Ballina Blog Faqe 12

Komuna e Bujanocit ka kryer pagesën e bursave studentore për vitin akademik 2020/2021

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka nënshkruar urdhëresën prej 9.980.500 dinarëve (rreth 84.600 euro) për pagesën e ndihmës së njëhershme financiare për studentët e komunës së Bujanocit për vitin akademik 2020/2021. Nga kjo vlerë kanë përfituar gjithsej 662 studentë, kurse sipas komisionit për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare mjetet financiare do të ndahen sipas kësaj renditje:

– 27 studentë me notë mesatare prej 9.5-10 do të përfitojnë 22.000 din.

– 46 studentë me notë mesatare prej 9.-9.5 do të përfitojnë 20.000 din.

– 147 studentë me notë mesatare prej 8-9 do të përfitojnë 18.000 din.

– 167 studentë me notë mesatare prej 7-8 do të përfitojnë 16.000 din.

– 112 studentë me notë mesatare prej 6-7 do të përfitojnë 14.000 din.

– 81 studentë me notë mesatare prej 4.5-5 do të përfitojnë 12.000 din. (studentët e vitit të parë)

– 67 studentë me notë mesatare prej 2.5-4.5 do të përfitojnë 5.500 din. (studentët e vitit të parë)

– 15 studentë që studiojnë në Turqi, Dubai, Austri dhe Gjermani do të përfitojnë 16.000 din.

Këto mjete financiare do t’iu paguhen studentëve në xhirollogaritë e tyre apo të prindërve të tyre.

Kompania TURKER nga Stambolli dhuron 525 kontejnerë për komunën e Bujanocit

Kompania TURKER nga Stambolli me pronar biznesmenin Tamer Turker sot ka dhuruar 525 kontejnerë të 120 L për komunën e Bujanocit. Kontejnerët do të përdoren për qëllime ekologjike dhe me ato do të disponojë ndërmarrja publike “Komunalia”, e cila ditëve në vijim do të bëjë shpërndarjen e tyre sipas nevojës.

Ky donacion vie pas takimit që z. Tamer Turker zhvilloi me kryetarin e komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi para disa javëve.

Kryetari Arifi në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit shpreh falemnderim për z. Turker që me këtë donacion po kontribuon në mbrojtjen e ambientit jetësor.

Kompania TURKER është një prej kompanive më të sukseshme në Turqi, pronar i së cilës është Tamer Turker me prejardhje nga Bujanoci, për të cilin ky nuk është donacioni i parë për komunën tonë.

Tani edhe përmes aplikacionit viber mund të bëni aplikimin për vakcinim

Qeveria e Serbisë ka njoftuar se nga sot, është e mundur të aplikoni për vaksinim kundër virusit korona edhe përmes aplikacionit Viber.

Siç është publikuar në aplikacionet viber, kjo është e mundur përmes shërbimit zyrtar të informacionit të Qeverisë së Serbisë në Viber, i cili ka filluar sot.

Në këtë aplikacion, qytetarët mund të marrin informacion në lidhje me vaksinimin, testimin ndaj virusit korona, vlerësimin e simptomave dhe informacione të rëndësishme.

“Këtu mund të aplikoni për vaksinim, të informoni dhe të ndiqni udhëzimet në lidhje me pandeminë Kovid-19. Parashtroni pyetje  duke futur tekst ose klikoni në një nga opsionet e ofruara”, thuhet në postimin e parë të aplikacionit.

Kamberi ua dhuron liderëve serbë nga një libër për paragjykimet ndaj shqiptarëve

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ua ka dhuruar nga një kopje të librit “Shqiptari imagjinar – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”, të autorit Aleksandar Pavloviq, kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se shpreson që libri t’u shërbejë liderëve serbë në ushtrimin e detyrave shtetërore pa paragjykime.

Kamberi ka thënë se ky libër sqaron “krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shekullit XIX”.

Zv.Kryetari Musliu uron Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani

Urimet më të përzemërta për Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani.

Një përgjegjësi dhe një detyrë e jashtëzakonshme, në një kohë të pazakontë, kur Kosova po përballet me shtetndërtimin, sovranitetin dhe stabilitetin politik në nivel vendi dhe atë ndërkombëtar. Mbi të gjitha, do të duhet ta vazhdojë objektivin e ish presidentëve të Republikës për një Kosovë të fortë dhe demokratike.

Uroj që lidhjet tona të forcohen, dhe në këtë formë ta përdor autoritetin për mirëqenien e qytetarëve të Luginës, si dhe zgjidhjen e përhershme të statusit politik, nga i cili varet fati i shqiptarëve të trevës sonë. Sigurisht se është një sfidë e veçantë, por që ka peshë dhe përgjegjësi, për një jetë më të mirë në këtë vend e në këtë tokë.

Reagim nga Arbër Pajaziti “Ata që vërtet merren me informim vetëm se u nënçmuan”

Vjet i bëri asfalt, këtë vit i nënçmoj

Pushteti lokal në Bujanoc dita-ditës po dëshmon se e ka humb rrugën keq dhe se është futur në një humnerë nga e cila shumë zor e ka që të nxirret.

Derisa vitin e kaluar të gjitha mjetet për media u çuan në asfalt, këtë vit ata që vërtetë merren me informim vetëm se u nënçmuan. Sikur se gjatë punësimeve, koalicioni „gjithëshqiptarë“ nuk harroi pa e nderuar një media, pronari i së cilës është i lidhur ngusht me SNS-in. Me plot 20% përqind nga „hisja“ mediale u nderua zotëriu nga Vranja, kurse pjesën tjetër e ndanë „bosët“ partiak për portalet dhe zyrtarët e tyre por edhe për nëpunësit dhe simpatizantët. Si zakonisht, ata që vërtetë merren me gazetari mbetën nën hije.

Pa u keqëkuptuar nga askush dhe pa dashur t’i hyjë në hatër ndonjë mediumi të mirëfillt, konsideroj se ky është turpi i rradhës i këtij pushteti. Vallë deri kur kështu me anime për analfabetizëm dhe interese klanore?

Mos „gazoni“ në secilën lëmi. A nuk po e vëreni se ku po prekni po e djegni!

2 Prilli, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prilli është Dita Botërore e Autizmit, e cila synon te rris ndërgjegjësimin lidhur me CSA duke synuar uljen e paragjykimeve dhe diskriminimin. Në 2018 CDC përcaktoi se 1:59 fëmijë diagnostikohen me CSA, sot ky numër është rritur.

Prindër, edukator inkurajoni fëmijët tuaj të përshtaten, ndihmojnë,pranojnë,duan dhe mbi të gjitha mos të paragjykojnë fëmijët me autizëm.

Fëmijët me autizëm janë unik si gjithë fëmijët e tjerë por mënyra si e perceptojnë botën dhe manifestojnë emocionet i bën ata të duken ndryshe. Fakti qe ne hasim vështirësi për ti kuptuar nuk do të thotë se ata nuk dinë të komunikojnë.

Fëmijët me autizëm kanë një botë plot ngjyra. Botë për të cilën ne duhet të punojmë për gjetjen e mënyrave të duhura për të hapur dyert e saj. Prindër, edukatore mësojuni fëmijëve të mos shohin vetëm kufizimet te shokët, por cilësitë e tyre.

Fëmijët me autizëm kanë një super memorie, kanë talente në pikturë, këngë, instrumente muzikore, etj. Ata duan të kenë shokë por nuk dinë si, jepjani ju dorën të parët. Prindër, edukatore mësojuni fëmijëve të pranojnë dhe respektojnë atë që është ndryshe, pasi secili nga ne eshte i tille.

Ushqeni shpirtin e fëmijëve me vlera te larta humane, vetëm kështu mund të bëhemi një shoqëri e civilizuar. Mos harro, secili nga ne mund te jetë nëna, babai, motra ,vëllai, shoku, shoqa, mësuesi i një fëmije me autizëm!

AUTIZMI NUK ZGJEDH AUTIZMI FLET!

Zv Kryetari Musliu pjesmarrës në ceremonin e shpalljes “Qytetar nderi” z.Marin Mema

Me ftesë të kryetarit të Gjilanit z.Lutfi Haziri, isha shumë i nderuar që sot të marr pjesë në shpalljen “Qytetar nderi i Gjilanit” shqiptarin e madh z.Marin Mema.

