Ballina Blog Faqe 11

Rezultatet e financimit të klubeve dhe organizatave sportive në komunën e Bujanocit për vitin 2021

Vendim për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të sportit për vitin 2021

Komisioni për vlerësimin e programeve dhe projekteve nga sfera e sportit në komunën e Bujanocit, në mbledhjen e mbajtur më datë 16.04.2021, në bazë të nenit 113.parag.1. pika 1. të Ligjit mbi sportin (Gazeta Zyrtare RS nr. 10/16), nenit 6. të Rregullores mbi mënyrën e financimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve në fushën e sportit në Komunën e Bujanocit (Gazeta Zyrtare e Komunës së Bujanocit, nr.19/14) dhe në bazë të Konkluzionit të Këshillit komunal të Bujanocit nr. 400-116/21 nga data 23.04.2021, në lidhje me thirrjen publike të shpallur më datë 18.02.2021, dhe aprovoi këtë Vendim për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të sportit për vitin 2021, me seli në teritorin e komunës së Bujanocit.

Rezultatet për financimin e Shoqërive Kulturoro Artistike në komunën e Bujanocit për vitin 2021

Vendim për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të shoqërive kulturoro artistike për vitin 2021

Komisioni për vlerësimin e programeve dhe projekteve nga sfera e kulturës në komunën e Bujanocit, në mbledhjen e mbajtur më datë 14.04.2021, në bazë të nenit 76.i Ligjit mbi kulturën (Gazeta Zyrtare RS nr. 72/09, 13/16, 30/16, – përm. dhe 6/20), nenit 9. të Rregullores mbi mënyrën e financimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve në fushën e kulturës në Komunën e Bujanocit (Gazeta Zyrtare e Komunës së Bujanocit, nr.19/14) dhe në bazë të Konkluzionit të Këshillit komunal të Bujanocit nr. 400-115/21 nga data 23.04.2021, në lidhje me thirrjen publike të shpallur më datë 25.02.2021, dhe solli këtë Vendim për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të shoqërive kulturore-artistike dhe seksioneve amatore për vitin 2021, me seli në teritorin e komunës së Bujanocit.

Komuna e Bujanocit thirrje qytetarëve për vaksinim

Qeveria e Republikës së Serbisë ka siguruar vakcina të mjaftueshme Pfizer dhe Sputnik V për imunizimin e qytetarëve pa caktuar paraprakisht termin, dhe apelohen të gjithë qytetarët që në numër sa më të madh të fillojnë të vakcionohen.

Në të njejtën kohë, apelohen edhe të gjitha ndërmarrjet publike, institucionet dhe organizatat tjera në komunën e Bujanocit që në kuadër të organizatave të veta të organizojnë grupe të të punësuarëve për vakcinim, por edhe qytetarë tjerë të moshës madhore.

E rëndësisë së veçantë është edhe informimi nga mediat lokale dhe Shtëpia e Shëndetit që të apelojnë qytetarët të vakcionohen për imunizim, duke mos harruar të cekin se vakcinimi do të vazhdojë edhe gjatë vikendit (e shtunë, e diel).

Vuçiq pas takimit me Maas: Serbia dëshiron zgjidhje kompromisi, kemi nevojë për paqe me shqiptarët

Vuçiq para mediave pas takimit tha se Gjermani përkrah fuqishëm dialogun me Kosovën dhe aspiratat e Serbisë për anëtarësim në BE.

Ai gjithashtu tha se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut, dhe të njëjtit proces sipas Vuçiq, do t’i qaset me konstruktivitet me qëllimin e arritjes së një marrëveshjeje.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun dhe unë do të afrohem në mënyrë konstruktive. Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi. Ne nuk duam të refuzojmë të arrijmë një kompromis dhe një zgjidhje, ne besojmë se zgjidhja nuk është një konflikt i ngrirë. Ne kemi nevojë për të ndërtuar paqen me shqiptarët në 100 vitet e ardhshme”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq tutje tha se për të nuk është shumë e lehtë që me gjermanët të bisedojë për çështjen e Kosovës, pasi që ky shtet tashmë e njeh pavarësinë e Kosovën.

Kryetari Arifi realizon takim me kryetarin e komunës së Kamenicës z.Kastrati

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i shoqëruar nga zv.kryetari i komunës Shqiprim Musliu, shefi i kabinetit të tij Sali Salihi dhe këshilltari i Kuvendit komunal Nazmi Duraku janë mirëpritur sot nga kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati dhe zv.kryetari Faton Jakupi.

Në këtë takim është diskutuar avancimi i bashkëpunimit mes dy komunave, si dy komuna fqinje e kufitare dhe mundësia që përmes bashkëpunimeve ndërkomunale të ofrohen kushte sa më të mira infrastrukturore e sociale.

Kryetari Arifi u shprehë i gatshëm që të fillojnë projekte të përbashkëta infrastrukturore që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve të dy komunave, parasegjithash fshatrave të brezit kufitar.

