Ballina Aktuale Pritet vizita e parë e dy ministrave kosovarë në Luginë të Preshevës

Pritet vizita e parë e dy ministrave kosovarë në Luginë të Preshevës

SHPËRNDAJE

Lugina e Preshevës është bërë agjendë e veçantë e dy qeverive shqiptare, në Tiranë dhe Prishtinë.

Lugina pritet të vizitohet edhe nga dy ministra të Qeverisë së Avdullah Hotit, përfshirë për herë të parë një kryediplomate nga Kosova.

Indeksonline mëson se ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe  ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj kanë bërë kërkesë për vizitë.

Kjo pritet të jetë vizita e parë zyrtare që dy ministra të ekzekutivit Hoti shkojnë në Preshevë.

Ndryshe, lajmi i mirë është se Lugina e Preshevës tashmë kanë 3 deputetë në parlamentin e Serbisë.