Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc u mbajt ligjerat rreth higjienës tek të porsalindurit dhe rëndësisë së gjidhëniës, ku ligjëruese ishin dy doktoreshat e njohura nga Bujanoci, Dr.Flora Halili dhe Dr.Afërdita Mustafa.
Këtij aktiviteti të vyeshëm fatkeqësisht iu përgjigjën një numër mjaft i vogël i grave të cilat kishin ardh të ndëgjojnë këshilla nga pediatret për kujdesin e fëmiut që nga dita e parë e lindjes. Përpos këshillave rreth të ushqyerit e foshnjes, pastimit dhe kujdesit në përgjithsi grat patën rastin të shtrojnë edhe pyetje shtesë për tu informuar në detaje rreth problemeve shëndetsore të cilat i preokuponë në përditshmëri.
Aktiviteti në fjalë u organizua në kuadër të aktiviteteve të Forumit të Gruas së Partisë për Veprim Demokratik. Ndërsa pjesmarrëse ishin edhe kryetarja Ardita Sinani dhe gjinekologja Xhejlane Ferati nga Presheva.