Ballina Blog Faqe 13

Themeluesit e BioNTech-ut parashikojnë “fundin e kufizimeve për shkak të COVID-19”

Strategjia e kufizimeve në pandeminë e coronavirusit shkakton gjithnjë e më shumë pakënaqësi në degë të ekonomisë. Sipas shpikësve të vaksinës Biontech/Pfizer – Özlem Türeci dhe Ugur Sahin – durim duhet edhe vetëm për disa muaj.

Shpikësit e vaksinës Biontech/Pfizer, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin presin që masat e kufizimit në Gjermani për shkak të pandemisë së coronavirusit të përfundojnë deri në vjeshtë.

“Në shumë vende në Evropë dhe në SHBA në fund të verës ne ndoshta do të jemi në situatën që të mos na duhet të futemi më në mbyllje të jetës publike”, tha Sahin, i cili i dha së bashku me të shoqen një intervistë gazetës “Welt am Sonntag”.

Sipas tij, do të duhet të paktën një vit para se situata të kontrollohet në të gjithë botën.

“Sigurisht që do të vazhdojë të ketë shpërthime lokale, kjo do të na shoqërojë. Do të ketë mutacione. Por ka shumë pak gjasa që këto të përhapin ndonjë tmerr”, tha sipërmarrësi.

Pastaj duhet të përshtatet vaksina.

“Ne po përgatitemi për këtë sot”, tha ai.

Sahin beson se virusi nuk do të zhduket. Por posa të vaksinohen rreth 70 për qind e njerëzve në Gjermani, situata ndoshta do të bëhet më e menaxhueshme.

Vaksina e Coronas e BioNTech/Pfizer

“Ne duhet të shohim nëse kemi nevojë për vaksinim çdo vit apo çdo pesë vjet”, tha Sahin.

Kur u pyet nëse dikur do të ketë vetëvaksinime, studiuesi tha se nuk duhet të jetë e nevojshme.

Me përfshirjen e mjekëve të familjes dhe stafit mjekësor, vaksinimi i 80 milionë njerëzve një herë në vit nuk do të jetë problem.

Vaksinimi nga personeli mjekësor shërben gjithashtu për të monitoruar një reaksion të mundshëm alergjik, i cili – megjithëse rrallë – mund të ndodhë.

Së bashku me gruan e tij, Sahin themeloi kompaninë BioNTech me bazë në Mainz.

Vaksina kundër COVID-19 e këtij institucioni dhe partnerit të saj amerikan Pfizer ishte e para që u miratua në Bashkimin Evropian në 21 dhjetor.

Me të në Gjermani vaksinohen që nga 27 dhjetori.

Të premten, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e dekoroi çiftin e studiuesve me Kryqin Federal të Meritës për kontributin e tyre në frenimin e pandemisë së coronavirusit. /DW/

Gjithçka mbyllet deri të hënën, përveç dyqaneve ushiqomore, barnatoreve dhe pompave të benzinës

Nga sonte deri të hënën gjithçka në Serbi do të mbyllet, me përjashtim të dyqaneve ushqimore, barnatoreve dhe pikave të karburantit, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit korona, njoftoi Kryeministrja Ana Brnabić pas seancës së Shtabit të Krizave.

” Shtabi i Krizave ka marrë një vendim për të shtrënguar masat, nga sonte deri të hënën në Serbi regjimi i punës dhe i jetës do të jetë si fundjava e kaluar, kështu që nuk do të punoj asgjë përveç dyqaneve ushqimore, barnatoreve dhe pikave të karburantit,” u tha Brnabic gazetarëve.

Çerdhet do të punojnë, kurse nxënësit e shkollave fillore sipas gjitha gjasave nga e hëna do të kalojn në online

Kryeministrja Ana Brnabić deklaroi sot pas mbledhjes së Shtabit të Krizave se çerdhet vazhdojnë të punojnë, ndërsa nxënësit e shkollave fillore nga klasa e parë në të katërt nga e hëna ndoshta do të kalojnë në mësim online, të paktën për një javë.

“Ne nuk mund të mbyllim kopshtet, kështu që ata vazhdojnë të punojnë, por nevojitet kujdes dhe respekt maksimal për masat. Nëse ka edukatorë që nuk janë vaksinuar ende, unë i nxis ata të na kontaktojnë për ta përfunduar atë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Brnabic .

Konkurs Publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve me seli në territorin e Komunës së Bujanocit

Në bazë të nenit 4. të Rregullores mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve shoqatave të qytetarëve në Komunën e Bujanocit (“Gazeta zyrtare e Komunës së Bujanocit”, nr. 19/14), Komisioni për shoqata të qytetarëve i Komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 11.03.2021, shpallë Konkurs Publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.

Kshilli për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit mbajti sot mbledhjen e parë për vitin 2021

Sot, Këshilli për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit i Kuvendit Komunal, mbajti mbledhjen e parë për vitin 2021. Në mbledhje në rend të ditës u diskutua për këto pika:

1. Shqyrtimi i situatës së sigurisë në territorin e Komunës së Bujanocit,

2. Njoftimi me situatën epidemiologjike lidhur me virusin COVID-19 në komunën e Bujanocit dhe vakcinimin e qytetarëve,

3. Njoftim me projektin e ri nga fusha e sigurisë “Siguria e Qytetarëve” që do tërealizohet nga Misioni i OSBE-së në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit, dhe

4. Të ndryshme.

Lidhur me gjendjen e sigurisë në komunën tonë raportoi Kryeshefi i policisë z. Goran Saviq, i cili tha se ka rënie të veprave penale në përgjithësi në krahasim me vitin 2019. Por, ndër të tjerash ai tha se ajo që na brengosë neve si institucion i mbrojtjes, sigurisë ruajtjes së rendit dhe qetësisë është se ka rritje të veprës penale mbajtje e drogës dhe tregëti me supstanca të ndryshme narkotike.

Ndërkaq lidhur me gjendjen mbi situatën epidemiologjike raportoi UD Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit znj. Dalliborka Pavlloviq, e cila tha se që nga marsi i vitit të kaluar e deri më sot gjithsej në territorin e Komunës së Bujanocit 908 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid 19. vetëm për këto tri ditët e fundit janë paraqitur 32 raste pozitive në territorin e Komunë sonë dhe ky fakt tregon se gjendja prap është përkeqësuar, andaj lus qytetarët që të respektojnë masat anti covid. Ndërsa sa i përket vakcinimit, ky proces po shkon shkëlqyeshëm dhe ka interes të mjaftueshëm nga qytetarët për vakcinim. Deri më tani në Komunën tonë janë vakcinuar gjithsej 968 persona, që kanë marrë të dy dozat e vakcinës, ndërsa gjithsej 2140 persona kanë marrë dozën e parë të vakcinës dhe që në javët e ardhshme pritet të marrin edhe dozën e dytë. Qytetarët po ankohen se po presin gjatë për thirrjen për vakcinim por kjo nuk varet nga ne si Shtëpi e Shëndetit por nga Ministria dhe e-administrata e cila na dërgon listat e personave që kanë bërë kërkesë për vakcinë. Andaj ju lutem që të gjithë ata që dojnë të vakcinohen të paraqiten në e-uprava dhe të presin që t’i thërrasim – theksoi drejtoresha Dalliborka Pavlloviq.

Gjatë mbledhjes u diskutua prap çështja e pasivizimit të adresave dhe u morr vendimi që t’i dërgohet prap shkresë Stacionit Policor që të na japë informacione me të detajizuara lidhur me të dhënat e personave që u është pasivizuar adresa.

