Paul Pogba ka nisur t’i tregojë vlerat dhe se pse Manchester United e bleu atë për më shumë se 100 milionë euro nga Juventusi.
I kritikuari nga të katërta anët, Paul Pogba, ka shpërthyer me ardhjen e trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer.
Pogba, që kaloi kohë të vështira me Jose Mourinhon, ka nisur t’i tregojë vlerat dhe t’i përmirësojë statistikat personale.
Ai ka barazuar rekordin personal për produktivitet, për gola dhe asiste në Ligë në një sezon.
Te Juventusi, sezonin më të mirë në Serie A kishte regjistruar më 2015/16, ku kishte marrë pjesë në 20 gola (8 finalizime dhe 12 asiste).

Këtë shifër e ka arritur këtë edicion pas tri sezoneve në Premierligë.
Me 10 ndeshje deri në fund të edicionit 2018/19, Pogba tashmë ka kontribuar në 20 gola për “Djajtë e Kuq” (11 gola, 9 asiste) dhe duket se do të thyejë gjithçka.

Kurse sa i përket sezonit në përgjithësi, në të gjitha garat, Pogba po kalon më të mirin në karrierë për sa i përket golave, 14 në United, 10 në Juventus – por jo në total.
Ai deri më tani ka kontribuar në 25 gola për “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat (11 gola, 14 asiste), kurse me Juven regjistron sezonin më të mirë (10 gola, 16 asiste).
Megjithatë, kanë mbetur edhe më shumë se 10 xhiro në të gjitha ndeshjet dhe është e qartë se Pogba po shkon sigurt drejt statistikave më të mira personale që ka pasur ndonjëherë në një sezon.
25-vjeçari lidhej me një largim të mundshëm nga “Old Trafford” pas teleasheve me Jose Mourinhon, por jo më, jo me ardhjen e Solskjaer. Ai pritet ta veshë për shumë vite fanellën e “Djajve të Kuq.
