Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, shkëlqeu në fitoren e klubit të tij, Werder Bremenit, në kuadër të xhiros së 27-të të këtij sezoni në Bundesligë.
Werder Bremeni e fitoi ndeshjen kundër Mainzit me rezultat 3:1, falë paraqitjes mbresëlënëse të Milot Rashixës dhe Max Kruse.
Kosovari e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e kaluar skuadrën e tij qysh në minutën e tretë të ndeshjes.
Pas këtij goli të Rashicës, Kruse e shënoi golin e tij të parë të ndeshjes për 2:0, ndërsa në fillim të pjesës së parë, Mainzi e shënoi golin e parë të ndeshjes përmes Quaisonit.
Megjithatë, Rashica ia siguroi skuadrës së tij fitoren, duke e asistuar golin e tretë të skuadrës së tij. Kosovari i hutoi tre kundërshtarë të tij me një super asist për Kruse, i cili e shënoi edhe golin e tij të dy për këtë ndeshje.
Goli dhe asisti i Rashicës bën që Werder Bremeni ta fitojë ndeshjen e tretë radhazi në Bundesligë dhe tani klubi gjerman radhitet në pozitën e gjashtë në tabelën e ligës.