Ballina Blog Faqe 55

Ushqimi që ulë rrezikun për sëmundje të zemrës në 20%

Ngjyra e errët në boronica mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 20 përqind, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit gjetën se ata që konsumojnë 200g boronica në ditë për një muaj përmirësuan funksionin e enëve të gjakut dhe ulën presionin e gjakut tek njerëzit e shëndoshë.

Për më tepër, studimi sugjeron se boronicat mund të jenë po aq efektiv sa sa tabletat për menaxhimin e tensionit të gjakut të përshkruara nga mjekët.

Të gjitha këto përfitime vijnë si pasojë e një kemikati që i jep boronicës ngjyrën e kaltër, e quajtur anthocyanin.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/shneta/ushqimi-qe-ule-rrezikun-per-semundje-te-zemres-ne-20-629151/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Bayerni triumfon ndaj Herthas, barazohet me pikë me Dortmundin

Bayern Munichu e ka fituar ndeshjen e xhiros së 23-të të Bundesligës, kundër Herthas, me rezultat 1:0. Këto tre pikë kanë bërë që kampioni në fuqi gjerman të barazohet me pikë me liderin e ligës, Dortmundin.

Kjo fitore është mjaft e rëndësishme për skuadrën e Niko Kovacit, pasi që ata tani e kanë shtuar presionin mbi rivalin, Dortmundin, i cili do të zhvillojë ndeshjen e kësaj xhiroje nesër, raporton Gazeta Express.

Përkundër që ndeshja përfundoi me vetëm një gol, gjatë ndeshjes Bayerni pati mundësi që ta fitojë ndeshjen në mënyrë më bindëse, pasi që futbollistët e këtij klubi i patën edhe tri raste të tjera të mira për të shënuar.

Golin e fitores e shënoi, në minutën e 62-të, Javi Martinez, pas një harkimi të mirë të James Rodriguezit nga korneri.

Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për Herthan, pasi që Karim Rekik u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e 84-të të ndeshjes, për një ndërhyrje ndaj Robert Lewandowskit .

Ndeshjen e radhës, Bayerni do t’i shkojë mysafir Monchengladbachut, të shtunën, përsëri në kuadër të Bundesligës. Ndërsa, Hertha do të tentojë të kthehet nga kjo disfatë në ndeshjen kundër Mainzit, në shtëpi.

Allegri, pas veprimit të Ronaldos: “Cristiano është më i miri në botë”

Për Allegrin, “Cristiano Ronaldon është më i miri në botë” dhe nuk i intereson gjesti që bëri në Madrid.

Cristiano Ronaldo ishte konfuz në lojë dhe në sjellje, në “Wanda Metropolitano”.

Gjatë ndeshjes me Juventusin dhe pas saj, ku Atletico fitoi 2-0, CR7 bëri një gjest ndaj tifozëve vendës, të cilët e ofendonin në kor gjatë gjithë kohës, duke u treguar njërën dorë se ka fituar 5 trofe të Champions League.

Në zonën mix, CR7 gjithashtu tha “unë kam fituar pesë Champions, Atletico zero”.

Lidhur me veprimin e CR7, është pyetur trajneri i Juves, Max Allegri.

“Veprimi i CR7? Cristiano është lojtari më i mirë në botë dhe ai transmeton qetësi në dhomën e zhveshjes”, tha Allegri.

“Në Madrid u paraqit mirë”.

Ronaldo ka shënuar 21 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/allegri-pas-veprimit-te-ronaldos-cristiano-eshte-me-i-miri-ne-bote-629577/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Analistët thonë se zgjedhjet nuk i konvenojnë as Veselit, as Haradinajt

Taksa e vendosur ndaj Serbisë, ka shkaktuar plasaritje të madhe brenda koalicionit qeverisës dhe kjo po vërehet çdo ditë në deklaratat e zyrtarëve të PDK-së dhe AAK-së. Por, pavarësisht kësaj, analistët nuk po i shohin zgjedhjet si opsion.

Madje, edhe LDK-ja, e cili në vazhdimësi ka kërkuar zgjedhje, së fundi ka thënë se është e nevojshme një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila krahas përmbylljes së procesit të dialogut, do ta përgatiste vendin për zgjedhje të reja.

Këtë ofertë të LDK-së, analisti Imer Mushkolaj e sheh si joserioze.

“Është më shumë për t’u treguar ndërkombëtare, respektivisht për ta përballur presionin që i bëhet se ja e kemi një opsion për të dalë nga kriza, por realisht nuk është opsioni i mundshëm, duke pasur parasysh qëndrimin e njohur të Vetëvendosjes, e cila në bazë të qëndrimit të deritashëm, nuk besoj se do të jetë pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.

Por, a janë zgjedhjet zgjidhje? Mushkolaj thotë se pavarësisht situatës brenda koalicionit qeveritar, asnjërit prej partnerëve nuk iu konvenojnë zgjedhjet, për vetë faktin se taksa si shkaktar, është një element populist.

Edhe analisti tjetër, Blerim Burjani, nuk sheh zgjedhje të reja në këtë moment të dialogut me Serbinë, e po ashtu duke pasur parasysh edhe mosfunksionalizimin e KQZ-së, që, sipas tij, presidenti po e mban peng.

Ai thotë se mund të formohet një qeveri kalimtare pa AAK-në, Vetëvendosjen dhe PSD-në.

“Unë nuk pres zgjedhje të jashtëzakonshme, por vetëm riformulim të Qeverisë. LDK-ja tashmë ka dhënë sinjalet e para se është e interesuar të jetë pjesë e qeverisjes së re dhe me një marrëveshje të re, LDK, PDK dhe Nisma. Këta mund ta formojnë një qeveri kalimtare”, tha Burjani.

Zgjedhje apo riformulim i Qeverisë, kjo mbetet të shihet, por përplasjet brenda partnerëve të koalicionit tashmë kanë dalë haptazi. Përderisa kryeministri Haradinaj dhe zyrtarët e tjerë të AAK-së janë këmbëngulës që taksa ndaj Serbisë të mos hiqet, zyrtarë të PDK-së, ministra e zëvendësministra kërkojnë reflektim nga shefi i tyre në Qeveri.

Sidoqoftë, sipas analistit Imer Mushkolaj, zgjedhje mund të ketë, vetëm nëse SHBA-ja është e interesuar për një gjë të tillë dhe nëse Haradinaj shihet vërtet si pengesë në planet e SHBA-së për ta çuar përpara dialogun me Serbinë.

Talat Xhaferi sugjeron të mos stërzgjatet dialogu Kosovë-Serbi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi konsideron që Kosova nuk duhet të lejojë të stërgjatët procesi që e dërgon vendin në një marrëveshje finale me Serbinë.

Sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme për popullin e Kosovës.

Pasi Maqedonia arriti të zgjidh konfliktin 30 vjeçar mbi emrin, që e kishte me Greqinë, vendit iu hapën dyert për anëtarësim në NATO.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi thotë për KosovaPress, se bëjnë përpjeke që edhe Kosova të jetë prezentë në organizatat ndërkombëtare.

Duke iu referuar përvojës së Maqedonisë, në konfliktet që kanë të bëjnë më fqinjët, Xhaferi sugjeron që të shfrytëzohen përvojat e tyre dhe Kosova mos të lejojë të stërgjatët procesi me Serbinë.

“Si vend fqinj normal që bëjmë përpjekjet që Kosova të jetë prezent në të gjitha organizmat dhe veprimet ndërkombëtare që ndodhin, dhe për këtë arsye mendoj që u takon institucioneve të Kosovës dhe popullit të Kosovës, që edhe duke iu referuar përvojës tonë tre dekadëshe për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me fqinje. Nuk do mend që sugjerimi është që ato përvoja të shfrytëzohen dhe mos të lejojnë që proceset të stërgjatën me dekada, por të gjendet zgjidhje që do të jetë e pranueshme për popullin e Kosovës, për institucionet e Kosovës dhe normal për të dy palët për faktin që çështja ka të bëjë me raportet dy palëshe dhe në këtë aspekt… Këto janë çështje për të cilat kurdo duhet të ketë një vendim, marrëveshje, konform asaj çka janë pritshmëritë e qytetarëve”, thotë ai.

Në Kosovë po flitet se një marrëveshje finale me Serbinë do të mund të ndodh brenda këtij viti.

Megjithatë, dialogu aktualisht ka ngecur, meqë pala serbe nuk po i përgjigjet tavolinës në Bruksel pas taksës 100%, që Qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve që vijnë nga Serbia, si përgjigje ndaj fushatës së egër të shtetit fqinj në politikën e jashtme të Kosovës.

Ndërkohë në Maqedoni është shënuar historia duke u mbyllur konflikti 30 vjeçar që e kishin me Greqinë mbi emrin.

Si rrjedhojë e kësaj, më 6 shkurt të këtij viti vendet anëtare të NATO-s kanë nënshkruar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe ushtarake.

E kjo erdhi pasi Kuvendi i Maqedonisë miratoi me 81 vota pro ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit- Republika e Maqedonisë së Veriut.

Rama për ‘La Republica’: Berisha është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri

Situata politike në Shqipëri ka ngjallur mjaft interes në shtetin fqinj, Italinë. Gazetarë të mediave të rëndësishme italiane kanë qenë në vendin tonë, pas protestave dhe djegies së mandateve të deputetëve të opozitës së bashkuar, ku kanë marrë në intervistë kryeministrin Edi Rama dhe liderët e opozitës. 

Në një intervistë për ‘la Republica”, kreu i qeverisë shqiptare thekson sërish se djegia e mandateve nuk është ide e mire, por thotë se teknikisht parlamenti mund të ecë përpara pa probleme. Thotë se në protestë nuk është populli por administrata e PD-së, dhe se e gjitha është 100 % luftë për pushtet. Gjithçka “dirigjohet” nga Berisha – thotë Rama – i cili është “shefi” – siç ai shprehet ndërsa Basha, administratori i deleguar.

Pyetet edhe për deklaratat e forta të ish-kryeministrit Sali Berisha se njerëzit do ta hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë ta ta eliminuar është një plumb. Por Rama përgjigjet duke risjellë në memorien e tij deklarata edhe më të forta. “Ka thënë edhe më keq se kjo. Është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri, ai kështu është dhe unë nuk i përgjigjem”.
Intervista e Kryeministrit për “La Republica”

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej vitit 2013, a ndiheni i rrethuar?

S’bëhet fjalë. Kjo nuk është një protestë e popullit. Nuk janë as jelekëverdhë, as sindikalistë, as studentë. Nuk janë as anarkistë! Është vetëm një pjesë e politikes që ka zbritur në shesh, pak për pushtet e pak nga frika.

Frikë nga çfarë?

Frikë se mos shfarosen definitivisht. Është një e djathtë e vjetër, që u dërgua në shtëpi 5 vjet e gjysmë më parë nga votat e shqiptarëve. Tashmë i druhen reformës në drejtëësi që po bëjmë me Bashkimin Europian për të luftuar korrupsionin, kancerin e vërtete të këtij vendi. Prokurorë, gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë të korruptuar do ikin të gjithë! Këtë kanë frikë ata.

Në shesh kërkojnë dorëheqjen tuaj. Dhjetëra-mijëra persona. Ju thoni se as nuk e mendoni dorëheqjen. A jeni i sigurt se do t’ja dilni të ecni përpara?

Imagjinoni sikur të ndodhte në Itali, kjo që po ndodh tek ne, deputetët e opozitës dorëzojnë mandatet dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga populli që të largohet. Kjo nuk është demokraci, është tirani e minorancës. Ne kemi marrë një detyrë nga populli dhe do ta respektojmë.

Më falni por është një situatë anormale, sidomos për një kryeministër socialist e progresist, një parlament pa opozite?

Për demokracine parlamentare sigurisht nuk është gjë e mirë, por teknikisht mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.
Kush dhe cfarë qëndron pas protesave dhe sulmeve kundër jush. Në shesh ishin shumë të papunë, njerëz të varfër.
Të gjitha bashkitë e administruara nga të djathtet, të enjten ishin mbyllur. Liderët e opozitës i sollën në protestë të bënin figurantët poshtë parlamentit. Janë 3-4 mijë persona që varen nga të djathtet. Paguhen për të ardhur në protestë.  Por unë jam nga ata që kanë patur gjithmonë respekt për protestat, i dëgjoj të gjithë. 

