Ballina Blog Faqe 54

Thaçi paralajmëron dorëheqjen, nëse Kuvendi s’ia aprovon marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për marrëveshjen e pritur me Serbinë dhe për rishikimin e kufirit mes dy vendeve.

Kreu i shtetit të Kosovës deklaroi se nëse marrëveshja me Serbinë nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, ai do të japë dorëheqje, për ta dërguar atë në referendum.

“Edhe kritikët të mos mendojnë që do të shkel Kushtetutën. Kushtetutën nuk e shkel kurrë, por për ta ndryshuar po. Mund të arrijmë marrëveshjen, pastaj i propozohet Kuvendit të Kosovës, i cili e aprovon ose jo. Nëse Presheva, Medvegja dhe Bujanovci i bashkëngjiten Kosovës me marrëveshje, dhe Kuvendi i Kosovës nuk e aprovon, unë jap dorëheqjen ose shpall referendum”, ka deklaruar Thaçi në Report Tv.

“E di që në referendum fitoj 80%, sepse 99% e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc e përkrahin bashkëngjitjen me Kosovën, dhe rreth 75-80% e qytetarëve të Kosovës aktualisht e mbështesin këtë bashkëngjitje. Kështu që unë po përçoj vetëm vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe të Preshevës”, është shprehur ai.

Ai mohoi që marrëveshja përfshin lëshim të territoreve nga Kosova. 

Presidenti i Kosovës deklaroi se është gati që të shkojë në Hagë, nëse Gjykata Speciale e thërret.

Thaçi po ashtu i bëri thirrje Haradinajt nga Tirana që të heqë taksën për mallrat nga Serbia, duke vlerësuar se ato po futen kontrabandë dhe miqësia me SHBA-në po dëmtohet. 

Thaçi e ka cilësuar Haradinajn rrezik për Kosovën, dhe ka parashikuar fat të keq për të.

Facebook Messenger sjell opsionin e fshirjes së mesazheve, pas dërgimit të tyre

Përdoruesit e Facebook Messenger duhet të shohin një opsion të ri në ditët e ardhshme kur zgjedhin të fshijnë mesazhet e tyre në grupe apo mesazhe. “Hiq për të gjithë” do të jetë në dispozicion për 10 minuta pasi të keni dërguar një mesazh dhe do ta bëni atë në mënyrë që të jetë e padukshme për pjesëmarrësit e tjerë në bisedë.

Për referencë, Google Gmail ofron një opsion të ngjashëm “unsend”, por vetëm për pak sekonda pas dërgimit të email-it.

Opsioni i tanishëm i fshirjes, që do të ri-titullohet si “Remove for you”, do të jetë ende në dispozicion për çdo mesazh në çdo bisedë. Përdoruesit e tjerë do të jenë ende në gjendje ta shohin mesazhin nëse ata vetë nuk kanë zgjedhur ta heqin atë nga të dhënat e tyre.

CNET raporton se testimi është bërë në Poloni, Bolivi, Kolumbi dhe Lituani, mes tregjeve të tjera.

Apple sjell shërbimin e shfaqjes së filmave, muajin e ardhshëm

Më në fund, Apple do të zbulojë shërbimin e tyre të transmetimit të videos në një ngjarje muajin e ardhshëm, sipas raportit të fundit. Rivali i Netflix, i cili tashmë ka një numër projektesh të profilit të lartë, pritet të jetë në dispozicion nga marsi.

Shërbimi i parapagimit mujor pritet të ndjek hapat e Netflix ose Amazon Prime Video dhe të ofrojë një përzierje të filmave të veçantë. Është e paqartë nëse Apple do të ofrojë një model me nivele – me disa veçori si cilësia e imazhit Ultra HD, abonimet mujore më të shtrenjta etj.

Eshtë informuar se Apple ka investuar më shumë se 1 miliardë dollarë për përmbajtjen origjinale, përfshirë një ringjallje të serisë së Steven Spielberg të vitit 1985, Amazing Stories, një seri dramash ende e pa titulluar nga regjisori i  La La Land etj.

Instagram po e kopjon sistemin e koleksionit të fotografive të Pinterest

Platforma e shpërndarjes së fotografive Instagram, po e huazon një ide tjetër nga Pinterest.

TechChrunch raporton se rrjeti që është në pronësi të Facebook, ka vënë në Android opsionin ‘Collection’ që shërben për grumbullimin e fotografive, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, shfrytëzuesit kanë mundësi që të koleksionojnë fotografitë, në mënyrë që t’i shpërndajnë atë të përbashkëta te miqtë virtualë.

