Gjatë ditës së sotme kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj priti në takim delegacionin nga Shqipëria, Jemin Gjanën, anëtarë i kryesisë së PD-së, Enver Ferizaj, kryetar i Unionit Kombëtarë të Agrobiznesit Shqiptar dhe Selim Istrefi, biznesmen dhe zv.kryetar i Unionit Kombëtarë të Agrobiznesit Shqiptar.
Delegacioni nga Shqipëria u njoftua nga kryetarja Sinani me gjendjen reale me të cilën përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Theks të veçantë në këtë takim kishte sfera e zhvillimit ekonomik, e veçanërisht problemet me të cilat përballen ndërmarrësit e Luginës në plasimin e produkteve të tyre.