Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang shihet si pasues ideal i Lautaro Martinezit nëse vendos të largohet nga Interi në verë.
Lautaro Martinez ka befasuar të gjithë me potencialin e treguar këtë sezon, duke shënuar shumë gola dhe dhënë asistime.
Forma e tij e mira dhe mosha e re kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij, në veçanti Barcelona.
Barcelona e gatshme të paguajë klauzolën e Lautaro Martinezit
Frika se ylli argjentinas mund të largohet në verë ka bërë që Nerazzurrët të mendojnë për pasuesin e tij.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Interi i Antonio Contes po përgatitet për një sulm për sulmuesin e Arsenalit, Aubameyang nëse Lautaro do të largohet gjatë verës.
Reali fuqishëm në garë për Lautaron, planifikon t’ia paguajë klauzolën dhe t’ia pesëfishojë rrogën
Raporti i këtij mediumit shton se jo vetëm Barcelona është e interesuar për sulmuesin, por edhe Manchester Cityt dhe Real Madridi kanë qenë gjithashtu në kontakt në lidhje me disponueshmërinë e tij.
Dhe me Aubameyang që tani hyn në vitin e fundit të kontratës së tij te Arsenali, një transferim i sulmuesit nga Gaboni mund të jetë në kartat e klubit nga Serie A.