Enti për Shëndetësi Publike në Vranjë gjatë kryerjes së dezinfektimit në Bujanoc, ka vërejtur se në Bujanoc nuk respektohen dhe pjesërisht zbatohen masat mbrojtëse nga përhapja e pandemisë COVID-19.
Qytetarëve iu rekomandohet respektimi i këtyre masave:
- Që mos të grumbullohen në grupe të mëdha në qendër të Bujanocit, pra nuk lejohet të jenë bashk më shumë se dy persona në një vend,
- Që qytetarët të bartin maskat dhe dorëzat mbrojtëse,
- Që gjatë kohës së pritjes në radhë para bankave, farmacive, shitoreve të respektohet masa e mbajtjes së distancës prej së paku dy metra,
- Që t’i përmbahen masave të qëndrimit të personave në objektet e shitjes me pakicë për të cilën gjë duhet të kujdesen punëdhënësit.
Nga Komandanti i shtabit – Shaip Kamberi