Për shumë njerëz, ky kaos duket si luftë për pushtet. A është kështu?

100% po

A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga armiku juaj historik Berisha?

Armiqte e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.

Pyetja: Ish-presidenti Berisha ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush: thotë se njerëzit do ta hedhin në lum, dhe se e vetmja mënyrë për t’ju eleminuar është një plumb.
 Ka thënë edhe më keq se kjo. Është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri, ai kështu është dhe unë nuk i përgjigjem. Më kujtohet që thoshte se më keq se komunistët janë anti-komunistët. Ja, Berisha i ka shërbyer në fillim komunizmit dhe pastaj u bë anti-komunist. Për fat të mirë ne nuk jemi më në epokën e plumbit, por të fjalës, të dialogut. Unë refuzoj logjikën e fushës së lojës ku duhet domosdoshmërisht të asgjësohet kundërshtari
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/rama-per-la-republica-berisha-eshte-penduar-qe-nuk-me-vrau-kur-ishte-ne-qeveri-629573/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Pas babait, SHBA akuzon për trafik droge edhe dy djemtë e El Chapo-s

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar dy djemtë e bosit të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzmán për komplot të shpërndarjes së drogës së importuar në vend, njoftoi Departamenti i Drejtësisë të enjten.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, aktakuza ndaj Joaquin Guzmán Lopez, 34 vjeç dhe Ovidio Guzmán Lopez, 28 vjeç, të cilët Departamenti i Drejtësisë thotë se besohet të jetojnë në Meksikë, është ngritur javën e kaluar.

Momenti i përplasjes së dy anijeve gjigante në portin e Buenos Airesit (Video)

Pasagjerët që ishin në dy anije gjigante u frikësuan tej mase kur panë se ato u përplasën me njëra-tjetrën, duke bërë kështu që të dëgjohet një zhurmë shumë e madhe.

Bëhet fjalë për anijet MSC Poesia dhe MSC Orchestra, që të dyja në pronësi të kompanisë zvicerane MSC Cruises, ndërsa përplasja ka ndodhur në portin detar të Buenos Airesit të Argjentinës, transmeton Telegrafi.

Xhaka në fund të ndeshjes kacafytet me serbin Dubajic

Granit Xhaka në fund të ndeshjes ka pasur problem me serbin e Bate Borisovit, Bojan Dubajic.

Arsenali arritur ta mposhtur Bate Borisovin mer rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese pasi të parën e kishte humbur 1-0.

Kur e kuptoi se u dënua me 47 vite burgim, iu vërsul avokatit – e rrahu brutalisht edhe pse me pranga në duar (Video)

Kur David Chislton dëgjoi në sallën e gjyqit në Cleveland se është dënuar me 47 vite burgim, iu vërsul avokatit mbrojtës duke e rrahur brutalisht edhe pse i kishte prangat në duar.

Aaron Brokler është rrëzuar në tokë, kurse menjëherë reaguan policët për ta “neutralizuar” të dënuarin. Aty u krijua një situatë kaotike, pasi nuk i bindej urdhrave të policisë dhe refuzonte të dorëzohej, transmeton Telegrafi.

“Iu afrove t’i them diçka kur befasisht ndjeva një goditje të fortë në fytyrë. Më kujtohet që jam rrëzuar dhe aty kam humbur vetëdijen. Edhe pse veprat e tij kriminale ishin shumë serioze, mendoj se për të ai numër (47 vite) ishte i madh dhe kështu mendoi ta shfryn mllefin në mua”, ka deklaruar avokati.

Chilston është dënuar për shumë vepra kriminale, kurse në vitin 2017 kishte marrë peng një vajzë dhe kërcënonte policinë se do ta vret. Gjithashtu i kishte vënë flakën një apartamenti duke detyruar dhjetëra familje të evakuohen. Tani ndaj tij pritet të ngritet një padi tjetër, atë për sulm ndaj avokatit. /