Dje në Tërnoc ka përfunduar asfaltimi i njërës nga rrugët kryesore të lagjes së Strukarëve.
Rruga tek varrezat e lagjes së Strukarëve që lidh ketë lagje me lagjet e tjera sot është asfaltuar plotësisht.
Ky projekt infrastrukturor, është financuar nga buxheti komunal i Komunës së Bujanocit, i cilësuar si shumë i rëndësishëm për banorët tërnocas, ku kryetari Shaip Kamberi i shoqëruar nga kryeshefi për investime Rahim Salihu, dhe kryetari i Bashksisë Lokale Mustafë Alishani, kanë ndjekur zhvillimin e punimeve nga afër.
Gjithashtu, përderisa punimet po vazhdonin, imami i Xhamisë së Strukarëve, Vesim Avdiu dhe disa tërnocas, dolën për t’a përshëndetur përfundimin në kohë të këtij projekti.