Ballina Blog Faqe 31

Komuna e Bujanocit fillon me dezinfektimit e hapsirave të Administratës komunale – kërkon që edhe bizneset private të i marrin këto masa

Komuna e Bujanocit, rrespektivisht Administrata komunale, që sot ka filluar me aplikimin e dezinfektimit të të gjitha hapësirave të objektit e veçmas në hyrje/dalje të godinës së komunës.

Përmes një postimi në facebook, Komuna e Bujanocit ka njoftuar se dezifektimi i objekteve po bëhet edhe nëpër ndërmarrjet publike, derisa është kërkuar që edhe ndërmarrjet private t’i ndërmarrin këto masa.

Në vijim po ua paraqesim në origjinalitet njoftimin e Komunës së Bujanocit:

Shto kujdesin dhe ule panikun

Sipas rekomandimeve, po bëhet dezinfektimi i hyrjeve/daljeve dhe hapësirave brenda dhe jashtë objektit të Administratës komunale.

Të njejtën po e bëjnë edhe institucionet tjera publike.
Gjithashtu, të njejtën duhet ta bëjnë edhe ndërmarrjet private.

Lani duart , dezinfektoni hyrjet, dorezat e dyerve.

Mos prekni .

Rrini në shtëpi me më të dashurit tuaj .

Mali i Zi konfirmon dy rastet e para me koronavirus

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se 2 persona kanë dalë pozitiv në koronavirus.

Kryeministri Dusko Markovic njoftoi se të prekura janë dy gra të moshës 72 vjeç dhe 47 vjeç.

Të prekurat kishin histori udhëtimi. Së fundi ato ishin kthyer nga Amerika, përkatësisht Spanja.

Spanja pas Italisë është vendi më i prekur nga koronavirus në Europë. Ndërkohë SHBA ka kaluar shifrën e 5 mijë të prekurve.

Juventusi konfirmon lojtarin e dytë me coronavirus, Matuidi tashmë gjendet në izolim

Juventusi e  kanë konfirmuar se mesfushori Blaise Matuidi ka testuar pozitiv me coronavirus.

Mesfushori francez bëhet lojtari i dytë i Juventusit që ka dal pozitivisht me Covid-19 pas Daniele Ruganit.

“Blaise Matuidi i është nënshtruar testeve mjekësore që kanë zbuluar se ai është pozitiv me Coronavirus-COVID-19”.

“Lojtari, që nga e mërkura 11 Mars, ka qenë në izolim vullnetar në shtëpi. Ai do të vazhdojë të monitorohet dhe do të ndjekë të njëjtin regjim. Ai është mirë dhe është pa simptoma”, thuhet në faqen e Juventusit.

Daniele Rugani tash e disa ditë është në izolim, pasi edhe ai kishte rezultuar pozitiv.

Në Itali nis shpërndarja falas e ilaçit që ka rezultate në luftën ndaj koronavirusit

Ka nisur në Itali përdorimi i ilaçit Tocilizumab, si terapi për kurimin e pacientëve me koronavirus, të cilët ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intesive dhe janë në gjendje kritike.

Ilaçi po shpërndahet falas nga kompania farmaceutike që e tregton në Itali dhe ka dhënë rezultate inkurajuese në mbi 50% të pacientëve që sapo kanë nisur kurën.

Pas autorizimit nga Komisioni Parlamentar i Shnëdetësisë për kurimin e 250 pacientëve me koronavirus, terapia me Tocilizumab prej disa orësh ka nisur të përdoret në disa struktura spitalore në rajone të ndryshme italiane.

Kompania farmaceutike që tregton ilaçin në Itali, Roche, ka informuar se do ta shpërndajë atë falas në të gjitha rajonet italiane që do të prezantojnë kërkesën. Kjo kompani po organizohet për të pasur të gjitha rezervat e duhura e përmes administratorit të përgjitshëm Maurizio De Cicco kërkon nga Agjensia Kombëtare italiane e Ilaçeve, një protokoll sa më shpejtë për të evituar abuzimet në përdorimin jo korrekt të Tocilizumab e nga ana tjetër për të dhënë përgjigje sa më pozitive për pacientët me Covid 19.

