Ballina Blog Faqe 32

E konfirmuar: Dy persona të infektuar me coronavirus në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, përmes një konference për media kanë njoftuar se dy persona janë të infektuar me coronavirus në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia konfirmoi sot ne një konferencë për media se pas kryerjes së analizave në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike për SARS Cov 2 për 15 raste të dyshimta në Covid-19, dy (2) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Ai tha se pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klnike Universitare të Kosovës dhe se gjendja e tyre shëndetësore rezulton stabile.

Njëri nga të konfirmuarit pozitiv në Covid-19 është shtetase italiane e moshës 20 vjeçare, kurse pacienti i dytë, është kosovar i moshës 77 vjeçare.

IKSHPK me institucionet e tjera kanë filluar menjëherë me gjurmimin e të gjitha kontakteve të dy pacientëve dhe janë marrë të gjitha masat e izolimit dhe vetkarantimit të personave më të cilët kanë qenë në kontakt të konfirmuarit pozitiv në Covid-19.

“Në këtë moment që po flasim, është mbledhur edhe Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës me Koronavirus Covid-19 për të diskutuar dhe rekomanduar masat përkatëse konform situatës së re të parapara edhe me Planin e Veprimit”, tha Ministri Vitia.

Ai tha, se për të gjitha rekomandimet dhe vendimet rreth situatës publiku dhe qytetarët do të njoftohen në kohë reale.

Kurse, Kryemnistri Albin Kurti u ka bërë apel qytetarëve që mos bëjnë panik, por me kujdes të shtuar t’iu përmbahen udhëzimeve për parandalimin e Coronavirusit Covid-19.

Sanimi i gropave në Komunën e Bujanocit

Komuna e Bujanocit, ditë më parë, ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Saba Bellça për sanimin e gropave nëpër rrugët e Komunës së Bujanocit. Departamenti për investime dhe zhvillim i Komunës së Bujanocit fton të gjithë qytetarët, banorë të lagjeve e vendbanimeve të ndryshme, të raportojnë për gjendjen në rrugët e tyre. Kjo nismë ka për qëllim githëpërfshirjen dhe sanimin e të gjithë gropave në territor të komunës. Thuhet kështu ne faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit.

Konfirmohen katër raste me coronavirus në Serbi

Numri total i të prekurve me coronavirus në Serbi ka shkuar në katër. Vetëm dje janë konfirmuar dy raste të reja të infektuarve, kështu që numri total shkon në katër.

Nga ora 18 e ditës së djeshme e deri më sot në ora 8 të mëngjesit janë testuar pesë mostra të gjakut, ku dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv e tre tjera negative.

Kujtojmë që dje është konfirmuar rasti i dytë me coronavirus në Serbi, kësaj here bëhet fjalë për një shtetas kinez. Ai është dërguar në klinikën infektive dhe gjendja e tij aktualisht është stabile.

Telegraf.rs thotë se shtetasi kinez i infektuar me coronavirus punon në kompaninë kineze që prodhon telefona, kurse personi i dytë është një biznesmen.

Rasti i parë me cornavirus në Serbi ishte konfirmuar në qytetin Subotica, ku burri me inicialet I.XH. ka rezultuar pozitiv në testet e bëra.

ZYRTARE: Maqedoni e Veriut – Kosovë, pa praninë e shikuesve

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, do të luhet në Shkup më 26 mars, me dyer të mbyllura shkaku i rrezikut nga koronavirusi

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet zyrtarisht pa praninë e publikut.

Vendimi zyrtar ka ardhur sot nga Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

Sipas tij, për shkak të mos përhapjes së koronavirusit, takimi me Kosovën si dhe çdo aktivitet tjetër sportiv në vendin fqinj do të luhet me dyer të mbyllura.

“Me rekomandim të Repartit për Sëmundje Infektive, 30 ditët e ardhshme çdo event sportiv do të zhvillohet pa praninë e Publikut”, tha mes tjerash Ministri Filipçe, njofton Sportmania.

Ditëve të fundit spekulohej se kjo ndeshje do të luhej me dyer të mbyllura, ndërsa vetëm sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i këtij vendimi.

Pra, përfundimisht ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, do të luhet në Shkup më 26 mars, me dyer të mbyllura shkaku i rrezikut nga koronavirusi.

Djali i presidentit Trump mbështet deklaratat për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Gjatë ditës së sotme senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA-të duhet ta rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse nuk hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Përmes një postimi në Twitter, senatori nga Georgia shkroi se për më shumë se dy dekada SHBA-të kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se është radha e Prishtinës që të luajë rolin e saj.

Mirëpo pa kaluar shumë kohë, i deleguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka ripostuar në profilin e tij në Twitter postimin e senatorit nga Georgia.

Megjithatë qëndrimin e senatorit amerikan e ka mbështetur edhe këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

E më i fundit është edhe djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior, i cili shkroi në Twitter se janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë, që duhet të kthehen në shtëpi.

“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, shkruan Donald Trump Jr.

Shqiprim Musliu kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit dhe bartës i listës së Lëvizjes së Progresit Demokratik

Të mbështetur në vullnetin e gjithë nëndegëve, si dhe të gjitha organeve të LPD-së, ku të cilët unanimisht kanë propozuar z.Shqiprim Musliun kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit si dhe bartës liste të LPD-së për zgjedhjet komunale të 26 prillit.

Dhe në mbledhjen e kryesisë së përgjithshme të LPD-së me vullnet të plotë dhe me mbështetje gjithëpërfshirëse z.Shqiprim Musliu ka marrë kandidaturën për kryetar të Komunës së Bujanocit.

LPD-ja si forcë politike e vetme e palëkundur në parimet dhe objektivat e programit të saj, si dhe të mbështetur në misionin e saj dhe që ka lindur nga betejat në luftë në beteja për paqen, zgjedhjet e 26 prillit i sheh si një mundësi e vendosjes së një standardi të ri në jetën politike në vendin tonë. Dhe ky synim do të arrihet me vizionin e kryetarit të LPD-së z.Shqiprim Musliu për qeverisjen e Komunës së Bujanocit në mandatin 2020-2024

PD dorzon nënshkrimet për çertifikimin e Listës për zgjedhjet lokale

Pas grumbullimit të nënshkrimeve për zgjedhjet lokale, sot Partia Demokratike dorëzoi në komisionin komunal zgjedhor 1400 nënshkrimet për zgjedhjet e 26 Prillit 2020.

Me një shkrim të publikuar për opinion lajmroi vetë Partia Demokratike në rrjetin social facebook ku për më tepër shkroi:

“Një delegacion i përbërë nga kryetari i PD-së Nagip Arifi me bashkëpunëtorë partiak dorëzuan para komisionit komunal zgjedhor nënshkrimet e grumbulluara për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 26 Prill 2020. Partia Demokratike falemnderon të gjithë përkrahësit e listës që me nënshkrimet e tyre prej rreth 1400 sosh i dhanë sinjalet e para të fitores së PD-së në zgjedhjet lokale.

Rruga jonë drejt fitores tani më bëhet më e lehtë me përkrahjen masovike të qytetarëve”.

Refugjatët që kanë hyrë nga Turqia në Greqi, forcat kufitare i rrahën dhe i zhveshën duke i detyruar të qëndrojnë në temperatura në ulëta

Forcat kufitare greke, janë akuzuar nga refugjatët që kanë hyrë nga Turqia në Greqi, se i kanë rrahur dhe zhveshur, ndërsa i detyruan të qëndrojnë të zhveshur në temperatura të ulëta, në një zonë të pabanuar.

Mediumi shtetëror turk TRT, ka shpërndarë pamjet ku shihen refugjatet vetëm në brekë, derisa disa prej tyre kanë edhe shenja të vrazhda dhune në trup.

Disa prej tyre, pretendojnë se janë sulmuar me mjete ushtarake, por nuk kanë saktësuar se në çfarë forme apo cilat janë mjete me të cilat u sulmuan.

Rojat kufitare greke, deri më tani kanë përdorur gaz lotsjellës, granata të vogla që shpërthejnë si fishekzjarrë dhe makina me vrushkuj uji, që t’i shpërndajnë refugjatët, ndërsa thonë se prej këtyre mjeteve nuk ka pasur ndonjë të lënduar rëndë.

Në anën tjetër, refugjatët e kanë fajësuar presidentin turk Regjep Tajip Erdogan, se me hapjen e kufijve iu ka dhënë shpresë të rrejshme, se do të arrijnë në Evropë, ndërsa kërkuan që t’ju gjendet një zgjidhje.

7 Marsi: Dita tradicionale e mësuesit

Në të gjitha trevat shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.Kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimet mbaheshin në shtëpi private dhe në mënyrë të fshehtë. Kjo shkollë qëndroi e hapur për 15 vjet.

Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.

Objekti i shkollës në Korçë është një nga pikat më të vizituara në Shqipëri.

Dokumentari ”Skenari i nënës” ka rrëmbyer vendin e parë në Festivalin e Filmit në Londër

Në Festivalin e Filmit “Lift-Off Global Network” në Londër, festival ky për film dokumentar dhe dramë, filmi dokumentar i Kastriot Saqipit “Skenari i nënës”, në një konkurrencë prej 42 filmash nga e gjithë bota, mori vendin e parë.

Në letrën zyrtare që ky festival ia ka dërguar regjisorit shkruan: “Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se filmi fitues është: “The Mother’s Screenplay” , regjia: Kastriot Saqipi (i cili është i ftuar në ngjarjen Fitueseve te Sesioneve te Filmave në Pinewood Studios, ku fituesit e çdo muaji do të shfaqin në ekran trailer-at e tyre, qasje ne punëtori të industrisë, këshilla praktike, si dhe anëtarësim profesional falas për “Lift-Off”).

Në njoftimin e tij në Facebook, regjisori Saqipi, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mundësuar realizimin e filmit.

“Në rend të parë e falënderojmë Avni Hetemin, që na shpalosi jetën e tij dhe neve na bëri të ndihemi të lumtur me këtë dokumentar”

Po ashtu, Saqipi ka fjalët më të mira për producentin Gani Veseli, i cili ishte në ballë të kësaj sfide jo të lehtë. “Gani Veseli është producent si dhe një udhëheqës i mrekullueshëm i këtij dokumentari”

Filmi dokumentar “Skenari i nënës”, kishte premierën në Preshevë, e ku I pranishëm ishte edhe protagonisti Avni Hetemi.

Menjëherë pas premierës, kanë ardhur edhe ftesat e para, e bashkë me to edhe çmimet.

Kastriot Saqipi tash e ka një hall tjetër, e këtë hall e ka bërë publik  producenti Gani Veseli.

Por, edhe kur fiton, njeriu bie në hall: si të shkojë të marrë çmimin?! Atij i duhen para dhe vizë, që të na përfaqësojë më denjësisht. Është mirë që Ministria e Kulturës, t’ia bëjë një zgjidhje, në mënyrë që Kaqa ta ndiejë nga afër këtë trofe.