Ballina Blog Faqe 30

Policia arreston një person nga komuna e Bujanocit, nuk respektoi masat e vet izolimit

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme në Bujanoac arrestuan personin  V.I. (1976) nga rrethina e komunës për shkak të dyshimit se ai kishte kryer veprën penale të Mosrespektimit të Rregullave Shëndetësore gjatë Epidemisë.

Ai dyshohet se ka shkelur masën e vet izolimit të tij, thuhet në raportiin e policisë.

Sipas këtij raporti i dyshuari është sjellë në Prokurorinë Themelore Publike në Vrajë me një kallëzim penal.

Gjykatësi paraprak i Gjykatës Themelore në Bujanoc, e urdhëroi atë me 30 ditë paraburgim në një njësi të izolimit./Titulli.com/

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria marrin dritë të gjelbër nga Këshilli i Evropës për hapjen e negociatave

Këshilli i Evropës ka vendosur t’i hap negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Gjatë takimit, që u mbajt përmes një video-konference për shkak të pandemisë së Covid-19, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, e mbështetën unanimisht propozimin përmes një procedure të shkruar.

“Këshilli i Evropës përfundimisht arriti të jep përgjigje për pritjet e vendve të Ballkanit Perëndimor dhe qytetarëve të tyre, që kanë pritur kaq gjatë që diçka pozitive të ndodhë. Ky akt tani është shumë domethënës. Jo sepse u dëshpëruam nga vendimi i Këshillit në tetor, por pasi Evropa dhe bota tani janë në një moment të padëshirueshëm. Drita e gjelbër për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tregon se Evropa mund të merr vendime edhe në kohë krizash”, thotë anëtari i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij i cili është raportues për Maqedoninë e Veriut, BE nuk ka mundur ta lë vetëm rajonin në këtë moment krize.

“Së bashku me disa kolegë të Parlamentit Evropian, kemi kërkuar nga Komisioni Evropian të propozojë masa efektive për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në luftën e tyre ndaj coronavirusit. Jam i kënaqur që kjo çështje është diskutuar edhe në takimin e Këshillit, si nevojë urgjente për nevojat e rajonit”, thotë Ilhan Kyuchyuk.

Për vendimin pozitiv të Këshillit të Evropës ka njoftuar edhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhalyi.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, ka shkruar Varhelyi.

Ndërsa ka reaguar edhe ministri gjerman për Punë të Jashtme dhe Evropë, Michaell Roth.

Ai shkruan se ky vendim është “win-win” për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Gjermania e Franca thirrje LDK-së: Tërhiqeni mocionin

Ambasadorja e Francës dhe ambasadori i Gjermanisë i kanë bërë thirrje LDK-së që të rishqyrtojë votimin e mocionit të mosbesimit dhe të ruajnë qeverinë.

Në një deklaratë të përbashkët ambasada e Francës dhe Gjermanisë kanë kërkuar që të ruhet besimi i qeverisë dhe të jenë krah popullit në këtë krizë.

“Qëndroni në krah të popullit të Kosovës në këtë krizë. Ftojmë LDK-në të rishqyrtojë votimin e mosbesimit dhe të ruajë besimin dhe qeverinë e qëndrueshme për t’u përballur me sfida”, thuhet në deklaratën e tyre. 

Një lajm i mirë vjen nga Gjermania, fillon të bie numri i të prekurve me koronavirus

Drejtori i Instituti gjerman për Shëndet Publik, pretendon se përqindja e të infektuarve me coronavirus në këtë shtet ka filluar të tregojë rënie, duke theksuar se suksesi i masave të reja në këtë vend kanë dhënë rezultate.

“Kemi vërejtur se kemi rënie të personave të prekur me koronavirus”, ka deklaruar Lotar Viler, shef i Institutit Robert Koh, transmeton Telegrafi.

“Por këtë trend mund ta konfirmoj përfundimisht në fund të kësaj jave”, ka shtuar ai.

Gjermania ka qenë ndër vendet e para evropiane që ka vënë një sërë ndalesash për të reaguar ndaj gjendjes së jashtëzakonshme, duke mbyllur shkollat dhe reduktuar dukshëm numrin e personave të grumbulluar në një vend.

Aktualisht në Gjermani janë infektuar me koronavirus 25.787 person, derisa 106 tjerë kanë humbur jetën.

Ndryshe 266 persona janë shëruar nga COVID-19. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel është karantinuar pas kontaktit që kishte pasur me mjekun që vuante nga koronavirusi.

Dita e tretë pa të infektuar në Wuhan, dhe sa duhet për t’u rikthyer jeta?

Në vend-origjinën koronavirusit, qytetin kinez Wuhan, nuk u konfirmuan asnjë rast të ri të infeksionit për të tretën ditë radhazi.

Kina raportoi 41 raste të reja të shtunën, të gjitha nga jashtë, si dhe shtatë vdekje të tjera, gjashtë prej të cilave janë në Wuhan.

Në Kinë, tani ka gjithsej 81,008 raste të testuara pozitive dhe janë raportuar 3,255 vdekje.

Gjithsej 71,740 njerëz u shëruan dhe u lanë spitalin.

Duhen dhe 14 ditë pa raste të reja infektimi në Wuhan për të hequr kufizimet e lëvizjes.

Njerëzit tani janë më të lirë për të qarkulluar në provincën Hubei, megjithëse kufijtë janë ende të mbyllur.

Pekini dhe qytetet e tjera po i rikthehen jetës ekonomike, por distanca sociale dhe karantina për të gjithë ata që vijnë janë masa që mbesin në vend.

Kurti: Dy javët e ardhshme vendimtare për Kosovën, rri i pastër, rri në distancë, rri në shtëpi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë, duke bërë thirrje për respektim strikt të rekomandimeve për higjienë dhe shmangie të grumbullimeve dhe kontakteve të ngushta, raporton Gazeta Express.

Kurti ka thënë se të vërtetën për koronavirusin do ta njohim vetëm në dy javët që po vijnë, ndërkohë thotë se duhet të respektohen masat në mënyrë që të mos përsëriten tragjeditë që po i pësojnë shtetet tjera.

Një pjesë e fjalimit të Kurtit:

Konferencave në ambient të mbyllur iu erdhi fundi, së shpejti do të na duhet që edhe këto konferenca të hapura ti përfundojmë, të komunikojmë vetëm përmes interentit, pasi cdo grumbullim paraqet rrezik”.

Kemi kaluar shumë kriza si popull, por kjo ësht ënjë krizë që s’jemi përballur. Duhet ta mbajmë si gjendje, dhe të mos e lejojmë të kthehet në krizë të pakthyeshmë. Ta frenojmë përhapjen e virusit COVID-19 dhe ta mbajm në funksion systemin shëndetësor.

Shpresojm që gjendja të mos rëndohet në javët në vijim, por nga ajo cfarë kemi parë ne Evropë, kurba e përhapjes së virusit po zgjërohet. Duhet ta frenojmë sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi dhe duke shmangur kontatket.

Na duhet diciplinë, higjienë dhe qëndrim në shtëpi.

Rri i pastër, rri në distancë, rri në shtëpi.

Le të mësojmë nga fatkeqësitë e shteteve të tjera, që të mos e pësojmë edhe këtu tek ne.

Në dy javët e ardhshme do ta njohim të vërtetën e përhapjes së COVID-19.

Zgjatet ora policore në Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmruar zgjatjen e orës policore.

Ai ka thënë se do të i propozoj qeverisë që orën policore ta zgjas edhe për 3 orë që do të përfshinte periudhën 17:00 – 05:00 që nga nesër.

