Ballina Aktuale Fillon vaksinimi i parë në Serbi kundër koronavirusit, mosha e shtyer vaksionohen...

Fillon vaksinimi i parë në Serbi kundër koronavirusit, mosha e shtyer vaksionohen në Beograd dhe Novi Sad

SHPËRNDAJE

Vaksinimi kundër koronavirusit ka filluar sot në shtëpinë e pleqve në Beograd dhe në Novi Sad.

Ndërsa nga udhëheqsia e shtetit vaksinën e morën kryemistrja e vendit Ana Brnabiq dhe ministrja Darija Kisiq Tepaveçevic, si dhe epidemiologu Predrag Kon.

20,000 dozat e reja të vaksinave, të cilat janë planifikuar për punonjësit shëndetësorë, priten në fillim të janarit të arrijnë , ka  njoftuar  Ekipi Kombëtar i Koordinimit të Imunizimit.

Problemet me shpërndarjen e vaksinave mund të fillojnë në mes të janarit, supozon  Presidenti i Serbisë. Ndërsa , mbrojtja e vetme kundër virusit mbetet edhe më tej  masa mbrojtëse.

Imunologët besojnë se nuk ka mundësi që ato të zvogëlohen ndjeshëm duke menduar se festat e fundit të vitit të festohen sikur çdo vit.

 Një alarm i ri për mjekët – një lloj i ri i virusit që është shfaqur në Britani. Ndryshe nga shumë vende, Serbia nuk ka ndaluar fluturimet nga ai vend, por epidemiologët paralajmërojnë se është e rëndësishme të monitorohet lëvizja e mutacionit të ri të virusit.

Në lehtësimin e masave pa rrezikuar përpjekjen e përbashkët anti-epidemike, ne do të diskutojmë se si t’i bëjmë masat më mirë të matura, të jenë sa më kufizuese sa të jetë e nevojshme dhe jo më shumë se kaq dhe çfarë saktësisht do të thoshte, kjo është një çështje për diskutim në kohë reale, ne ndjekim nga dita në ditë.Nga stafi mjeksor i Shtabit të Krizave thuhet se  nuk është koha të mendojmë të dorëzohemi sepse situata nuk ka filluar të përmirësohet në një masë të konsiderueshme. Vaksinimi mund të ndihmojë për ta bërë atë më të dukshëm, por presim që valët e ardhshme të epidemive në vendet e tjera të fillojnë të dobësohen.