KBI pezullon të gjitha aktivitetet fetare në komunën e Bujanocit

Për shkak të epidemisë COVID 19, i njohur si KORONA VIRUSI e që ka marrë përmasa ndërkombëtare: Këshilli i Bashkësisë Islame duke patur parasysh se ruajtja e shëndetit dhe mbrojtja e jetës së njeriut është prej qëllimeve më fisnike të Islamit, dhe duke u nisur nga norma se “ parandalimi i së keqes është prioritet ” gjithashtu duke u bazuar në shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme në Republikën e Serbisë, pastaj vendimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës, shtabit emergjent pran këshillit komunal në Bujanoc, shteteve të rajonit, dhe disa qendrave të shtetetve më të mëdha të botës Islame si psh. Turqia, Arabia Saudite, Egjipti, Jordania dhe vendet tjera:
Edhe ne si Këshill i Bashkësisë Islame në Bujanoc në mbledhjen e jashtëzaklonshme të mbajtur më 16. 03. 2020 marrim këtë:

V E N D I M

1. Pezullimin e përkohshëm të faljes së organizuar me xhemat të pesë namazeve ditore në xhami.
Ndërsa ezani do të vazhdojë të thirret në çdo kohë të namazit ditor.

2. Pezullon gjithashtu përkohësisht faljen e NAMAZIT TË XHUMASË kurse në vend të namazit të xhumasë ta falin namazin e drekës në shtëpitë e tyre.

3. Rekomandohet që të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve – të pameve, ndërsa ceremonia e varrimit të organizohet nga rrethi sa më i ngushtë familjarë.

4. Rekomandohet të shtyhen ceremonitë fetare e familjare të parapara si synetit, mevludet, qelimet, fejesat, dasmat etj.

5. Të vazhdohet me inkurajimin e besimtarëve që të shtojnë kujdesin ndaj pastërtisë duke respektuar parimet fetare dhe rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë.

Edhe pse nuk ka vend pëer shqetsim, pasi që ne me duat dhe adhurimet tona ndaj Zotit kemi një bindje të plotë se Zoti do të na mbronë nga kjo dhe çdo sprovë tjetër:
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc lut Zotin që kjo gjendje të kalon shpejt dhe pa pasoja.

Komuna e Bujanocit vendosë masa për gjendjen e jashtëzakonshme

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanoci në seancën e jashtëzakonshme miratoi këto masa pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq për shkak të gjendjes së pandemisë nga Coronavirus-COVID 19.

Këto janë masat e marra: 

1. I urdhërohet kryeshefit të Administratës komunale që të organizojë punën e punonjësve në minimumin e nevojshëm në njësitë organizative të Administratës komunale. Orari i punës në administratën komunale dhe ndërmarrjet e entet publike në të cilat është themelues Komuna kufiyohet prej 8:00 deri në 14:00.

2. I urdhërohet kryeshefit të Administratës komunale të sigurojë sasi të mjaftueshme të dezinfektuesve, produkteve higjienike dhe përmes punonjësve të tij për të dezinfektuar rregullisht ambientet dhe objektet e Administratës Komunale. Gjithashtu, është e nevojshme të sigurohen dhe instalohen sfungjerë të njomur me dezinfektues në secilën hyrje, si dhe të sigurohen dorezat e dyerve me dezinfektues të duhur në njësitë organizative të administratës komunale ku, për shkak të natyrës së punës, vijnë më shumë njerëz.

3. I urdhërohet kryeshefit të Administratës komunale të organizojë në njësitë organizative të Administratës komunale ku për shkak të natyrës së punës vijnë më shumë njerëz, të organizojnë punë dhe ushtrime të të drejtave të qytetarëve në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe të sigurojë këto kushte:

  • në çdo orë duhet të pauzohet dhe gjatë kësaj kohe të bëhet pastrimi higjienik i sipërfaqeve të punës, si dhe sipërfaqet me të cilat përdoruesit e shërbimit vijnë në kontakt;
  • në gjithë punonjësit me detarë të mirëmbajtjes së higjienës duhet të kenë maska dhe doreza të për përdorim të njëhershëm në vendin e punës.

4. I urdhërohet kryeshefit të Drejtoratit për punë të Inspektimit në Administratën Komunale që të monitorojë rregullisht zbatimin e rekomandimeve, urdhrave të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrive të tjera kompetente dhe konkluzioneve të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, veçanërisht në pjesën që përkon me punën e objekteve hoteliere dhe të informojë Shtabin e Krizave për këtë, i cili do ta informoj mandej Shtabin komunal për situata të jashtëzakonshme. Drejtorati i Inspektimit udhëzohet të organizojë një takim me të gjithë administratorët e ndërtesave për të siguruar që të gjitha komunitetet e banuara të zbatojnë masat e nevojshme për të parandaluar shfaqjen dhe përhapjen e virusit.

5. I ndalohet puna të gjitha objekteve sportive dhe bastoreve sportive me qëllim të parandalimit të shfaqjes dhe të përhapjes së virusit COVID – 19.

6. Të gjitha kafeneve, klubet e natës dhe restoraneve në territorin e Komunës së Bujanocit, sikurse në hapësirat e mbyllura ashtu edhe të hapura, iu kufizohet puna nga ora 08:00 – 18:00 me respektimin e detyrueshëm të një distance të sigurt të personave jo më pak se 1 metër afër njëri-tjetrit. Poashtu ndalohet që në një tavolinë të grumbullohen më shumë se 5 persona.

Drejtorati për çështje të Inspektimit i Administratës Komunale Bujanoc do të mbikëqyrë zbatimin e urdhrit për shkurtimin e orarit të punës të objekteve të përmendura hotelierike.

7. Të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet publike dhe shoqërore në territorin e Komunës së Bujanocit, të themeluara nga Komuna e Bujanocit, janë të detyruara të sigurojnë sasi të mjaftueshme të dezinfektuesve dhe produkteve higjienike dhe të ndërmarrin rregullisht masa dhe aktivitete në përputhje me rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik Vranjë . Në këtë drejtim, është e nevojshme të sigurohen dhe instalohen sfungjerë të njomur me dezinfektues në hyrje, si dhe të sigurohen trajtime të dyerve me dezinfektues siç duhet.

8. I rekomandohet institucioneve dhe enteve republikane, si dhe të gjithë subjektet ekonomike që veprojnë në territorin e Komunës së Bujanocit, të sigurojnë dezinfektues të mjaftueshëm dhe të ndërmarrin rregullisht masa dhe aktivitete në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Vranjës. Në këtë drejtim, është e nevojshme të sigurohen dhe vendosen sfungjerë të njomur me dezinfektues në hyrje, si dhe të sigurohen trajtime të dyerve me dezinfektues.

9. Që Instituti i Shëndetit Publik i Vranjës të monitoroj rregullisht situatën epidemiologjike në territorin e Komunës së Bujanocit dhe të ofroj të gjitha analizat dhe informacionet përkatëse për Shtabin e Krizës, i cili do të informojë më tej Shtabin Komunal për situata të jashtëzakonshme,

10. Që Drejtorati për Investimeve dhe zhvillim – punët e transportit dhe Inspektsioni i trafikut të Drejtoratit për punët e inspeksionit të Administratës Komunale organizojnë takime me të gjithë operatorët e transportit publik në territorin e Komunës së Bujanocit për t’i informuar ata për nevojën e marrjes së masave në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu, duhet të ndërmerren edhe masat e mëposhtme:

  • shoferi dhe konduktori i autobusit duhet të bartin maskë dhe doreza të njëhershme ndërkohë që janë në autobus;
  • propozohet të sigurohet numri i mjaftueshëm i autobusëve në linjat frekuentuese për të lejuar transportim e papenguar të udhëtarëve në një distancë të sigurt jo më pak se 1 metër nga njëri-tjetri;
  • kur arrijnë në ndalesën e fundit, shoferi dhe konduktori duhet ta ventilojnë autobusin, të lajnë dhe dezinfektojnë dyshemenë e autobusit dhe të dezinfektojë të gjitha parmakët. Pasi të përfundojë pastrimi, ata duhet t’i ndërrojnë dorëzat dhe të mbathin të reja;

11. I urdhërohet të gjithë drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe enteve në territorin e komunës së Bujanocit (NP “Komunalia“, – “Shërbimi i parkimit”, “Qendrës për punë sociale”, Qendrës Sportive “Rinia“, “Organizata turistike e Bujanocit“, Biblioteka “14 Nëntori”, “Shtëpia e kulturës “Vuk Karaxhiq“ Barnatorja “Bujanoci“) për të organizuar punën e të punësuarve në minimumin e nevojshëm dhe se të gjithë të punësuarit në punë të rrezikshme që vijnë në kontakt me shfrytëzuesit e shërbimeve të sigurojë maska mbrojtëse dhe doreza për përdorim të njëhershëm.

12. Që Drejtorati për punë të inspekcionit në bashkëpunim me NP “Komunalia” të informoj tregtarët që shesin produkte të qumështit duhet të veshin maska dhe doreza për përdorim të njëhershëm.

13. I urdhërohet Koordinatorit të Bashkësive lokale që të kontaktojë komisionerët, zëvendës komisionerët e mbrojtjes civile dhe sekretarët e Bashkësive lokale për të monitoruar situatën në terren dhe për të njoftuar Zyrën për brojtje dhe shpëtim për nevojën e furnizimit të ilaçeve për pacientët kronikë dhe pensionistët nga ora 08:00 deri në 14:00 në telefon: 017/651-103 lokali 110, si dhe Qendrën operative të Drejtoratit për situata të jashtëzakonshme në Vranjë në telefon: 017/1985 që kanë një gatishmëri 24-orëshe..

Telefonat e kontaktit:

Barnatorja Bujanoc: 017/651-058

Shtëpia shëndetit Bujanoc: 017/651-017

Zyra për mbrojtje dhe shpëtim: 017/651-103 loakli 110

14. Të formohet ekip ekspertë-operativ për të koordinuar aktivitetet në rast nevoje për shpërndarjen e ilaçeve dhe produkteve ushqimore bazë për të moshuarit në territorin e komunës së Bujanocit , që përfshin: Zyrën për mbrojtje dhe shpëtim dhe Drejtorin e Barnatores Bujanoc

15. I urdhërohet Qendrës për punë sociale Bujanoc që nëpërmjet Shërbimit për Mbrojtjen e të rriturve dhe të moshuarve, të krijojë komunikim me shfrytëzuesit e saj dhe, nëse është e nevojshme, për të furnizuar ilaçe për pacientët kronikë informon Zyrën për mbrojtje dhe shpëtim në periudhën nga ora 08:00 deri në 14:00 në telefon: 017/651-103 lokali 110 dhe në periudhën nga 14:00 deri në 00:00 në telefonin e Barnatores Bujanovac: 017/651-058, si dhe Qendrën Operative të Drejtoratit për situate të jashtëzakonshme në Vranjë në telefon: 017/1985 që kanë një gatishmëri 24-orëshe.

16. U kërkon qytetarëve të moshuar të respektojnë rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Serbisë në lidhje me sa vijon:

  • Larja e shpeshtë e duarve, dhe veçanërisht pas gatimit, përdorimit të tualetit ose kontakti me objekte metalike dhe persona të tjerë, është masa më e mirë dhe më efektive parandaluese në mbrojtjen kundër viruseve.
  • nëse jeni mbi 65 vjeç, mos dilni nga banesa dhe shtëpia;
  • jashtëzakonisht e rëndësishme që të qëndroni në dhoma rregullisht të dezinfektuara, me dyer të mbyllura rregullisht, duke shmangur kontaktin fizik me njerëzit dhe duke përdorur të njëjtat sende.

17. U kërkohet të gjithë qytetarëve të qëndrojnë të përmbajtur, të mos përhapin panik dhe të respektojnë këshillat dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrive të tjera kompetente.

18. Që Njësiti i zjarrëfiksëve dhe shpëtimit i SP Bujanoc të ofrojë ndihmën e nevojshme Shtabit komunal për situate të jashtëzakonshme në rast të nevojës për dërgimin e ilaçeve dhe produkteve ushqimore thelbësore..

19. Që Kryqi i kuq i Bujanocit të ofrojë ndihmën e nevojshme Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme në rast të nevojës për dërgimin e ilaçeve dhe produkteve ushqimore thelbësore.

20. Apelojmë te të gjitha Bashkësitë fetare që në minimum të redukojnë të gjitha aktivitetet fetare. Kufizimet, vecanarisht, vlejnë për personat në moshë mbi 60 vjec.

21. Rekomandohet që noterët dhe përfaqësuesit e Komisionit komunal Zgjedhor, kur mbledhin nënshkrime të votuesve, të veshin maska dhe doreza për përdorim të njëhershëm dhe të ndjekin rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe Institutit të shëndetit publik dhe institucioneve të tjera kompetente. Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve, votuesit duhet të mbajnë maska dhe doreza për përdorim të njëhershëm, si dhe të higjenizojnë rregullisht sipërfaqet e punës, si dhe sipërfaqet me të cilat përdoruesit e shërbimit vijnë në kontakt.

Komandant i Shtabit,
Shaip Kamberi

Ka ndërruar jetë Murat Murati i sulmuar muaj më parë nga një qytetar rom nga Bujanoci

I sulmuari muaj më parë, Murat Murati, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike të Nishit.

Lajmin mbi vdekje e mësuesit në pension, e ka bërë të ditur, djali i tij Muhameti, nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka shkruar:

„Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi“

Me dhimbje te thelle njoftojme familjare, miq e dashamire se sot me 15 Mars 2020 nderroi jete babai im Murat (Vehbi) Murati.
Per ceremonine e varrimit do te njoftoheni me kohe.
Familja Murati,
Bujanovc

Kujtojmë se, Murati Murati ish mësues në pension u sulmua dhe u plaçkit në mënyrë brutale më 5 shkurt, nga Vaxhid Abedini – 29 vjeçar, qytetar rom nga Bujanoci.

Vaxhidi, e kishte goditur mëesuesin Murat për disa herë me çekan në kokë dhe pasi e kishte alivanosur, i’a kishte rrëmbyer mbi 8 mijë euro.

APN hap paraqitjet për deputetë

Alternativa për Ndryshim vazhdon të mbetet subjekti i vetëm politik që akoma nuk ka nominuar kandidatët për deputet sipas marrëveshjes së koordinuar në Tiranë për një listë të unifikuar shqiptare në Luginë të Preshevës.

Në mbledhjen e fundit APN ka caktuar koordinatorin për zgjedhjet parlamentare ndërsa për kandidatët për deputet ka hapur rrugë që të gjithë të interesuarit brenda këtij subjekti të dërgojnë kandidimin.

“Mbrëmë është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Alternativës, ku janë diskutuar këto pika, miratimi i tekstit të Marrëveshjes koalicionare “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, përcaktimi i koordinatorit në këtë proces zgjedhor brenda koalicionit nga radhët e Alternativës, hapja e kandidaturave për deputet popullor nga radhët e Alternativës për Ndryshim. Në mënyrë unanime u votua për koordinator brenda koalicionit shqiptar është votuar Visar Mehmeti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e APN-së.

APN ka njoftuar se sa i përket kandidaturave për deputet popullor është dakorduar që të gjithë të interesuarit nga radhët e strukturave të Alternativës, kandidimin e vet ta dërgojnë më së voni deri te dielën 15.03.2020 në ora 15:00, në emailin info@ndryshimi.com.

Thaçi pas takimit me Kurtin: Pres t’i drejtohem Kuvendit për të raportuar për takimin në Uashington

Presidenti i vendit Hashim Thaçin pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka folur para medieve në lidhje me atë që ka diskutuar gjatë këtij takimi 2-orësh.

Thaçi tha se gjatë ditëve në vijim , pret të bëj një kërkesë që tu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të raportuar për takimin që pati në Uashington.

Ai tha se ky takim ishte i një rëndësie të veçantë dhe historike që mund t’i paraprijë një marrëveshjeje finale me Serbinë.

“Unë pres që në ditët e ardhshme të bëj kërkesën që t’i drejtohem Kuvendit të Kosovës, për takimin në Uashington, i cili ka qenë një takim i një rëndësie të veçantë dhe historike, që mund t’i prij arritjes së një marrëveshje me Serbinë”, u shpreh presidenti.

Thaçi tha se bashkë me Kurtin kanë konstatuar se puna e përbashkët e institucioneve mund ta çojë vendin përpara.

“Ishte konstatim i përbashkët se një punë e  përbashkët e bartësve të institucioneve dhe liderëve politik të pozitës e opozitës, mund të çojnë vendin përpara. Mendoj se ka hapësirë të mjaftueshme, se ka gjëra që më shumë na ofrojnë sesa që na ndajnë për të çuar vendin në NATO dhe Bashkim Evropian, dhe për të ruajtur përjetësisht miqësinë me SHBA-të”, tha Thaçi.

Presidenti po ashtu e vlerësoi këtë takim si shumë të hapur dhe përmbajtjesor. Ai tha se kanë diskutuar për çështje të brendshme dhe për politikën e jashtme dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Vlerësoj se pas takimeve që kam zhvilluar me liderët e partive, takimi me kryeministrin Kurti ka qenë në vazhdën e konsultave për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndodhin dhe ndermirën nga institucione te Republikës së Kosovës, prandaj konstatoj se takimi ka qenë i gjatë dhe përmbajtjesor, mendoj shumë i hapur ku janë diskutuar gjëra të cilat kemi pasur vlerësoj mendime konstruktive. Është diskutuar për çështjet e brendshme, por edhe të politikes së jashtme, ku janë prioritet nacionale të Kosovës dhe qytetarëve, për reformat që duhet të ndodhin që të lëvizim drejt perspektives evropiane, për zhvillimet dhe mundësitë e reja. Për rolin dhe fuqizimin e Kosovës, në arenën ndërkombëtare, gjithashtu edhe për Dialogun Kosovë-Serbi”, tha Thaçi.

Kryetari i KKSH takohet me drejtorët e Shkollave Shqipe

Bashkëbisedim përmbajtësor e informues për të gjitha sfidat e përbashkëta në procesin edukativo-arsimor.

Sot, në Këshillin Kombëtar Shqiptar bashkë me kryetaren e Komisionit për Arsim, znj. Flora Hida, u mirëpritën drejtorët e shkollave shqipe.

Theks i veçantë iu kushtua mungesës së teksteve mësimore në gjuhën shqipe, digjitalizimi i shkollave si dhe mundësitë për tejkalimin e pengesave për një proces normal shkollimi.