Ballina Aktuale Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi takohet me ministren e punëve...

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi takohet me ministren e punëve të jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj

SHPËRNDAJE

“Sot fillova takimin e parë me Ministren e Diasporës dhe punëve të Jashtme znj Meliza Haradinaj. Meliza në takimin e dy qeverive Shqiptare para disa ditëve në fjalimin e saj përshkroi detajisht gjendjen e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe nevojen e domosdoshme për përkrahjen e Shqiptarëve të këtij vendi”, ka shkruar Shqiprim Arifi në rrjetin social Facebook.

Ai gjithashtu ka falendëruar ministren për punët e vazhdueshme karshi qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

“Në emër të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës faleminderova Ministren për përkahjen që po ia bënë Shqiptarëve të Luginës dhe e ftova përsëri ta vizitoj vendin tonë”, përfundoi ai.