Ai këto masa i ka propozuar pasi që sot është dita më e rëndë në Serbi sa i përket të prekurve me Covid 19

Mbyllet për dy ditë reparti i Gjinekologjisë në Vranjë, shkaku i infektimit të një gjinekologu

Shtabi për situata të jashtëzakoshme në Vranjë, ka konfirmuar se tre persona të tjerë janë infektuar me Koronavirus në ketë qytet, nga shtatë mostrat e testuara.

Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ku njëri nga të infektuarit është doktor specialist në repartin e gjinekologjisë në Vranjë, derisa sot u vendos që ky repart të mbyllet për dy ditë për shkak të dezinfektimit.

Të gjitha ekzaminimet Gjinekologjike do të bëhen në Qendrën Shëndetësore, ndërsa lindjet do të bëhen në spitalin e Surdulicës.

Shtabi për situata të jashtëzakonshme, vendosi të sigurojë kujdesin parësor në disiplinën ATD për pacientët me probleme pulmonare kronike ose të zakonshme, pa ethe të larta dhe simptoma të ngjashme.

Mustafa reagon pas shkarkimit të Veliut, ultimatum për Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të papranueshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit Agim Veliu.

Mustafa ka thënë se vendimi i Kurtit për shkarkimin e ministrit Veliu është shkelje e marrëveshjes së koalicionit.

Ai gjithashtu i ka dhënë Kurtit kohë që deri në fund të javës të anulojë vendimin për shkarkimin e Veliut, si dhe ta largojë taksën 100 për qind.

“Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu. Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së”, ka thënë Mustafa në reagimin e tij në Facebook.

Mustafa ka pohuar se si kryetar i LDK-së, nuk është konsultuar me kryeministrin Kurti dhe se nuk i pranon arsyet e tij publike.

“Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim për heqjen e taksës deri në fund të javës. Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit”, ka pohuar Mustafa.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar sot Agim Veliun nga pozita e tij si ministër i Punëve të Brendshme. Kurti ka shkarkuar Veliun pas deklaratës së tij lidhur me pandeminë e coronavirusit.

Koronavirusi: Italia shpreson se më e keqja mund të marrë fund shumë shpejt

Italia shpreson se më e keqja së shpejti mund të kalojë, përderisa po ngadalësohet niveli i infeksioneve të reja.

Shpejtësia me të cilën po përhapet koronavirusi në të gjithë Italinë duket se po ngadalësohet, duke nxitur shpresat se shpërthimi mund të jetë duke arritur kulmin e tij.

Të hënën, rritja ditore e numrit të përgjithshëm të infeksioneve, 28 000, ishte vetëm rreth 13%, nga normat e 17-21% në katër ditët e kaluara.

“Prirja po ulet dhe ne e kemi parasysh këtë fakt”, tha kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, ndërsa prezantoi shifrat.

Sidoqoftë, ekspertët po bëjnë thirrje për kujdes.

“Kulmi [i shpërthimit] nuk mund të parashikohet”, tha sot Antonello Maruotti, një profesor i statistikave në universitetin ‘’Lumsa’’ të Romës.

Maruotti është pjesë e një ekipi, Stat-Group19, i cili ka publikuar parashikime të cilat kanë qenë mjaft të besueshme, por vetëm brenda një periudhe treditore.

“Unë jam shumë i sigurt në lidhje me parashikimet tona të së njëjtës ditë dhe mjaft të sigurt për nesër’’, theksoi ai.

Maruotti tha se grupi i tij priste që numri i përgjithshëm i rasteve të rritej në 32 735 sot në mbrëmje, pastaj në 38 207 të mërkurën dhe 44 599 të enjten.

Një dokument i qeverisë thotë që shpërthimi mund të arrijë kulmin të mërkurën dhe mund të përfundojë në fund të prillit me rreth 92 000 raste në total.

Por, shumë e shohin këtë si tepër optimiste.

Përhapja në Itali filloi më 20 shkurt dhe ka qenë e lidhur me 2 158 vdekje deri më tani.

Italia është vendi më i prekur në botë pas Kinës, origjina e koronavirusit.