Në fund kryetari i Kuvendit Komunal z. Enver Ramadani, njoftoi anëtarët e Këshillit për Siguri me projektin që do të implementohet në bashkëpunim me OSBE-në, e që ka të bëjë me tri fusha të sigurisë siq është infrastruktura rrugore, komunikacioni dhe mbrojtja e mjedisit jetësor.

Thirrje publike për realizimin e praktikës profesionale në vitin 2021/2022

Në bazë të nenit 43. alineja 1. pika 3) dhe pika) e Ligjit mbi punësimin dhe sigurimin për rastet e papunësisë (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 36/200988/2010,38/2015 dhe 113/2017-ligje tjera) dhe nenit 39 të Vendimit të këshillit komunal të komunës së Bujanocit (“Gazeta Zyrtare e rrethit të Pcinjës” nr.30/08), dhe në bazë të vendimit të Këshillit komunal nr. 02-1/21-03 të datës 25.01.2021, Komisioni për punësim, shpallë THIRRJE PUBLIKE PËR REALIZIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE NË VITIN 2021-2022.

 I.PËRSHKRIMI I PROGRAMIT DHE LARTËSIA E MJETEVE

Programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të papunësuar të cilët për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për llojin dhe shkallën e caktuar profesionale, ndërsa me qëllim të afëtsimit për punë të pavarur dhe të dhënies së provimit profesional, në pajtim me ligjin ose me aktin e përgjithshëm të punëdhënësit.

Programi i praktikës profesionale zgjatë në pajtim me ligjin, gjegjësisht në pajtim me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve te punëdhënësi, edhe ate:

  • deri në 12 muaj për praktikantët me përgatitje superiore;
  • deri në 9 muaj me përgatitje të lartë profesionale;
  • 6 muaj për personat të cilët kanë të kryer shkollën e mesme.

Për detaje më të hollësishme rreth konkursit, klikoni në linqet më poshtë:

Konkurs Publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës

Komisioni për vlerësimin e programeve dhe projekteve në fushën e kulturës i komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 25.02.2021 shpallë Konkurs Publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës me seli në teritorin e Komunës së Bujanocit për vitin 2021.

Shefi i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd vizitoi sod Bujanocin

Jetish Jashari, shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd ka vizituar komunën e Bujanocit, ku është pritur nga kryetari i komunës z. Arifi.

Gjatë takimit, në frymë vëllazërore u diskutuan temat aktuale në Bujanoc dhe rajon, dhe edhe kësaj here u sigurua mbështetja e Republikës së Kosovës për qytetarët e komunës së Bujanocit.

Kryetari Arifi shfrytëzoi rastin që edhe gjatë këtij takimi ta falemnderojë Qeverinë e Republikës së Kosovës për ndihmën financiare për sanimin e dëmeve gjatë vërshimeve.

Vuçiq: Na pret presion i madh për ta njohur Kosovën

Pas mbledhjes në Partinë Progresive Serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është drejtuar qytetarëve serbë me një paralajmërim.

Vuçiq tha se “po përballemi me një periudhë të vështirë kur bëhet fjalë për negociatat me Kosovën”. Ai paralajmëroi presion të shtuar të SHBA-së dhe vendeve evropiane drejtuar Serbisë, që ajo ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Pritet presioni i SHBA-së dhe vendeve evropiane për ta njohur Kosovën. Padyshim, një periudhë e vështirë është para nesh”, tha Vuçiq.

“Të gjitha presionet për përpjekjen për t’i dhënë fund kompetencave të autoriteteve në Republikën Srpska duhet të monitorohen” -shtoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

OSBE dhe UNHCR në përkrahje të ndërtimit të banesave për rastet sociale

Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Përfaqësia e UNHCR-së në Serbi në një letër të përbashkët iu kanë drejtuar kryetarit të komunës së Bujanocit z.Arifi dhe kryetarit të Kuvendit komunal z.Ramadani, ku kanë shprehur mbështetjen e tyre në lidhje me ndërtimin e banesave familjare për familjet në nevojë sociale.

