Nëpërmjet një njoftimi në profilin e saj në facebook, Partia Demokratike, ka bërë të ditur që sot edhe zyrtarisht, Nagip Arifi, ka marrë mandatin e kryetarit të komunës së Bujanocit.
Në njoftim thuhet:
Në orën 11:00 të së hënës së 27.07.2020 kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pranuar zyrtarisht mandatin e katërt si kryetar komune nga kryetari i deritanishëm Shaip Kamberi.
Pranim dorëzimi është bërë në zyrën e kryetarit të komunës në prani të delegacioneve të dy partive.
Kryetari Arifi pranoi ekstraktin financiar ditor me vlerë prej 6.588.509,45 din, ku nga to rreth 4 milion dinarë të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale të dedikuara për asistencë sociale, derisa borxhi total me datë të sotit kap vlerën prej 4.554.514 dinarëve.
Kryetari i komunës Nagip Arifi u zotua se do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim.