Ballina Aktuale Përmbyllet projekti inovativ për të rinjtë e Bujanocit, ndahen certifikata për trajnimet...

Përmbyllet projekti inovativ për të rinjtë e Bujanocit, ndahen certifikata për trajnimet në programim

SHPËRNDAJE

Sot përmbyllëm me sukses një projekt inovativ për të rinjtë e Bujanocit, i cili nisi më 15 dhjetor 2025 dhe sot dha rezultatet e tij konkrete.

Të rinjtë që ndoqën trajnimet në fushën e programimit sot u pajisën me certifikata, si dëshmi e përkushtimit dhe punës së tyre gjatë këtij rrugëtimi.

Ky projekt, i realizuar me mbështetjen e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon dhe nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Serbi, është një shembull i qartë se si investimi në rini sjell zhvillim të qëndrueshëm.

Ne besojmë fuqishëm se e ardhmja ndërtohet duke fuqizuar të rinjtë me dije dhe aftësi praktike.

Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe suksese në hapat e ardhshëm!

Komuna e Bujanocit do të vazhdojë të krijojë mundësi të reja për të rinjtë e saj, thuhet ne postimin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti.