Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Beograd kanë qëndruar për vizitë në komunën e Bujanocit dhe kanë zhvilluar takime me përfaqësues institucional lokal.
Sekretari I dytë i ambasadës, Adam Schick dhë ndihmësi I atasheut ushtarake Robert t Hamilton është pritur në zyrën e kryetari të komunë së Bujanocit, Shaip Kamberi.
“Gjatë takimit u diskutua për gjendjen politike në Luginë të Preshevës, sfidat dhe problemet në arsim, rëndësinë e funksionalizimit dhe shtrirjes së rrjetit të gjyqësorit, diplomat dhe sendet tjera të rëndësishme për të cilat nevojitet zgjidhje e shpejtë”, ka thënë Kamberi.
Sipas Kamberit është diskutuar edhe për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta me qëllim të avancimit të kushteve, me theks të veçantë, në sistemin edukativo arsimor.
Ky delegacioni nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka mbajtur edhe një ligjëratë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc me temën si të forcohet ndikimi i femrave në përgjithësi, organizuar nga Këndi Amerikan (American Corner).