Ballina Aktuale N.P. Komunalia nga sot do të udhëhiqet nga Ruzhdi Halili

N.P. Komunalia nga sot do të udhëhiqet nga Ruzhdi Halili

SHPËRNDAJE

Sot në seancën e dytë të Asamblesë komunale të Komunës së Bujanocit, këshilltarët komunal me shumicë votash kanë votuar për kryetar të Organit të Përkohshëm të N.P. “Komunalia “, Ruzhdi Halilin nga radhët e Partisë Demokratike.

Gjatë seancës është bërë edhe verifikimi i mandateve të tre këshilltarëve të rinjë, si dhe janë bërë ndryshime në Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme, pjesë e të cilit bëhen kryetari Nagip Arifi dhe zv. kryetari Shqiprim Musliu.