Gjatë fjalës sime, pasi përshëndeta të pranishmit dhe në veçanti z.Hazirin për kontributin e tij në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës Lindore, theksova se Gjilani në vazhdimësi ka qenë në krahë të shqiptarëve të vendit tonë, dhe këtë e ka dëshmuar z.Haziri gjatë gjithë kohës.

Gjithashtu theksova se sot Kosova është e lirë dhe duhet të ndjehet krenar që nëpërmjet aktiviteteve të tilla po vlerëson e po motivon njerëz që po lejnë gjurmë në historinë bashkëkohore të shqiptarëve, që një gjë të tillë ne në Kosovën Lindore nuk po e gëzojmë, ku të pranishmëve i përkujtova se para disa muajve Kuvendi i Bujanocit e vlerësoi me “Qytetar Nderi” ish Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë z.Gent Cakaj, por që një vendim të tillë Beogradi zyrtar e hedhi poshtë. Por pavarësisht të gjithave, ne do të vazhdojmë me përpjekjen tonë prej dekadash për të drejtat tona njerëzore e kombëtare.

Krenar me Gjilanin dhe udhëheqësin e saj z.Lutfi Haziri.

Në Bujanoc arrijnë 800 doza të vaksinës “Astra Zeneca”, Dr.Afërdita Mustafa fton qytetarët për vaksinim

Koordinatorja për imunizim pranë Shtëpisë Shëndetit në Bujanoc, dr.Afërdita Mustafa, ka ftuar qytetarët e Komunës së Bujanocit që të paraqiten për vaksinim, duke bërë të ditur se tashmë vaksinimin mundë ta bëjnë vetëm më nje paraqitje në telefonin e kujdestarisë 060-099-84-00, pa patur nëvojë që të lajmëroheni përmes portalit “e-uprava”.

“Në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, tashmë kanë arritur 800 doza të vaksinës ‘Astra Zeneca’, vaksinë kjo e përdorur shumë në shtetet perëndimore, e në veçanti në Angli. Me ketë rast, ftoj qytetarët e Bujanocit, që të paraqiten për vaksinim, me një thirrje të thjeshtë numrin e kujdestarisë 060-099-84-00, pa patur nëvojë, që të paraqiten përmes portalit ‘e-uprava’. Vaksinimi është e vetmja formë, që po e luftojëm koronavirusin, dhe si e tillë, duhet gjithësecili të vaksinohet” – ka deklaruar për LUGINALAJM, doktoresha shqiptare, Afërdita Mustafa.

Ajo ka deklaruar se pret një përgjegjësi të qytetarëve, duke i’u përgjigjur pozitivisht thirrjes për vaksinim.

Kujtojmë që, tashmë në Bujanoc, deri më tani me dy doza vaksinimi janë vaksinuar mbi 2 mijë qytetar, ndërsa 1 mijë të tjerë, kanë pranuar dozën e parë dhe presin që të marrin edhe dozën e dytë.

Zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit nderon veprën e dëshmorit Daut Sulejmani

Dy dekada nga rënia e Daut Sulejmanit, dëshmorit më të ri të UÇPMB-së

Plotë 20 vite që kur Dauti sakrifikoi jetën e tij, për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Atëherë si 17 vjeçar, djal i ri e në adoleshencë, e tregoi atdhedashurinë dhe burrërinë e tij, duke vetmohuar jetën e për t`i dal përballë vdekjes. Jo për të vdekur, por për të jetuar në përjetësi me epitetin më të çmuar, dëshmor i lirisë.

Kontributi dhe vepra e tij do të jenë në vazhdimësi mision dhe testament për brezat që do të vijnë. Sot, e përkujtuam me homazhe në vendin e lindjes dhe prehjes së tij në fsh.Dobrosin, dhe e vizitova nënën loke, nënën e Dautit, në shtëpinë e saj duke i shprehur mirënjohje për sakrificën e madhe për birin që e ka rritur, dhe ja ka dhuruar atdheut.

Lavdi për Daut Sulejmanin, Lavdi për gjithë dëshmorët e atdheut.