Ballina Aktuale Po ikin të gjithë! Serbia ndalon largimin e infermierëve

Po ikin të gjithë! Serbia ndalon largimin e infermierëve

SHPËRNDAJE

Serbia ka ndërprerë papritur dërgimin e infermierëve në Gjermani, njoftoi gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Sipas përllogaritjeve ende mungojnë në Gjermani, 50.000 deri në 100.000 forca punëtore në sektorin e shëndetësisë. Këtë krizë, vendi po përpiqet ta zbusë duke tërhequr infermierë të kualifikuar nga jashtë. Ndër vendet e preferuara për këtë qëllim janë ato të Ballkanit. Drejt Gjermanisë, janë larguar infermierë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut.

Në bazë të një projekti të “Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ dhe Agjencisë Federale të Punës, BA, “Triple Win-Projekt” janë bërë marrëveshje edhe me Serbinë, Bosnjen, Tunizinë dhe Filipinet. Por Serbia ka vendosur të ndërpresë dërgimin e infermierëve në Gjermani, e vitin e ardhshëm, tërheqja nga marrëveshja mund të jetë e plotë.

Presidenti serb Aleksandar Vucic foli me tone të ashpra për turet e ministrit gjerman të shëndetësisë Jens Spahn, që vitin e kaluar ishte në Kosovë dhe Meksikë për të tërhequr fuqinë punëtore në shëndetësi. Agjencia gjermane dpa dhe gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e citojnë Vuçicin të deklarojë për Spahn se:

“Ia kam thënë në fytyrë, nuk dua që të vish në Serbi dhe të marrësh infermieret e mia. Të vlerësoj, je një ministër i shkëlqyer. Ke sistemin shëndetësor më të mirë në botë. Por mos eja në Serbi”.

Sipas Agjensisë Federale në Serbi aktualisht shihet “në një formë mjaft më kritike tani se më parë ” një kalim i forcave të punës nga Serbia në Gjermani.