Drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Boban Mugoša, deklaroi sot se Mali i Zi do të hapë kufijtë e tij me Serbinë që nga nesër.
“Nga nesër, Mali i Zi do të hapë kufijtë e tij me Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë Veriore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, njoftoi Mugosa në Boje Jutra në TV Vijesti, duke shtuar se situata epidemiologjike me koronavirus po përmirësohet në këto vende.
Ai tha se sot do të mbahet një seancë elektronike e Trupit Koordinues Kombëtar, në të cilën do të përcaktoheshin mënyrat e hyrjes në Mal të Zi nga vendet e përmendura, por ai theksoi që një test negativ PCR ose ELESA serologjik ka shumë të ngjarë të jetë i nevojshëm.
Sipas tij, u vendos që të hapen kufijtë me këto vende me kërkesë të industrisë së turizmit.