Dje, organet e Këshillit Kombëtar Shqiptar mbajtën një mori mbledhjesh të një pas njëshme.
Pas shqyrtimeve serioze dhe diskutimeve përmbajtësore me vërejtje dhe sugjerime u Aprovuan: Raportin e Punës Këshillit Kombëtar Shqiptar 2019; Strategjia gjithëpërfshirëse e sektoriale “Plani Strategjik 2020-2025”; të vendosur për të tejkaluar pengesat si në kulturë, informim, përdorim zyrtar të gjuhës iu kushtua një vëmendje e veçantë diskutimit për sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Një debat dinjitozë edhe për “Katalogun e emrave më të shpesh shqiptar të shkruar në cirilik dhe alfabet latin” projekt o OSBE-së.
Gjithashtu, vlen të theksohet se për konkursin e hapur e publik për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të veprimtarisë së rregullt të KKSH-së, si financimi ose bashkëfinancimi i programit dhe i projekteve në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, komisioni përkatës konstatoi se 48 projekte kanë aplikuar. Edhe atë: 17 për fushën e informimit, 17 për fushën e kulturës, 12 për fushën arsimit dhe 2 projekte për përdorim zyrtar të gjuhës. Komisioni ka bërë vlerësimin dhe raportin e çdo projekti veç e veç dhe mbetet në fazën e dytë të përfundojë ky proces.
Gjithashtu, dje me mirënjohje të thellë falënderova për një vit
angazhimi të pa epur të anëtarëve: Enver Mehmeti, Enkel Rexhepi, Besim
Nasufi, Amir Latifi, Lemane Mustafa, Muhamet Mustafa, Mehmet Dalipi,
Përkushtimin e pa kursyer të kryetarëve të komisioneve përkatëse: Flora
Hida, Ardita Saqipi, Hana Emerllahu Arifi, Bilall Maliqi.
Si dhe
administratës e bashkëpunëtorëve: Kujtim Ismaili, Alban Alili, Raif
Qerimi, Shqiprim Musliu, Leonora Murati, Qemajl Musliu, Mirvete Beqiri
Krasniqi.
Një ashtu, me përulje falënderoj për mbështetjen e të gjithë miqëve që iu kanë gjetur Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Thuhet në njoftimin e kryetarit të KKSH – ës Ragmi Mustafa.