Ballina Aktuale Musliu: Le ta vlerësojë populli përse KKSH nuk i dha mirënjohje Jonuz...

Musliu: Le ta vlerësojë populli përse KKSH nuk i dha mirënjohje Jonuz Musliut për kontributin në Referendum

SHPËRNDAJE

Këshilli Kombëtarë Shqiptarë me rastin e 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992 kur shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përmes Referendumit i thanë PO, bashkangjitjes me Kosovën, ndau Mirënjohje për përfaqësues të caktuar politik, që në këtë rast ishin PVD dhe UDSH, duke përvetësuar interesin e gjithë popullatës shqiptare të kësaj treve në dy subjekte politike. Presheva.com, për dy ditë radhazi ka kontaktuar persona të cilat më 1 dhe 2 Mars të vitit 1992 kishin dhënë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm e të cilët asnjëherë nuk u përmendën në deklaratat e liderëve, të cilët ishin harruar edhe nga KKSH. “Referendumi nuk ka qenë i PVD-së as i PDSH-së edhe pse i përkas njërit prej këtyre subjekteve politike, nuk mund të pajtohem me kryetarin e KKSH Ragmi Mustafën i cili ka bërë selektimin se kujt ti ndahen mirënjohjet.

Kam kontribuar në atë periudhë me të gjitha mundësit që kam patur, kam bartur materialin e votimit me shumë rreziqe sikurse edhe disa shokë të mi. Nuk po i them këto fjalë pse nuk kam marë mirënjohje, po i them sepse disa prej të dekoruarve nga Ragmi Mustafa nuk e meritojnë as edhe një shkronjë të asaj Mirënjohje” është shpehur njëri ndër kontribuesit e Referendumit i njohur për redaksinë, i cili për shkaqe familjare ka dashur të mbesë anonim. Nga ana tjetër gjatë bisedës telefonike me kryetarin e LPD-së Shqiprim Musliun, djalin e atdhetarit Jonuz Musliut, mësuam se, kontributi Jonuz Musliut në Referendumin e 1 dhe 2 Marsit ka qenë i pazëvendësueshëm kontribut i cili vazhdoi edhe gjatë periudhave më pas, deri te lufta e lavdishme e UÇPMB-së, e që u harruar në momentin ku u ndanë mirënjohjet. “Kontributin e Jonuz Musliut le ta vlerësojë popullata, ata e dinë më së miri se sa ka kontribuar babai im. Normal që nuk mund të jemë i kënaqur me anashkalimin në ndarjen e Mirënjohjeve me rastin e Referendumit sepse jetësimin e Referendumit e ka mundësuar UÇPMB dhe kontributin e Jonuz Musliut në këtë drejtim e dinë të gjithë” është shprehur kryuetari i LPD-së Shqiprim Musliu. Vlenë të theksohet se në Akademinë përkujtimore më rastin e përvjetorit të Jonuz Musliut është folur aq shumë për kontributin e tij të dhënë gjatë Referendumit sa që ka qenë e pamundur të harrohet nga KKSH./presheva.com/