Ballina Blog Faqe 28

Bie niveli i ndotjes – njerëzit në Indi mund t’i shohin Himalajet për herë të parë në dekada

Banorët në shtetin verior të Indisë Punjab këto ditë po e shohin  vargmalin e Himalajeve, i cili tani është më i dukshëm nga 160 kilometra për shkak të zvogëlimit të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga bllokada si pasojë e koronavirusit në vend.

Indianët në qytetin e Jalandharit dhe zonën përreth kanë postuar fotografi në internet me pamje nga shtëpitë e tyre, me disa duke thënë se nuk kanë parë majat e Himalajeve për dekada.

“Për herë të parë në gati 30 vjet (Unë) mund të shoh qartë Himalajet për shkak se bllokada në Indi ka pastruar ajrin. Mahnitëse,” shkroi Manjit Kang një qytetar i kësaj zone.

Fenomeni është bërë i mundur nga një përmirësim dramatik në cilësinë e ajrit javët e fundit, pasi industritë u mbyllën, makinat u larguan nga rruga dhe linjat ajrore anuluan fluturimet në përgjigje të pandemisë së koronavirusit.

Delhi regjistroi një ulje prej 44% të niveleve të ndotjes së ajrit PM10 në ditën e parë të kufizimeve të tij, theksohet në të gjeturat e Bordit Qendror të Kontrollit të Ndotjes së Indisë.

Sipas raportit, në total 85 qytete në të gjithë Indinë panë më pak ndotje të ajrit në javën e parë të bllokimit mbarëkombëtar.

Ndërkohë, cilësia e ajrit në Jalandhar, e cila ndodhet më shumë se 160 kilometra larg  Himalajeve, është matur si “e mirë” në indeksin kombëtar të vendit për 16 nga 17 ditët që kur u njoftua bllokimi në shkallë vendi, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Në të kundërtën, e njëjta periudhë 17 ditore vitin e kaluar nuk arriti të regjistrojë një ditë të vetme të cilësisë së “mirë” të ajrit – dhe në 17 ditët e para të marsit të këtij viti, vetëm tre ditë panë cilësi “të mirë” të ajrit.

India është shtëpia e 21-të nga 30 zonat urbane më të ndotura në botë, sipas të dhënave të përpiluara në Raportin e Cilësisë së Ajrit Botëror të IQAir AirVisual për vitin 2019, me gjashtë në top dhjetëshen.

Vendi ka raportuar gati 6,000 raste nga Covid-19, dhe 178 vdekje sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, transmeton Klan Kosova.

Pamje e rrallë nga Meka, e zbrazët si asnjëherë më parë

Në fillim të muajit Arabia Saudite vendosi ndalimin tërëditor të lëvizjes në Mekë dhe në Medinë, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton “Anadolu Agency” (AA).

Vendet e shenjta të muslimanëve, ku gjatë të gjitha periudhave të vitit janë të pranishëm një numër i madh besimtarësh, këto ditë janë plotësisht të boshatisura.

AA-ja ka arritur të bëjë foto të Mesxhidul-haramit, e njohur si Xhamia e Shenjtë ose Xhamia e Madhe në Mekë, e cila parqet qendrën e botës muslimane dhe vendi kah drejtohen muslimanët pesë herë në ditë kur falen.

Hapësira e Qabesë, që është vendtubimi i besimtarëve nga e gjithë bota, posaçërisht gjatë haxhit, një nga pesë shtyllat e islamit, është plotësisht e zbrazur. Përreth Qabesë mund të shihen vetëm personat që sigurojnë dhe mirëmbajnë këtë hapësirë.

Në foto, mund të shihet edhe hapësira e cila në kushte normale përdoret nga haxhinjtë gjatë kryerjes së sa’jës (ecja nga Safa deri në Merve), e cila gjithashtu është plotësisht e zbrazur.

Sipas vendimit të Ministrisë së Brendshme saudite, të 2 prillit, në Mekë dhe Medinë u shpall orë policore deri në njoftimin e mëtejshëm. Punonjësit në sektorin publik dhe privat, të cilat janë jetësore, janë të përjashtuar nga ndalimi.

Nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 15, banorët e këtyre dy qyteteve mund të hyjnë vetëm brenda lagjeve ku ata jetojnë për të blerë ilaçe dhe gjëra të domosdoshme.

Presidenti Vuçiç shpreson që deri në fund të muajit heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç gjatë qëndrimit të tijë në Nish ka theksuar se menzi po e pres ditën dhe shpresoj se ne fund të këtij muaji do të mund të heqim gjendjen e jashtëzakonshme.

Ai ka shtuar se 10 ditët e ardhëshme apo deri më 20 Prill rregullohet fati i raporteve tona me virusin Korona duke theksuar se tani është disiplina ajo që është më primare.

Komisioni Europian: Udhëtimet do të ndalohen deri më 15 maj

Komisioni Europian zgjat ndalimin e udhëtimeve jo të domosdoshme nga vendet e tjera në vendet anëtare të BE deri në mes të muajit maj, për shkak të koronavirusit. KE u ka kërkuar vendeve anëtare të zgjasin ndalimin e udhëtimit deri më 15 maj, njoftoi Brukseli.

“Ne sot po zgjasim kufizimin e udhëtimeve jo thelbësore nga qarqet e treta në BE deri në 15 maj. Është e nevojshme për të vazhduar zvogëlimin e rrezikut të përhapjes së sëmundjes më tej. Ende nuk duhet ta lëmë derën të hapet ndërsa po sigurojmë shtëpinë tonë”, shkroi Komisioneri Europian, Margaritis Schinas në Twitter.

“Përvoja e shteteve anëtare dhe vendeve të tjera të ekspozuara ndaj pandemisë, tregon që masat e marra për të luftuar përhapjen e virusit, për të qenë efektive, duhet të zgjasin më shumë se 30 ditë”, tha Komisioni në një deklaratë.

“Megjithëse ne tashmë mund të shohim rezultatet e para, nevojitet një shtyrje e kufizimeve të udhëtimit për të vazhduar me uljen e përhapjes së sëmundjes. Ne nuk mund ta hapim derën, derisa ta sigurojmë shtëpinë”, tha Schinas.

Kufizimi i udhëtimit, si dhe ftesa për ta zgjatur atë, i referohet zonës së ashtuquajtur “BE plus”, e cila përfshin të gjitha shtetet anëtare të BE-së, anëtarët e Shengenit, si dhe katër vendet – Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Komisioni Europian bën thirrje për një qasje të koordinuar, pasi beson se masat mund të jenë efektive, vetëm nëse zbatohen nga të gjitha vendet në të njëjtën periudhë dhe në një mënyrë unike.

Sipas deklaratës së KE-së, çdo zgjatje e mëtejshme e kufizimeve të udhëtimit përtej 15 majit do të vendoset më vonë, dhe do të bazohet në një vlerësim të situatës epidemiologjike.

Gjermania me zemër të madhe, ndihmon Kosovën me miliona euro

Shteti gjerman, për krizën pandemike që ka përfshirë globin në tërësi, shtrinë dorën dhe ndihmon Kosovën me donaciona për arsim dhe bujqësi, transmeton “MekuliPress”.

Ky donacion, ka ardhë si ndihmë për t’u përballuar më lehtë kriza e pandemisë së krijuar nga virusi-Covid 19.

“Qeveria e Kosovës ka pranuar donacion nga Gjermania prej 7.000.000€ (shtatë milionë euro) për arsim dhe 6.500.000€ (gjashtë milionë e pesëqind mijë euro) për Bujqësi”.

Këtë vikend ora policore nga e premtja deri të hënën

Ora policore këtë fundjavë do të jetë nga ora 17:00 në ditën e Premte e deri në mëngjesin e ditës së hënë në ora 05:00, konfirmoi Tanjug nga qeveria serbe.

Mediat serbe njoftojn se kjo do të vlejë për të gjithë Serbinë, jo vetëm qytetet të caktuara siç u njoftua më herët.

Sipas informacioneve të fundit, pensionistët do të jenë në gjendje të shkojnë në dyqane të Premten nga ora 04:00 deri në 07:00 në mëngjes.

Lugina harrohet nga institucionet shqiptare dhe donatorët e huaj – ndihmohet nga “Jetimat e Ballkanit”

Lugina e Preshevës është harruar nga institucionet shqiptare në këtë kohë pandemie.

Anise ende nuk ka raste të dyshuara e as të konfirmuara me Covid-19, luginasit nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Qeveria e Kosovës e as nga ajo e Shqipërisë, njofton Klan Kosova

Përpos kësaj, Luginës po i mungojnë edhe donacionet nga jashtë.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Preshevës, Armend Aliu.

“Presheva deri tani ka zero të dyshuar dhe zero të infektuar. Asnjë vëmendje dhe asnjë ndihmë nuk kemi marrë nga Kosova e as Shqipëri e as donacione nga jashtë fatkeqësisht nuk ka”, deklaroi Aliu.

Aliu mes tjerash tregoi se në vetizolim janë 1700 persona të cilët kanë qenë në Kosovë ose Maqedoni pas gjendjes së jashtëzakonshme.

“Kemi orë policore nga ora 17:00 deri 05:00 dhe ndalesë qarkullimi për banorët mbi 65 vjeç. Në vetizolim janë mbi 1700 persona që kanë qenë në Maqedoni ose në Kosovë pas gjendjes së jashtëzakonshme”.

Aliu mes tjerash tha se e gjithë Lugina ka nevojë për vëmendje dhe ndihma.

Mirëpo humanisti nga Kosova, Halil Kastrati nuk e ka harruar Luginën ku dje atje ka zhvilluar një aksion humanitar me pako ushqimore.

“Janë ndihmuar 230 familje me pako ushqimore në Luginë. 100 familje nga Presheva, 100 nga Bujanovci dhe 30 nga Medvegja – përzgjedhja e këtyre familjeve është bërë nga komunat”, deklaroi Kastrati.

“Të gjithë donatorët janë shqipëtarë, ne nuk kemi mujt me bërë shpërndarjen e pakove meqë nuk ka u është leju me kalu kufirin, këtë e kanë bërë aktivistët tonë në Luginë”.

Kastrati deklaroi se nëse do të ketë nevojë përsëri do të dërgojnë ndihma kudo që shqipëtarët kanë nevojë.

Klan Kosova ka kontaktuar nëpërmjet email-it me zëdhënësin e Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu nga i cili ka marrë këtë përgjigjie “Qeveria në detyrë shumë shpejt do të dalë me një njoftim publik lidhur me këtë çështje. Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj”.

Koronavirusi, Trump: Shohim dritë në fund të tunelit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sheh shpresë në luftën kundër koronavirusit.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se numri i viktimave në SHBA do të arrijë nivele “të tmerrshme” gjatë dy javëve të ardhshme, por shtoi se numri i njerëzve të infektuar është duke “u nivelizuar”.

“Shohim dritë në fund të tunelit”, tha Trump. “Shohim që po ndodhin gjëra të mira”.

Të dielën, Nju Jorku, që është epiqendra e shpërthimit të sëmundjes në SHBA, raportoi rënie të numrit të të infektuarve të rinj dhe të viktimave. Deborah Birx, koordinatore e task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, tha se Spanja dhe Italia janë duke parë shenja pozitivë dhe se pret që edhe SHBA-ja ta ndjekë atë trajektore.

“Spanja dhe Italia na japin shpresë për atë se si mund të jetë e ardhmja jonë”, tha Birx.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 1.2 milion njerëz në gjithë botën. Më shumë se një e katërta e tyre janë shëruar plotësisht nga sëmundja, ndërsa më shumë se 69,000 kanë vdekur. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve: mbi 337,000.

Atje kanë vdekur mbi 9,200 njerëz.

​Lajçak fillon konsultimet për dialogun Kosovë-Serbi

Mirosllav Lajçak do të fillojë konsultat këtë javë për t’u fokusuar në dialogun Beograd-Prishtinë, tha sot zëdhënësi i Punëve të Jashtme Evropiane, Peter Stano.

“Mandati i Përfaqësuesit të ri të BE-së është të arrijë një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, që nënkupton rinisjen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha Stano në Bruksel.

Gjatë emërimit të Lajçak si përfaqësues i ri Special i BE-së, u theksua se mandati i tij do të lidhej kryesisht me dialogun Beograd-Prishtinë.

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell, i pyetur nga Tanjug në lidhje me detyrat e para të Lajçakut, tha se ai do ta ndihmonte atë në nisjen dhe duke i kushtuar vëmendje të duhur dialogut Beograd-Prishtinë.

“Në fillim të mandatit tim, unë thashë se ishte një nga përparësitë e mia dhe gjërat ku duhej të përmirësohemi. Ne mund të mos e kemi zgjidhur problemin izraelit-palestinez, por duhet të jemi në gjendje ta zgjidhim problemin në fqinjësinë tonë të afërt,” tha Borrell.

Evropa drejt ‘çlirimit’ nga coronavirusi? Vende si Austria, Danimarka dhe Gjermania tanimë kanë publikuar ‘planet e hapjes’

Ndërsa Britania e Madhe dhe Amerika po fillojnë të hartojnë plane për jetën pas bllokimit, ata mund të kërkojnë frymëzim nga vendet evropiane ku kriza e coronavirusit tashmë ka treguar shenja të kulmit.

Kështu, sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, Austria sot u bë vendi i parë që vendosi plane të hollësishme për përfundimin e bllokimit, me dyqane të vogla që rihapen më 14 prill dhe ato më të mëdha në 1 maj.

Ndërsa Danimarka gjithashtu planifikon të fillojë heqjen e kufizimeve pas Pashkëve, por dëshiron që njerëzit të “punojnë në një mënyrë më të kontrolluar” për të shmangur grumbullimin në trena dhe autobusë.

Ndërkohë, Gjermania është e gatshme të rihapë shkollat në baza rajonale dhe të lejojë një numër të kufizuar njerëzish në restorante nëse shkalla e infeksionit mbetet mjaft e ulët.

Gjithashtu, në Itali, e cila ka qenë nën mbyllje më të gjatë se çdo vend tjetër evropian, zyrtarët po flasin për një ‘fazë të dytë’ ku shoqëria mëson të ‘jetojë me virusin’ duke veshur maska dhe duke bërë më shumë teste.

Po sipas DailyMail, Italia dhe Gjermania janë ndër vendet që shikojnë “ndjekjen e telefonave inteligjentë”, të cilat mund t’i ndihmojnë për të “kapur shpërthimet e mundshme” pa i futur të gjithë në bllokim.

Të gjitha këto vende, së bashku me Spanjën, kanë parë shenja të përmirësimit në shifrat e tyre të fundit, të cilat ofrojnë shpresë se kriza ka kaluar kulmin e saj.

Ai moment mbetet akoma për të ardhur për Britaninë dhe Amerikën, të cilat po përgatiten për një javë “më të zjarrtë”.

Sidoqoftë, zyrtarët shëndetësorë në të gjithë Evropën paralajmërojnë se jeta nuk mund të kthehet ‘nga 0 në 100’ menjëherë dhe shumë masa bllokimi do të qëndrojnë në vend për disa javë të tjera të paktën.