Gjithashtu, edhe nikoqirët e këtij takimi u zotuan për bashkëpunim të ngushtë duke pasur në qendër gjithmonë qytetarin, duke shpresuar që idetë tona për punë të jetësohen së shpejti.

OJQ- Iniciativa qytetare realizon aksion në kuadër të 22 Prillit, Ditës së Tokës

Dita e Tokës: Aksioni i mbjelljes së pemëve në oborret e shkollave të mesme në Bujanoc Sot, u mbollën tetë drunj të llojit plep në oborret e Shkollave të Mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava” në Bujanoc, me rastin e Ditës së Tokës, më 22 Prill, ndërkaq qëllimi i këtij aktiviteti ishte të tregojmë rëndësinë e ruajtjes së ambientit ku jetojmë dhe ngritja e vetëdijes ekologjike.

Drunjët i mbollën nxënësit e këtyre shkollave në bashkëpunim me profesorët dhe stafin administrativ të shkollës, andaj shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij aksioni – tha Koordinatori i Iniciativës Qytetare Amir Aliji. Ky aktivitet u realizua nga Iniciative Qytetare në Beograd me mbështetjen financiare të People in Need në Serbi.

Bujanoci shënon ditën botërore të tokës me aksion për pastrimin e deponive të egra

Dita Botërore e Tokës është shënuar edhe në komunën e Bujanocit me aksionin për pastrimin e deponive të egra, mbeturinave të vendosura përgjatë bregut të Lumit Jugor, afër Qendrës së Pritjes së Refugjatëve në Bujanoc.

Aksioni është realizuar me synimin për të tërhequr vëmendjen për mbrojtjen e mjedisit dhe rrethit në të cilin jetojmë. Bregu i bukur i këtij lumi që zbukuron Bujanocin duhet të shkëlqejë përsëri me shkëlqim të plotë!

Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me komunën e Bujanocit, N.P. Komunalia, Grupi për Fëmijë dhe Rini “Indigo”, UNHCR, Komisariati për Refugjatë dhe Migrim i Republikës së Serbisë, Kompania “Bici Commerce” dhe organizata joqeveritare “Shoqëria Ekologjike” nga Bujanoci.

Aksionit iu kanë bashkuar edhe migrantët të cilët në shenjë falemnderimi për mikpritjen e qytetarëve të Bujanocit, janë angazhuar në aksion për ta pastruar deponinë.

OJQ- Iniciativa qytetare realizon aksion në kuadër të 22 Prillit, Ditës së Tokës

Aksioni i mbjelljes së pemëve në oborret e shkollave të mesme në Bujanoc Sot, u mbollën tetë drunj të llojit plep në oborret e Shkollave të Mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava” në Bujanoc, me rastin e Ditës së Tokës, më 22 Prill, ndërkaq qëllimi i këtij aktiviteti ishte të tregojmë rëndësinë e ruajtjes së ambientit ku jetojmë dhe ngritja e vetëdijes ekologjike.

Drunjët i mbollën nxënësit e këtyre shkollave në bashkëpunim me profesorët dhe stafin administrativ të shkollës, andaj shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij aksioni – tha Koordinatori i Iniciativës Qytetare Amir Aliji.

Ky aktivitet u realizua nga Iniciative Qytetare në Beograd me mbështetjen financiare të People in Need në Serbi.

Përkujtohen dëshmorët e UÇPMB-së Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami

Njëzet e një vite nga flijimi i dëshmorëve të UÇPMB-së Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami

Flijimi i Sherifit dhe Enverit, sot e si në atë kohë, na e përkujton vlerën dhe çmimin e lirisë, që këta dy burra të mëdhenj jetën e tyre e ofruan në këmbim të çlirimit të atdheut e bashkimin e tij. Dhe pikërisht ky moment na e dëshmon se dëshmorët janë faqja më me vlerë e historisë sonë kombëtare. Dëshmorët dhe çlirimtarët janë forca që i dha këtij vendi për një jetë më të mirë në këtë tokë. Sot këtë liri po e gëzojmë falë kontributit të tyre dhe gjakut të tyre.

Ne me krenari e përkushtim do ta jetësojmë amanetin dhe misionin e tyre për liri e çlirim.

Lavdi për Sherifin e Enverin, Lavdi për gjithë dëshmorët e atdheut

EMA: Përfitimet nga AstraZeneca tejkalojnë ndjeshëm efektet anësore

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk identifikoi sot një faktor specifik rreziku për vaksinën AstraZeneca, ndërsa beson se ekuilibri i rrezik/përfitimit mbetet “pozitiv”.

“Asnjë faktor specifik rreziku nuk u identifikua”, tha kreu ekzekutiv i EMA-s, Emer Cooke, në një video-konferencë.

“Një shpjegim i arsyeshëm për këto efekte anësore të rralla është një përgjigje imune ndaj vaksinës”, shtoi ajo, duke theksuar se vaksina është “shumë e efektshme” dhe “shpëton jetë”.

Ministrat e Shëndetësisë të BE priten të takohen përmes video-konferencës për të diskutuar përfundimet e EMA-s.