Në vijim po postojmë letrën e tyre, derisa përmbajtjen origjinale në gjuhën angleze e keni në foton më poshtë:

Të nderuar z.Arifi dhe z. Ramadani,

Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Përfaqësia e UNHCR-së në Serbi dëshirojnë t’ju përgëzojnë për përpjekjet tuaja të suksesshme në dorëzimin e propozim-projektit për Strehim Social për të aplikuar për fondet e Bashkimit Europian.

Shprehim kënaqësinë tonë që Kuvendi i Komunës së Bujanocit, në seancën e mbajtur më 17.02.2021, miratoi Vendimin për ndarjen e tokës për ndërtimin e banesave familjare për familjet në nevojë sociale.

Ju falënderojmë juve, këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe koalicionin qeverisës për gatishmërinë tuaj për të zgjidhur çështjen e strehimit të familjeve Rome që kanë jetuar në qendrën kolektive “Salvatore” në kushte të mjerueshme për 22 vite me radhë. Po ashtu, e vlerësojmë shqetësimin tuaj për mirëqenien e familjeve në nevojë në komunën tuaj. Angazhimi juaj për të zgjidhur këtë çështje të rëndësishme demonstron lidershipin tuaj politik dhe solidaritetin tuaj të thellë.

Edhe përkundër reagimeve negative dhe keqinformimin e përhapur nga disa në lidhje me këtë Vendim, ne jemi të bindur që do të keni sukses në informimin e drejtë të qytetarëve të rajonit se kjo është një mundësi unike për të përmirësuar kushtet e jetesës së familjeve Rome që jetojnë në qendrën kolektive “Salvatore” dhe të familjeve të cenuara në mesin e popullatës lokale. Gjithashtu, mbështetemi në përpjekjet tuaja që t’i sqaroni opinionit të gjerë se ky projekt do të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie që bazohet në tolerancë ndëretnike dhe që është e rrënjosur në parimet themelore të të drejtave të njeriut.

Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Përfaqësia e UNHCR-së në Serbi mbeten të përkushtuar për të ndihmuar Komunën tuaj në përpjekjet për të zgjidhur çështjet sociale që janë të rëndësishme për mirëqenien dhe zhvillimin e të gjithë komunitetit.

Me respekt,

Jan Braathu – Ambasador, Kryeshef i Misionit të OSBE-së ne Serbi

Francesca Borelli – Përfaqesuese e UNHCR në Serbi

Zvicra përcakton “strategjinë e daljes” për lehtësimin e kufizimeve të vendosura për shkak të coronavirusit

Zvicra ka në plan të marrë hapat e parë që nga 1 marsi, drejt zbutjes së kufizimeve të vendosura për shkak të coronavirusit.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, dyqanet jothelbësore, muzetë dhe bibliotekat do të rihapen dhe ngjarjet private do të lejohen jashtë për deri në 15 persona.

Strategjia e daljes ka të bëjë kryesisht me lehtësimin e situatës për fëmijët dhe të rinjtë dhe qeveria thotë se ajo do të rishikojë masat duke bërë relaksime të mëtejshme çdo muaj për sa kohë që nivelet e infeksioneve mbeten të ulëta.

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka thënë se situata në Zvicër po përmirësohet por kërkoi kujdes.

“Mbetet rrezik, por po përmirësohet, ne kemi projeksione për javët dhe muajt e ardhshëm, prandaj mund të fillojmë të zbusim kufizimet, ngadalë, me kujdes. Do të menaxhojmë hapin tjetër në fillim të prillit, më vazhdojmë më tej”.

Gati 543,000 njerëz kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 në Zvicër (popullsia 8.6 milionë banorë), ndërsa më shumë se 9,000 njerëz kanë vdekur.

Ndërkohë që më shumë se 100,000 njerëz tashmë kanë marrë të dyja dozat e tyre të vaksinës anti-Covid.