Ballina Aktuale 2 Prilli, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prilli, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

SHPËRNDAJE

2 Prilli është Dita Botërore e Autizmit, e cila synon te rris ndërgjegjësimin lidhur me CSA duke synuar uljen e paragjykimeve dhe diskriminimin. Në 2018 CDC përcaktoi se 1:59 fëmijë diagnostikohen me CSA, sot ky numër është rritur.

Prindër, edukator inkurajoni fëmijët tuaj të përshtaten, ndihmojnë,pranojnë,duan dhe mbi të gjitha mos të paragjykojnë fëmijët me autizëm.

Fëmijët me autizëm janë unik si gjithë fëmijët e tjerë por mënyra si e perceptojnë botën dhe manifestojnë emocionet i bën ata të duken ndryshe. Fakti qe ne hasim vështirësi për ti kuptuar nuk do të thotë se ata nuk dinë të komunikojnë.

Fëmijët me autizëm kanë një botë plot ngjyra. Botë për të cilën ne duhet të punojmë për gjetjen e mënyrave të duhura për të hapur dyert e saj. Prindër, edukatore mësojuni fëmijëve të mos shohin vetëm kufizimet te shokët, por cilësitë e tyre.

Fëmijët me autizëm kanë një super memorie, kanë talente në pikturë, këngë, instrumente muzikore, etj. Ata duan të kenë shokë por nuk dinë si, jepjani ju dorën të parët. Prindër, edukatore mësojuni fëmijëve të pranojnë dhe respektojnë atë që është ndryshe, pasi secili nga ne eshte i tille.

Ushqeni shpirtin e fëmijëve me vlera te larta humane, vetëm kështu mund të bëhemi një shoqëri e civilizuar. Mos harro, secili nga ne mund te jetë nëna, babai, motra ,vëllai, shoku, shoqa, mësuesi i një fëmije me autizëm!

AUTIZMI NUK ZGJEDH AUTIZMI FLET!