Pas një pritje të gjatë banorët e fshatit Nesalcë sot mirëpritën finalizimin e projketit të asfaltimit të rrugës qarkore në këtë fshat.
Rruga në fjalë përbëhet nga dy pjesë ndërsa edhe pse ishte planifikuar të kryhet vite më parë kjo rrugë sot po merr pamje ashtu sic është dashur të ndodh para disa vitesh.
Përderisa po kryheshin punimet kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi doli në vendin e ngjarjes ku edhe takoi banorët e kësaj pjese.
Rezhep Fejzullahu nga fshati Nesalcë përshëndeti këtë projekt i cili ishte mjaft i rëndësishëm për banorët.
Ndërkaq ky është vetëm fillimi sa i përket përmirsimit të infrastrukturës, ndërsa ditëve të ardhshme menjëher do të vazhdojm me projekte tjera tha kryetari Arifi.

