Ballina Blog Faqe 57

Momenti i përplasjes së dy anijeve gjigante në portin e Buenos Airesit (Video)

Pasagjerët që ishin në dy anije gjigante u frikësuan tej mase kur panë se ato u përplasën me njëra-tjetrën, duke bërë kështu që të dëgjohet një zhurmë shumë e madhe.

Bëhet fjalë për anijet MSC Poesia dhe MSC Orchestra, që të dyja në pronësi të kompanisë zvicerane MSC Cruises, ndërsa përplasja ka ndodhur në portin detar të Buenos Airesit të Argjentinës, transmeton Telegrafi.

Xhaka në fund të ndeshjes kacafytet me serbin Dubajic

Granit Xhaka në fund të ndeshjes ka pasur problem me serbin e Bate Borisovit, Bojan Dubajic.

Arsenali arritur ta mposhtur Bate Borisovin mer rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese pasi të parën e kishte humbur 1-0.

Kur e kuptoi se u dënua me 47 vite burgim, iu vërsul avokatit – e rrahu brutalisht edhe pse me pranga në duar (Video)

Kur David Chislton dëgjoi në sallën e gjyqit në Cleveland se është dënuar me 47 vite burgim, iu vërsul avokatit mbrojtës duke e rrahur brutalisht edhe pse i kishte prangat në duar.

Aaron Brokler është rrëzuar në tokë, kurse menjëherë reaguan policët për ta “neutralizuar” të dënuarin. Aty u krijua një situatë kaotike, pasi nuk i bindej urdhrave të policisë dhe refuzonte të dorëzohej, transmeton Telegrafi.

“Iu afrove t’i them diçka kur befasisht ndjeva një goditje të fortë në fytyrë. Më kujtohet që jam rrëzuar dhe aty kam humbur vetëdijen. Edhe pse veprat e tij kriminale ishin shumë serioze, mendoj se për të ai numër (47 vite) ishte i madh dhe kështu mendoi ta shfryn mllefin në mua”, ka deklaruar avokati.

Chilston është dënuar për shumë vepra kriminale, kurse në vitin 2017 kishte marrë peng një vajzë dhe kërcënonte policinë se do ta vret. Gjithashtu i kishte vënë flakën një apartamenti duke detyruar dhjetëra familje të evakuohen. Tani ndaj tij pritet të ngritet një padi tjetër, atë për sulm ndaj avokatit. /

https://www.youtube.com/watch?v=EhhpbOjS9eU

Strugë, punime ndërtimore në vendin ku u dogj kallami

Në afërsi të vendit ku javën e shkuar u ndez një pjesë e kallamit mes Strugës dhe fshatit Kalishtë, për çka informoi televizioni Alsat, zhvillohen punime ndërtimore. Për momentin vendoset betoni, tamponi dhe gardhi mbrojtës. Për momentin, nuk dihet nëse punimet që zhvillohen janë ligjore apo jo. Alsat tentoi të marrë qëndrim nga personat kompetent në komunën e Strugës, por deri më tani asnjë përgjigje.

Nga OJQ “Njësiti i skautëve” druajnë se pas rasteve me ndezjen e kallamit fshihen interesa ekonomike dhe ndërtimore.

Beqiri i reagon Thaçit: Ibrahim Rugova dhe flamuri dardan janë vet historia jonë

Vula presidenciale e ish-Presidentit historik, Ibrahim Rugova është hequr nga dekoratat dhe komunikimet me ndërkombëtar qysh kur në krye të presidencës ka ardhur Hashim Thaçi.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka reaguar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Beqiri ka thënë se “largimi i logos me flamurin dardan nga dekoratat, mirënjohjet, është veprim më se i ulët nga Hashim Thaçi”.

“Largimi i Llogos me Flamurin Dardan nga Dekoratat, Mirënjohjet, është veprim më se i ulët nga Hashim Thaqi. Kot e ke, Presidenti Historik i Kosovës  Ibrahim Rugova dhe Flamuri Dardan janë vet Historia jonë”, ka shkruar Beqiri në Facebook./Telegrafi/

Rashica merr lëvdata për paraqitjen e tij në barazimin e Werder Bremen

Anësori i Kosovës, Milot Rashica, ka vazhduar të jetë startues te Werder Bremeni.

Ai luajti tërë ndeshjen ndaj Stuttgartit që u mbyll në barazim 1-1.

Milani fiton bindshëm ndaj Empolit, i afrohet Interit në një pikë

Milani ka vazhduar me formën e mirë në Serie A, duke e marr fitoren e tretë rresht, kësaj radhe ndaj Empolit me rezultat 3-0.

Kuqezinjtë shënuan në pjesën e parë me brazilianin Paqueta, por që goli u anulua.

Nga gripi sezonal, 9 të vdekur në Kosovë

Nga 1 tetori 2018 deri më sot, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) janë raportuar gjithsej 29.938 raste të dyshimta në grip (ILI), 4.719 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 43 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut). Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës.

IKSHP thotë se numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Ferizajit por asnjëra akoma nuk e kalon pragun epidemik.

Pompeo kërkon rritje urgjente të pranisë ushtarake në Poloni

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka konfirmuar se ka marrë vendimet e duhura që të miratohet sa më shpejtë vendimi për të rritur praninë ushtarake amerikane në Poloni, njoftoi sot ministri polak i Punëve të Jashtme, Jacek Czaputowicz.

Ministri i Jashtëm polak kishte zhvilluar dje një bisedë telefonike me kreun amerikan të diplomacisë.

Mike Pompeo tha se bisedimet për këtë çështje po zhvillohen në nivelin e ministrive të mbrojtjes kombëtare.

“Ne duam që kjo prani të jetë kuptimplotë dhe e rëndësishme, si dhe që ne të kemi një vend të rëndësishëm në axhendën amerikane”, tha Czaputowic.

Pesë gabimet e makijazhit që ju plakin dhe sëmurin

Makijazhi është shumë i rëndësishëm për çdo femër dhe është pjesë e rutinës së përditshme. Por nëse ju nuk tregoheni e kujdesshme, grimi mund të kthehet në burim sëmundjeje apo edhe t’ju dëmtojë e të plakë lëkurën.

Më poshtë po i listojmë gabimet kryesore që bëjnë femrat me makijazhin, duke ju ndihmuar ti parandaloni dhe eliminoni këto gabime.

1. E ndani grimin tuaj me mikeshën tuaj apo bëni makijazh në qendrat estetike dhe floktari