Ballina Blog Faqe 58

Shiti virgjërinë për dy milionë funte, për 23-vjeçaren “luftoi” edhe një futbollist – por fitoi një politikan japonez (Foto/Video)

jë modele e re që ka nxjerrë në shitje virgjërinë në internet, pretendon se ka siguruar shumën prej 2 milionë funteve.

Mahbuba Mammadzada, 23-vjeçe nga Azerbajxhani, u bë kryelajm gjatë vitit të kaluar kur deklaroi publikisht se ka nxjerrë në shitje virgjërinë, kurse këtë javë kjo marrëveshje është arritur për 2 milionë funte, transmeton Telegrafi.

Shoferi i dehur humb kontrollin mbi timonin, futet në trotuar me shpejtësi të madhe – godet dhjetëra shtylla elektrike dhe vetura (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një shofer i dehur humb kontrollin mbi timonin, dhe futet me shpejtësi të madhe në trotuar dhe për pak sa nuk e godet një këmbësor, megjithatë dhjetëra shtylla elektrike i shkatërron.

Ngjarja është filmuar në Jersey City në New Jersey, ku shihet një veturë duke lëvizur me shpejtësi të madhe në trotuar, ndërsa një person që ishte ulur në skaj të trotuarit për ta ndezur një cigare për pak sa nuk goditet, transmeton Telegrafi.

https://www.facebook.com/ABCNews/videos/545840439242673/Pas këtij incidenti, policia ka identifikuar shoferin, John Wilson, 47-vjeç. Sipas tyre, shoferi ishte i dehur dhe kishte humbur kontrollin mbi timonin derisa lëvizte me shpejtësi të madhe.

Si rezultat i shpejtësisë së madhe ai godet disa shtylla elektrike dhe dhjetëra vetura, megjithatë nuk raportohet për të lënduar. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia dhe gazetarët, vendi ku kishte ndodhur aksidenti ngjante me një zonë lufte, pasi gjithçka ishte e shkatërruar. 

https://www.facebook.com/ABCNews/videos/545840439242673/

Beogradi “zbulon” pse Trumpi ngutet ta zgjidhë “nyjën” e Kosovës

Amerika ngutet ta zgjidh nyjën e Kosovës, sepse zvarritja e këtij problemi mund ta zhvendos në duart e Rusisë, e cila do të ketë ndikim shumë më të madh në Komisionin Europian pas zgjedhjeve të ardhshme për këtë organ, shkruan sot “Blic” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Prandaj, njerëzit e Trumpit po bëjnë trysni ndaj shqiptarëve që sa më parë të vazhdojnë dialogun me Beogradin. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i ka thënë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të shfrytëzojë rastin për arritjen e marrëveshjes historike gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Cilat janë arsyet amerikane?

Bashkimi Europian thuaja heshtas po ndjek çfarë me muaj po ndodhë në relacionin Beograd-Prishtinë. Siç shprehet “Blici”, edhe kur shqiptarët u shfaqën me provokimin më të keq, BE u dërgoi këshilla të dy palëve që të jenë të matura. Nga ndëshkimet dhe kokalla që do të duhej të ishin të pritshme në këso situatash, dhe që në të kundërtën pushteti në Serbi nuk do të kursehej, nuk ndodhi gjë. Brukseli në këtë mp[mënyrë, ndoshta me pavetëdije, ua la të mëdhenjve dhe atyre më me ndikim. Uashingtoni e pa rastin. Nëse i bën presion Prishtinës dhe deri në pranverë të vitit 2019 ia del që të arrihet marrëveshja, do të merrte meritat.

Prandaj shkuarja e papritur e Thaçit në Shtetet e Bashkuara dhe bisedimet me njerëzit nga administrata e Trumpit. Por shtrohet pyetja sa mund të kryej punë, meqë mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, raportet nuk janë aq të mira dhe kanë pikëpamje të ndryshme në lidhje me marrëveshjen e mundshme.