Pronarët e koleksioneve, mund t’ju japin mundësi të tjerëve, që të kontribuojnë në pasurimin e fotografive.

Kjo mundësi është zbuluar së pari nga Jane Manchun Wong, që i është dhënë mundësia nga një grup inxhinierësh, të kontribuojë me imazhe për projektet e tyre.

Kur Instagram vendosë ta bëjë publik këtë opsion, pritet që vetëm të përditësohet aplikacioni dhe të nisë grumbullimi i fotografive nëpër koleksionet e dëshiruara.

Kur duhet të pimë ujë gjatë ditës dhe cilat janë efektet nëse i përmbahemi orarit?

Kemi dëgjuar dhe lexuar shpesh se uji është përbërës shumë i rëndësishmë për funksionimin normal të organizmit të njeriut. Sidoqoftë, pirja e ujit ka efekte të ndryshme në periudha të caktuara gjatë ditës.

Pirja e ujit  menjëherë pas zgjimit nga gjumi ndihmon në aktivizimin e organeve të brendshme të organizmit, ndërsa nëse pini ujë 30 minuta para se të hani ushqim, do të keni tretje më të mirë.

Kur pini ujë para pastrimit të trupit me ujë të nxehtë, kjo do ta ndihmojë organizmin që ta luftojë shtypjen e lartë të gjakut. Përndryshe, nëse pini ujë para gjumit, do ta zvogëloni rrezikun nga sulmi në zemër, shkruan “Demic”,

Psikologia turke: byreku ua “shkatërron” trurin

Psikologia turke, Nejla Avci ka bërë një deklaratë me të cilën i ka çuditur, por edhe frikësuar të gjithë.

Ajo ka thënë se byreku ndikon negativisht në zhvillimin e trurit. Këtë deklaratë, ajo e ka bërë gjatë seminarit me temë “Mungesë vëmendjeje të çrregullimit hiperaktiv”.

Më tej psikologia turke ka thënë se ushqimet me sheqer të tepërt dhe karbohidrate janë duke ndikuar negativisht në zhvillimin e trurit.

“Çdo lloj ushqimi si byreku apo bugaçja ndikon në masë të madhe në çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes. Byreku pengon zhvillimin e trurit. Ndërsa sheqeri me energjinë e tepërt që jep, në mënyrë negative ndikon mbi trurin”, deklaroi ajo në seminar.

Dijana Ziviq emërohet ministre e Bujqësisë

Dijana Ziviq do të jetë nga sot në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lajmin për emërimin Ziviq në krye të MPBRZH-së e ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj. 

“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj.

Veljanovski përçan koalicionin LSDM-BDI!?

Ish-kreut të Kuvendit të Maqedonisë, deputetit aktual të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovskit nuk i merret imuniteti i deputetit. I gjykuari mbi dyshimet për organizimin e 27 prillit të përgjakshëm, do të mbrohet në liri. Pas dështimit të një dite më parë për të votuar në kohë për imunitetin e Veljanovskit, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi fajin e hodhi te deputetët, konkretisht te deputeti i LSDM-së Muhamet Zekiri. Xhaferi nuk pranoi të ketë shkelur me qëllim afatin, duke thënë se ai nuk mbron askënd, aq më pak ata që kanë probleme me ligjin.

“Seanca është ndërprerë për shkak të sjelljes së deputetëve, e sidomos deputetit të shumicës Muhamed Zeqiri. Këtë mund ta vërtetoni në regjistrimet arkivore të Kuvendit. Çfarë ka thënë dhe si ka thënë, mendoj se nuk është vendi që unë ta përsëris. Fakti që kalon afati për vendimmarrje nënkupton se Parlamenti nuk ka vendim ose me fjalorin juridik, Parlamenti nuk lejon kërkesën e organit përkatës”, tha Xhaferi.

Zekiri kondërshtoi akuzat e Xhaferit dhe ngriti pyetjen për një koordinim të mundshëm mes kryeparlamentarit dhe VMRO-DPMNE-së.

Në mënyrë kategorike i hedh poshtë pohimet e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi se unë jam shkaku pse ai nuk ka arritur deri në mesnatë të mbyll votimin për pikën e rendit të ditës. Opinioni kërkon përgjigje “A ka pasur mbrëmë kalkulime apo jo” ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet të përgjigjet e jo të kalkulojë siç e bëri në konferencën e shtypit”- theksoi deputeti i LSDM-së Zekiri.

