit, pasi janë shkëputur tetë pikë nga ndjekësi më i afër, Tottenhami.

“Redsat” prijnë me 69 pikë të grumbulluara, vetëm një më shumë se “Cityzens”, 68.

Kur kanë mbetur edhe 10 xhiro deri në fund të edicionit, Liverpooli dhe Manchester City, duke parë orarin e ndeshjeve – duhet të djersiten shumë për të arritur te titulli.

Prej 10 ndeshjeve, Liverpooli 5 do t’i luajë si mysafirë dhe 5 të tjera në shtëpi, për dallim nga Manchester City, që 6 do t’i luajë si mysafirë dhe 4 në shtëpi.

Nga këto 10 ndeshje, më të vështirat për ekipin e Jurgen Klopp konsiderohen; kundër Tottenham (31 mars, në shtëpi) dhe Chelsea (14 prill, në shtëpi).

Kurse, për Man Cityn e Guardioloës, ndeshjet më të vështira konsiderohen; kundër Tottenham (20 prill, në shtëpi) dhe ndaj Man United (24 prill, në udhëtim).

Të gjitha ndeshjet e Liverpoolit dhe Manchester City deri në fund të edicionit: