Ballina Blog Faqe 29

Nagip Tashi e ka nderuar në mënyrën e tij artisen e ndjerë Leze Qenën

“Këtë mozaik, të punuar me shumë dashuri në dru, ia dedikoj të gjithë kolegëve të saj aktor, regjisor e skenarist të teatrit dhe filmit, me të cilët ka bashkëpunuar gjithë jetën e sajë artistike”, shkruan ai në Facebook, në përshkrimin të cilin ia ka bashkëngjitur fotografisë së këtij mozaiku.

Leze Qena vdiq javën që shkoi, në moshën 85-vjeçare. Karriera e saj shtrihej në gjashtë dekada dhe përfshin role të shumta në teatër, televizion dhe film.

Sh.F. “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc ka filluar regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë në mënyrë elektornike

Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” me anë të një njoftimi në profilin e saj në facebook ka njoftuar se që nga sod ka filluar regjistrimi i fëmive në mënyrë elektronike.

Postimi i plot:

Njoftim nga SH.F.”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc

Shkolla fillore “Muharrem Kadriu ” në Tërrnovc komuna e Bujanocit, njofton të gjithë prindërit se nga data 01 Prill 2020 (ditë e mërkurë) fillon aplikimi për regjistrimin e fëmijëve për klasën e parë për vitin shkollor 2020-2021.

Për shkak të Situatës së Jashtëzakonshme në vend, rajon dhe botë nga Covid 19, këtë vit, aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike.

Informacionet që kërkohen për aplikim nga prindërit për fëmijët e tyre janë si më poshtë:

Emër mbiemër i fëmijës

Emrat e dy prindërve

Data dhe vendi i lindjes së fëmijës

Numëri Personal i fëmijës (JMBG)

Numëri telefonit të njërit prindë

Të drejt aplikimi për regjistrim kanë të gjithë fëmijët e lindur nga 01.03.2013 deri 28.02.2014.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me pedagogun e shkollës Bajramali Fejzullahu në numrin e telefonit: +381 63 7760894

Sod është bër dezinfektimi nëpër rrugët, hyrjet e objekteve banesore, dhe institucionet e qytetit të Bujanocit (FOTO)

Me urdhër të kryetarit të komunës së Bujanocit, njëherit Komandantit të shtabit për situata të jashtëzakonshme, Shaip Kamberi, Stacioni i Veterinarisë së Bujanocit po bënë dezinfektimin e vendeve më të frekuentuara nga qytetarët.

Për sot, po bëhet dezinfektimi i:

të gjitha hyrjeve dhe korridoreve të objekteve banesore në qendër të qytetit

sheshit të qytetit dhe sheshit të ri

trotuarëve nga hyrja e qytetit deri tek ambulanta e qytetit

trotuarëve në rrugën e Kosovës

Këshillit Kombëtarë Shqiptarë

Shtëpisë së kulturës

Hapësirave të SH.M. ” Sezai Surroi” në të cilat po bëhet inçizimi i orëve për mësimin online

Ditëve në vijim, Komuna e Bujanocit do të dezinfektojë edhe hapsirat tjera të domosdoshme në mënyrë që të vazhdojë me përpjekjet për të parandaluar rrezikun nga virusi COVID19.

Vitia: Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se sot është shëruar pacienti i parë me Covid-19 në Kosovë.

Ai po ashtu ka pohuar se sot janë konfirmuar edhe 8 raste me koronavirus duke çuar kështu numrin në 79.

Më poshtë statusi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Chelsea ka gati ofertën për Kumbullën, dëshiron ta paguajë para se të hapet afati kalimtar

Chelsea është i përgatitur të paguajë 23 milion euro për të nënshkruar yllin e Hellas Verona, shqiptarin Marash Kumbulla.

Kumbulla është një yll në rritje në Serie A dhe është një nga objektivat kryesor të Interit të Antonio Contes.

Sidoqoftë, sipas mediumit italian “L’Arena”, Chelsea është gati të mposhtë ish-trajnerin e tyre për të nënshkruar me mbrojtësin e ri.

Kumbulla do të ishte nënshkrimi i dytë, pas yllit të Ajax, Hakim Ziyech, që u ble nga Frenk Lampard.

Chelsea është i gatshëm të paguajë tarifën e transferimit para afatit kalimtar edhe pse Interi ka zhvilluar bisedime me lojtarin dhe Hellas Veronan.

Blutë janë të vendosur të mbështesin trajnerin e tyre në aftin kalimtar të ardhshme të verës, duke i sjell disa lojtarë.

E moshuara nga fshati Nesalcë që u dyshua për koronavirus rezultatet dolën negativ

Në mëngjesin e sotëm një e moshuar (F 74) nga fshati Nasalcë i komunës së Bujanocit me urgjenc nga Bujanoci u dërgua në repartin infektiv të Vranjes.

Doktorët së pari dyshuan për Koronavirus dhe e dërguan me urgjenc në Nish për t’i bërë analizat për COVID-19.

Pra, fatmirësisht e moshuara doli se ishte negativ dhe se ende në Komunat Bujanoc e Preshevë nuk asnjë të infektuar me koronavirus.

Dr. Sopi: “Paniku është përhapur më shpejt se virusi”

“Tani është një përgjegjësi edhe më e madhe e personelit mjekësor: përveçse ta luftojë koronavirusin, indirekt, duhet ta luftojë edhe panikun e krijuar te pacientët”

Bujar Sopi punon si kryemjek i mjekësisë interne dhe i urgjencës në një klinikë të Cyrihut. Me prejardhje nga Bujanoci, ai në vitin 2006 ka mbaruar studimet e mjekësisë në Tiranë. Më vonë ka punuar si mjek në Graz të Austrisë, prej nga, pas disa vitesh ka kaluar në Zvicër ku është stabilizuar në profesionin prej mjeku.

Dr. Sopi në këtë intervistë për albinfo.ch flet lidhur me përvojat e tij si mjek i urgjencës, përvoja këto që lidhen edhe me paraqitjen e pandemisë së koronavirusit. Ai jep edhe disa këshilla se si duhet të mbrohemi nga ky virus i rrezikshëm.

Albinfo.ch:  A mund të na rrëfeni për punën tuaj në spitalin Hirslanden Klinik Park, Zürich?

Dr. Bujar Sopi: Si kryemjek i Mjekësisë Interne dhe i Urgjencës në pavijonin e Urgjencës dhe Mjekësisë Interne në “Klinik im Park” Zürich filloj si zakonisht sipas planit mujor që na ndahet. Çdo ditë ballafaqohemi me pacientë që kanë probleme shëndetësore nga më të ndryshmet, qofshin ato internistike, kirurgjikale, traumatologjike etj. Për mua personalisht, profesioni më jep guximin, durimin dhe forcën për t‘ i ndihmuar pacientët që kanë nevojë për ta sqaruar një problem shëndetësor, sidomos tani, kur edhe më shumë kemi të bëjmë me pandeminë Covid-19. Gjëja e parë që bëjmë kur fillon puna është marrja e raportit mbi gjendjen aktuale në Urgjencë nga kolegët, si dhe raportimi i gjendjes aktuale lidhur me koronavirusin nga Task-Force që kemi në klinikën ku punoj e në veçanti nga Shefi i Urgjencës. Pastaj bëhet informimi i pacientëve të lajmëruar përmes rrugëve të ndryshme, si telefonike, mjekëve shtëpiakë, ndihmës së shpejtë etj.

Është një punë e pazakonshme kjo që bëni këto ditë?

E pazakonshme është nga fakti se tash bota gjendet para një pandemie globale lidhur me koronavirusin. Njerëzit si reaksion normal psikologjik kanë frikë nga infektimet e koronavirusit dhe për çdo simptomë, si kollitje apo temperaturë mundohen në çdo formë nëpërmjet rrugëve të ndryshme të informohen sa më shumë lidhur me testet e koronavirusit (COVID-19) dhe ecurinë e sëmundjes, sepse është diçka e re për të gjithë ne, po ashtu edhe për shkencën.

A jeni i angazhuar në „zonën e kuqe“, siç quhet pjesa ku janë izoluar pacientët?

Aktualisht në spitalin ku jam duke punuar nuk kemi zonë të kuqe, por nëse kemi raste të dyshuara izolohen, testohen dhe trajtohen si çdo pacient tjetër dhe sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Zvicrës. Gjendja
aktuale edhe tek ne ndryshon çdo ditë.

A ndodh që miqtë ose shokët nuk duan të ju takojnë nga frika?
Deri tani nuk më ka ndodhur, edhe pse e pranoj me keqardhje që nuk më ka premtuar koha, sidomos kohët e fundit që të takohem me miq. Por përmes bisedave telefonike ka pasur interesim të madh të informohen në mënyrë profesionale lidhur me rrugët e përhapjes dhe parandalimit të koronavirusit, gjë që e kam bërë pa e kursyer aspak kohën që kam pasur në dispozicion.

A ka vend për panik, sa është e përgatitur Zvicra për ndonjë pandemi ?

Paniku tashmë ekziston, sepse është përhapur më shpejt se sa vetë virusi. Kështu, tani është një përgjegjësi edhe më e madhe e personelit mjekësor: përveçse ta luftojë koronavirusin, indirekt, duhet ta luftojë edhe panikun e krijuar te pacientët. Unë besoj që Zvicra është më e përgatitur se çdo vend tjetër në Evropë dhe jashtë saj. Aktualisht Zvicra ka një mbikëqyrje shumë të mirë të infeksioneve respiratore të rënda, si dhe atyre akute në gjithë vendin. Po ashtu sistemi i kapjes së hershme dhe njoftimit të hershëm është i mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri. Panik jo, por kujdes po, madje maksimal.

Si përhapet koronavirusi dhe cilat janë simptomat?

Koronavirusi mendohet se përhapet kryesisht nga njeriu te njeriu. Kjo mund të ndodhë me njerëz të cilët janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin.
Kolla dhe teshtima e personave të infektuar mund të përhapë virusin në personat e afërt. Këto pikëza mund të hyjnë në rrugët ajrore te një person tjetër, që ndodhet në më pak se një metër e gjysmë distancë.
Koronavirusi mund të përhapet edhe nga kontakti me sipërfaqe ose objekte të infektuara. P.sh. një person mund të infektohet me COVID-19 duke prekur sipërfaqe ose objekte, në të cilat mund të gjendet virusi dhe më pas të prekë gojën, hundën ose sytë.  Meqenëse ky koronavirus nuk ka shumë kohë që është zbuluar, koha nga ekspozimi deri në shfaqjen e simptomave ngelet për t`u përcaktuar saktësisht. Megjithatë, duke u bazuar në informacionet e deritanishme, simptomat mund të shfaqen nga 3 ditë nga ekspozimi deri në 13 ditë mbrapa. Të moshuarit dhe personat me sëmundje të tjera, si bronkiti kronik, emfizema, insufiçenca kardiake dhe/ose  diabeti janë më shumë të rrezikuar për të zhvilluar simptoma të rënda të sëmundjes.

Londra e Madridi, epiqendrat e reja të koronavirusit, numri i vdekjeve dyfishohet çdo dy ditë

Londra e Madridi raportohen së fundmi si qendra më të rënda të përhapjes së koronavirusit sesa Lombardia, teksa numri i vdekjeve atje dyfishohet çdo dy ditë, ndërsa pas tyre vjen menjëherë New York.

Një analizë e shifrave të vdekjeve sipas qyteteve tregon se disa prej tyre po tejkalojnë numrin mesatar të shteteve ku gjenden.

Në Londër numri i vdekje dyfishohet çdo dy ditë, thuhet në studimin e Financial Times ku shtohet se kosto humanitare e pandemisë globale vazhdon të rritet me më shumë se 415,000 të infektuar dhe më shumë se 18,000 të vdekur.

Lombardia tashmë ka lënë pas Vuhan në Kinë si rajoni i goditur më rëndë ku numri total i vdekjeve arriti në 6,820.
Por trajektorja e përhapjes së virusit tregon se Madridi e Londra mund të bëhen pikat e ardhme të nxehtësisë.

Numri i vdekjeve në Britani është gjashtëfishuar brenda një jave, teksa 71 u regjistruan vetëm të martën.

Ndërsa Spanja i ka kërkuar NATOs asistencë humanitare në luftën kundër koronavirusit të ri teksa numri kombëtar ivdekjeve arriti në 2,700 dhe infeksionet kaluan 40,000.

Rajoni i Madrid ka pësuar barrën më të rëndë të epidemisë me 12,352 infektime dhe 1,535 vdekje, ose 57 përqind të shifrës kombëtare.

Selimi: Quni e mori përgjigjen nga Agim Veliu për ofertën që na e bëri

Shefi i Grupit Parlamentar i VV’së, iu ka përgjigjur Ministrit Anton Quni, i cili para pauzës në seancën për mocionin e mosbesimit i kërkoi Kryeministrit Albin Kurti të tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut, e ta vazhdojnë koalicionin qeveritar.

Selimi thotë se VV’ja e cmon tentimin e Qunit për ta mbajtur qeverinë bashkë dhe se ishin duke e diksutuar ofertën e tij. Por, sipas Selimit, Agim Veliu, iu përgjigj Qunit para

‘Gjatë pauzës ne si Grup Parlamentar ishim duke mendur që të reflektojmë. Ne ishim duke e diskutuar dhe Para se të përgjigjëshim ne, z. Quni e mori një përgjigje nga Agim Veliu”, ka thënë Selimi.

Shefi i GP të VV’së i tha Qunit se nëse keni vullnet për mbajtjen e Qeverisë, atëherë votoni kundër mocionit.

“Nëse doni t’i hapim rrugë kësaj. Jo duke kërkuar Brenda pauzës, por nëse doni zgjidhjet atherë kemi një shancë. Të votoni kundër mocionit”, tha ai.

Kur Shefi i GP të LDK’së Arben Gashi e quajti refuzim deklaratën e Selimit, ky i fundit tha se këtë ofertë e ka refuzuar Agim Veliu me deklaratën e tij në T7.

Gashi-Selimit: Vetëm unë flas në emër të LDK’së në Kuvend, ideja e Qunit personale

Shefat e grupeve parlamentare të LVV’së dhe LDK’së, Rexhep Selimi dhe Arben Gashi janë përplasur në Kuvend të Kosovës sa i përket propozimit të ministrit të mbrojtjes, Anton Qunit.

Ishte shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi që tha se Quni e ka dhënë një ide personale, teksa shton se atë e kanë refuzuar zyrtarisht LDK’ja.

“Z. Quni e pati si ide personale, po e kemi një refuzim zyrtar prej LVV, më vjen keq që jemi në këtë situatë, në fund deputetët vendosin me votë”, thotë ai.

Këtu ka reaguar, Rexhep Selimi që ia ka përmendur atij se refuzimin e ka bërë vetë ish –ministri Agim Veliu, e jo Lëvizja Vetëvendosje.

“Z.Gashi as zyrtar e as jo zyrtar, thjesht paraqitja një fakt, me respektin e iniciativën e z.Quni e patëm një përgjigje publike. Nëse është refuzim nga z.Veliu, që e refuzoi një kërkesë të tillë që tha se z.Quni nuk është në emër të LDK’së”, shton ai.

Në anën tjetër, Arben Gashi tha se në Kuvend të Kosovës nga LDK’ja nuk është i autorizuar që të flasë Quni, pasi që për këtë është i autorizuar që të flasë vetëm ai.

“Për ty dhe për të gjithë këtu unë jam i autorizuar me fol në emër të LDK’së të tjerët flasin në emër të vetë në emër të LDK’së flasë unë”, ka thënë ai.