Nëse, nga ana tjetër, nuk arrihet marrëveshja deri në pranverën e vitit 2019, siç është planifikuar, në institucionet europiane do të ndryshojnë rrethanat, dhe atëherë me siguri e gjithë puna nuk do të mund të kryhet as deri më 2025. Sepse, pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian, do të ndryshojë përbërja edhe e Komisionit Europian. Këtë e ka përmendur edhe ish i deleguari i BE-së për Kosovën, Volfang Petritsch, KE-ja do të jetë në gjendje të veprojë deri në prill… rikujton “Blici” i Beogradit.

Po sipas kësaj gazete, Rusisë nuk po ngutet. Shërbimi sekret gjerman ka zbuluar kontakte mes njerëzve të Putinit dhe përfaqësuesve të pushtetit në Prishtinë. Për këto raporte risht të ndërtuara po interesohen edhe njerëzit e Trumpit, Emanuel Macronit, Angela Merkelit…, transmeton Koha.net.

Në një nga këto takime, në pyetjen se “a mos ka në horizont një afri mes Moskës e Prishtinës”, përfaqësuesi i njërës nga ambasadat është përgjigjur se Rusia po bën gjithë çfarë po mundet që të pengojë arritjen e marrëveshjes mes serbëve e shqiptarëve, meqë druan për pozicionin e vet në këtë pjesë të Europës.

“Nëse serbët e shqiptarët merren vesh, rusët druajnë se nuk do të jenë më të rëndësishëm për askënd dhe se do të humbasin gjithë ndikimin që kanë në Ballkan”, thirret “Blic” në burimet e tij.

Presidenti serb tregon se deri kur do të ketë paqe në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka guxim ta zgjidhë çështjen e Kosovës dhe se “paqe do të ketë gjithnjë derisa të mos sulmohen fizikisht serbë në Kosovë”, transmeton Koha Ditore.

“Paqe do të ketë gjithnjë derisa të mos sulmohen fizikisht serbët dhe derisa të mos fillohet me vrasjen e tyre. Këtë nuk do të mund ta duroja“, citon tv prva të ketë thënë Vuçiq. Ai ka theksuar se Serbia e Kosova aktualisht ende nuk e kanë zgjidhjen.

Nuk përjashtohet skenari për shkëmbim të territoreve

Pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të delegacionit shtetëror për dialogun se platforma do ta ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, analistët politikë konsiderojnë se platforma tashmë e dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nuk mund ta garantojë një gjë të tillë. Meqë presidenti Hashim Thaçi nuk po heq dorë nga ideja për korrigjim kufijsh, sipas tyre nuk mund të përjashtohet akoma skenari i shkëmbimit të territoreve, shkruan Gazeta “Zëri”. 

Përparim Kryeziu, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka vlerësuar se delegacioni shtetëror dhe presidenti do të funksionojnë paralelisht në procesin e negociatave. Madje ekipi negociator sipas tij do të ketë vetëm rol teknik në procesin e bisedimeve.

 “Delegacioni shtetëror do të merret me disa çështje teknike, mirëpo presidenti do ta vazhdojë udhëheqjen e negociatave në rrafsh presidentësh, pasi që vetë ndërmjetësuesja e ka përcaktuar këtë gjë”, ka deklaruar ai .

Por gjëja më negative në këtë mes sipas tij është fakti që platforma nuk e ndalon diskutimin për çështjen e territoreve, sado që përfaqësuesit e delegacionit po e deklarojnë të kundërtën.

“Më e keqja është që edhe vetë platforma nuk e ndalon diskutimin për territore, por veçse e forcon idenë që presidenti dhe delegacioni do të funksionojnë paralelisht në këtë proces”, ka potencuar ai. Ndaj sipas tij ekziston rreziku që krejt në fund procesi të përmbyllet me një skenar, i cili në vete mund të ngërthejë edhe shkëmbim të territoreve.

“Kam frikë që në fund do të përfundojë me një skenar ku ofrohet një zgjidhje e atillë, e cila përmban në vete mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Pastaj fillojnë arsyetimet sikur i kemi dëgjuar më herët, se ‘kjo është marrëveshja’, ‘këtë e duan miqtë tanë ndërkombëtarë’. Por nuk është skenar që nuk ka ndodhur më herët dhe nuk është larg mendsh”, ka nënvizuar Kryeziu.

Nuk përjashtohet skenari për shkëmbim të territoreve

Pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të përfaqësuesve të delegacionit shtetëror për dialogun se platforma do ta ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, analistët politikë konsiderojnë se platforma tashmë e dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nuk mund ta garantojë një gjë të tillë. Meqë presidenti Hashim Thaçi nuk po heq dorë nga ideja për korrigjim kufijsh, sipas tyre nuk mund të përjashtohet akoma skenari i shkëmbimit të territoreve, shkruan Gazeta “Zëri”. 

Përparim Kryeziu, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka vlerësuar se delegacioni shtetëror dhe presidenti do të funksionojnë paralelisht në procesin e negociatave. Madje ekipi negociator sipas tij do të ketë vetëm rol teknik në procesin e bisedimeve.

 “Delegacioni shtetëror do të merret me disa çështje teknike, mirëpo presidenti do ta vazhdojë udhëheqjen e negociatave në rrafsh presidentësh, pasi që vetë ndërmjetësuesja e ka përcaktuar këtë gjë”, ka deklaruar ai .

Por gjëja më negative në këtë mes sipas tij është fakti që platforma nuk e ndalon diskutimin për çështjen e territoreve, sado që përfaqësuesit e delegacionit po e deklarojnë të kundërtën.

“Më e keqja është që edhe vetë platforma nuk e ndalon diskutimin për territore, por veçse e forcon idenë që presidenti dhe delegacioni do të funksionojnë paralelisht në këtë proces”, ka potencuar ai. Ndaj sipas tij ekziston rreziku që krejt në fund procesi të përmbyllet me një skenar, i cili në vete mund të ngërthejë edhe shkëmbim të territoreve.

“Kam frikë që në fund do të përfundojë me një skenar ku ofrohet një zgjidhje e atillë, e cila përmban në vete mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Pastaj fillojnë arsyetimet sikur i kemi dëgjuar më herët, se ‘kjo është marrëveshja’, ‘këtë e duan miqtë tanë ndërkombëtarë’. Por nuk është skenar që nuk ka ndodhur më herët dhe nuk është larg mendsh”, ka nënvizuar Kryeziu.

Gazeta gjermane publikon datën e nënshkrimit dhe modalitetet e marrëveshjes Kosovë -Serbi

Gazeta e përditshme gjermane “Frankfurter Rundschau” ka shkruar për detajet e një dokumenti në të cilën SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë shkruar marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Gazeta tregon se çka do të ndodhë me Trepçën dhe Liqenin e Ujmanit ndërsa zbulon datën kur kjo marrëveshje nënshkruhet.

“Frankfurter Rundschau” shkruan se ndarja mes Kosovës dhe Serbisë në vija etnike është  marrëveshje e përkrahur nga Shtetet e Bashkruara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, megjithatë thuhet se implementimi i këtij plani mund të jetë një rrezik i madh.

Duke cituar komisionerin për zgjerim të BE’së dhe fqinjësi të mirë, Johnnes Hahn, Gazeta gjermane shkruan se është rritur presioni ndaj Kosovës dhe Serbisë për të arritur marrëveshje, transmeton Gazeta Express. 

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, ka thënë në një konferencë në Mynih të Gjermanisë, javën e kaluar se demarkimi i kufijve duhet të mbetet në tavolinën e diskutimeve.

Gazeta gjermane citon një dokument që paraqet skicën se si do të duket marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, për çka palët janë akoma në bisedime.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikën, me ardhjen e Administratës Trump kanë ndryshuar 180 shkallë qëndrimin për llojin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë”, shkruan FR

Sipas kësaj marrëveshjeje 17-pikëshe, qyteti i Mitrovicës do ta marrë një status të veçantë, me ç’rast ujësjellësi i Gazivodës dhe miniera e Trepçës do të privatizohen për 99 vjet nga përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Rusia, Kina dhe Franca), transmeton Gazeta Express.

Në marrëveshje hyn edhe ndërtimi i bazës ajrore të NATO’s në Kuçovë dhe baza detare në Vlorë. Gjithashtu autostrada nëpër Serbi, që quhet Korridori i 10-të, planifikohet të futet në protektorat ndërkombëtar.

Sipas gazetës, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet me 12 qershor të 2019’ës në Uashington, ashtu siç kishte paralajmëruar presidenti amerikan, Donald Trump. 

Ndërkaq, politikania serbe nga Kosova Rada Trajkoviq citohet në shkrim duke thënë se shkëmbimi i territoreve do të ishte zgjidhja më e keqe e përkrahur nga Bashkimi Evropian. Sipas saj, kjo do të ngjallte frikë për serbët në zona të tjera të Kosovës se do të shkëputeshin komplet nga Serbia.

Sondazhi i RIDEA-s: Shqiptarët kërkojnë që Ujmani, Trepça e Lugina t’i takojnë Kosovës?

Profesori i Oxfordit, Anthony Heath, duke treguar për realizimin e sondazhit “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha se qëllimi ishte identifikimi i perceptimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve në lidhje me skenarët rreth finales së madhe mes dy vendeve.

Ai tha se grupi i parë i gjetjeve tregon se shumica e popullsisë së Kosovës është kundër ndërprerjes së dialogut.

“Grupi i dytë i gjetjeve fokusohet te vijat e kuqe të Kosovës lidhur me fazën përfundimtare të dialogut. Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës. Trepça duhet të mbetet pjesë e Kosovës, Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, 69% e shqiptarëve kundrejt 0% të mostrës serbe. Lugina e Preshevës duhet t’i mbetët Serbisë (13% e shqiptarëve, kundrejt 84% të mostrës serbe). Veriu i Kosovës (Zveçani, pjesë të Zubin Potokut dhe Leposaviqit) nuk duhet t’i bashkohen Serbisë- 91% të shqiptarëve kundrejt 10% të mostrës serbe”, tha ai duke paraqitur sondazhin, raporton Ksp.

Sipas hulumtimit që po prezantohet sot nga “RIDEA”, opinioni publik është jokonsistent dhe me pozicione të ndryshme kontradiktore. Sondazhi tregon se popullsia serbe dhe shqiptare flasin me zëra të ndryshëm sa i përket vijave të kuq, por më një zë për nevojën e vazhdimit të dialogut.

RIDEA: 30% e qytetarëve mbështesin shkëmbimin e territoreve në këmbim të njohjes dhe anëtarësimit në OKB

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka organizuar konferencën – Zëri i Popullit rreth “Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fillim të kësaj konference, ku po marrin pjesë, veç tjerësh, krerë institucionalë dhe liderë të partive politike, u prezantua sondazhi që i jep përgjigje disa prej dilemave kryesore që e karakterizojnë dialogun e fazës finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjetjet i ka prezantuar Labinot Greiçevci nga RIDEA duke thënë se 62 për qind e qytetarëve mbështesin vazhdimin e dialogut në formatin aktual.

Ai tha se kanë testuar tre skenarë me qytetarë duke i pyetur ata rreth marrëveshjeve të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Skenari i parë ka të bëjë me status-quon. Vetëm 16 për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin status-quon aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Skenari i dytë ka të bëjë me Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive në këmbim të njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Vetëm 10 për qind e mbështesin këtë skenar. Dhe skenari i tretë ka të bëjë me korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në këmbim të njohjes globale dhe anëtarësimit në OKB. Ky skenar ka hasur në 30 për qind mbështetje nga qytetarët e Kosovës”, ka thënë Greiçevci.

Lerani i Preshevës aty ku bashkëjetojnë shqiptarët dhe serbët në mungesë të perspektivës

Në lindje të Preshevës, rrëzë kodrës Ballaban shtrihet fshati Leran I përzier etnikisht dhe I cilia ka gjithsejtët 160  shtëpi, prej të cilave një 140 janë shtëpi shqiptare dhe të tjerat janë të banuara me serbë.

Ky fshat numëron afro 800 banorë dhe një pjesë e madhe jetonjnë në vendet e evropës ndërsa bashkëjetesa është e mirë, problem për banorët mbetet papunësia dhe largimi i të rinjve, transmeton Titulli.com.

Ajdin Ameti, kryetar i bashkëisë lokale Leran thotë se problemi kryesor është papunësia, mungesa e perspektivës ndërsa bashkëjetesa mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe nuk ka qenë problem ndonjëherë këtu.

Largimi, mos perspektiva, planifikimi i familjes, si duket janë disa nga faktorët që po ndikojnë në uljen edhe të numrit të nxënësve në shkollën fillore të fshatit, thotë i pari i fshatit, Ajdin Ameti i cili njëherësh është edhe mësues në këtë qendër edukative, në të cilën gravitojnë edhe nxënësit e fshatrave të tjerë në lindje të Preshevës, përtej hekurudhës dhe autostradës

Boban Stojanoviq, banorë serb i fshatit thotë se në fshatin e tij raportet nacionale janë shumë të mira dhe asnjëherë nuk ka pas probleme, sipas tij problem mbetet papunësia e e të rinjve dhe mos zhvillimi i bujqësisë.

 “Jo në fshatin tonë kurrë nuk kemi pas problem. Nuk është jeta e mirë, unë merrem me përpunim të metaleve dhe me bujqësi por nuk kemi përkrahje dhe këtu është problemi”, është shprehur Stojanoviq, transmeton Titulli.com.

Nazmi Jakupi, ndonëse në moshë ka nostalgji për kohët e vjetra, ai thotë se më herët nuk kishte pasuri sa ka tani, por njerëzit ishin të afërt mes veti, gjë që tani po mungon.

Të rinjtë e fshatit Leran, ndonëse jo shumë në numër, tradicionalisht janë marrë me sport e sidomos me futboll, por mungesa e perspektivës po imponon largimin e tyre nga vendi.

Sikurse në tërë Luginën edhe në fshatin Leran duhet shumë për të u bërë, në mënyrë që t`i kthehet perspektiva kësaj zone, banorët ftojnë liderët politik lokal e qeveritarë që të investojnë në këto zona në mënyrë që mos të braktisen këto vendbanime./B.Rexhepi/

Thaçi kërkon që rezoluta për bashkimin e Luginës të jetë pjesë e platformës

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti ka konfirmuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar ekipit që në platformën për dialog të futet edhe rezoluta për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

Ahmeti tha se kjo rezolutë nuk është pranuar të jetë pjesë e dokumentit për dialogun, pasi platforma bazohet në Kushtetutën e Kosovës.

Presidenti Thaçi dje ka deklaruar se Kuvendit të Kosovës do t’ia propozojë një draft-rezolutë për bashkimin e Luginës me Kosovën.

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut tha se nuk e di arsyen pse në këtë periudhë vjen një kërkesë që në Kuvend të Kosovës të votohet një rezolutë e tillë, por siç shprehet ai, u mbetet subjekteve politike të vendosin në këtë drejtim.

I pyetur rreth deklarimeve të presidentit Thaçi se idenë për korrigjim të kufijve e ka marrë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova, kreu i PSD-së tha se asnjëherë zyrtarisht nuk është përmendur kjo ide nga ndërmjetësuesit e BE-së, por beson se kjo është kërkesë e Serbisë.

Ahmeti tha se nuk e di se kur do të mbahet seanca për ta votuar platformën e dialogut, por ata si ekip janë të gatshëm qysh javën e ardhshme ta kalojnë në Kuvend.

I pyetur se a është mbajtur takimi i ftuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ku do të diskutohet rreth taksës, Ahmeti tha nuk do të jenë më pjesë e takimeve që diskutohet për taksë, derisa ai  është vendim i Qeverisë së Kosovës, pjesë e të cilit nuk është partia që ai udhëheq.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti Thaçi, i cili që nga vera e vitit të kaluar vazhdimisht kërkon korrigjimin e kufirit me Serbinë, ka thënë se idenë e korrigjimit e  ka marrë fillimisht nga presidenti historik Ibrahim Rugova, të përcjellë pastaj nga akademik Nexhat Daci dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Thaçi ka thënë që Serbia pretendon ndarjen, por që ideja e tij është vetëm bashkëngjitja e Luginës me Kosovën. /KP/