Pas situatës së krijuar në seancën e fundit, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski njoftoi se ata nuk do të marrin pjesë në koordinimet e mëtejme, për aq kohë sa Xhaferi nuk sqaron situatën dhe për aq kohë sa organet e partisë nuk vendosin për hapat e ardhshëm.

BDI-ja, e gjendur në qendër të akuzave për shkak të mospjesëmarrjes së deputetit të saj gjatë votimit në Komisionin amë për imunitetin e Veljanovskit, fajëson kreun e Komisionit Pavle Bogoevski.

Komisioni për çështje të imunitetit, në mungesë të anëtarit të BDI-së, kishte votuar me 4 vota “për” dhe 4 “kundër” dhe nuk kishte një propozim konkret për Kuvendin.

“Asgjë mbrëmë nuk do të ndodhte në rast se kryetari i Komisionit për mandat dhe imunitet nuk do të merrej vesh me VMRO-DPMNE-në, duke e përjashtuar BDI-në dhe duke e bërë votimin në ora 21 në marrëveshje midis atyre dy partive dhe pa na njoftuar neve fare”,- theksoi Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Bogoevski, nga ana tjetër, sqaroi votimin në Komision dhe ngriti dilema mbi një skenarë të mundshëm koodinimi BDI-VMRO.

“Kur votohej në Komision unë në tri raste kam tentuar ta kontaktoj kolegen Mirsada Emini Asani dhe i dërgova SMS porosi. Ajo dy herë ma ndali telefonin. Herën e tretë me siguri gabimisht e hapi telefonin dhe 12 sekonda heshti para se ta ndërpresë lidhjen. Nga atëherë unë ndalova tentimin që t’i lajmërohem”, tha Bogoevski.

Akuzat dhe kundërakuzat hodhën dritë mbi mundësinë e një krize mes koalicionit të shumicës, gjë të cilën disa nga deputetët tërthorazi e pranuan. Përveç mos-heqjes së imunitetit të Veljanovskit, Kuvendi do të njoftojë gjykatën  edhe për mos-heqjen e imunitetit të deputetit tjetër të VMRO-së Lupço Dimovski, për të cilën seancë po ashtu kanë skaduar afatet ligjore.

Veljanovski gjykohet me akuzën për organizim të 27 prillit, në kohën kur drejtonte seancën konstituive si ish-kryeparlamentar.

/Fatlume Dervishi – Alsat/



Bayerni ndan 120 milionë euro për Asension

Bayern ka ndarë rreth 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Marco Asensio.

Bavarezët shkojnë në rindërtimin e ekipit një vit, ndërsa Arjen Roben dhe Frank Ribery janë në rrugëdalje dhe spanjolli është etiketuar si një nga pasardhësit e tyre, sipas spanjollit Don Ballon.

Kjo është arsyeja pse gjiganti bavarez është i gatshëm të paguajë për të sjellë lojtarin që nuk luan rol të madh në ekipin e Santiago Solarit.

Asensio dëshiron të largohet nga Madridi dhe kushti i vetëm për të ndryshuar mendje do të ishte nëse do t’i sigurohet një vend në ekipin e parë.

Reprezentuesi 23-vjeçar spanjoll këtë sezon ka shënuar pesë gola në 31 ndeshje për kampionët aktualë evropianë, por kryesisht ka startuar si rezervist.

Gjithashtu u raportua që Los Blancos kanë ofruar një shumë të majme të parave plus Asensio për të transferuar Mohamed Salahun.

Ndryshe, rekordmeister është në pozitën e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me tre pikë pas Borussia Dortmundit.

Bleona Qereti në Oscar 2019! Çfarë veshi këngëtarja shqiptare në ngjarjen e rëndësishme botërore?

Nuk mungoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar dhe shqiptarja Bleona Qereti. 

Këtë herë, ndryshe nga daljet e tjera, që janë kthyer në të bujshme për shkak të veshjes së saj, këngëtarja ka impresionuar për mirë.

Për pamjen e sj është kujdesur një ekip shqiptar. Bleona ka shkëlqyer me fustanin e dizenjuar nga Valdrin Sahiti dhe grimin e Lili Islamit.
Vetë këngëtarja ka publikuar foto nga ceremonia Oscar, ndërsa me siguri i ka munguar buja e dikurshme në mediat botërore.